Sigurisht që të gjithëve u bën përshtypje se përpara koncertit violina e parë interpreton tonin “la” sipas të cilit rregullohen dhe instrumentet e tjera në orkestër. Me dekret që nga viti 1955 është saktësuar që lartësia e tij të jetë 440 Hz me fjalë të tjera 440 dridhje në sekondë. Përpara vendosjes së këtij standardi, lartësia ka qenë më e ulët. Ky është një nga shkaqet për formimin e ansamblit eksperimental me tela Orkestra e Dhomës 432. Numri i përgjigjet frekuencës së tonit “la”, rrjedhimisht instrumentet në grup tingëllojnë me 8 hercë më ulët nga standardi i vendosur.
“Dallimi ndihet kur njeriu dëgjon interpretimin tonë aty për aty – thotë dirigjenti i Orkestrës së Dhomës 432 Ivan Janakiev. – Fillimi i projektit ishte vënë akoma gjatë vitit 2013. Atëherë më ranë në dorë disa incizime, të ndryshuara në rrugë digjitale. Më bëri përshtypje të madhe dallimi në mënyrën, në të cilën ndërmora këtë materie muzikore. Vendosa se dua të shikoj rezultatin në një mjedis akustik, me instrumente fillimisht të vëna në 432 Hz.
“Vet intonimi në këtë renditje është shumë më i lehtë sepse, sa më e ulët është frekuencakaq ngjyrime më të pasura zbulohen nga dridhjet i instrumentit. Motivi ynë është se krijimet të cilat i interpretojmë janë të shkruara në një strukturë ku toni “la” ka 432 dridhje për sekondë. Një nga shkaqet për rritjen e këtij numri janë veçoritë akustike të sallave moderne për koncerte dhe përmasat e tyre. Pavarësisht nga kjo për çdo një instrumentalist është shumë më mirë të muzikojë në renditjen më të ulët.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
“Bërë për mua” është kënga e tretë prej autore e këngëtares së re dhe të talentuar Elia Todorova, të cilën ajo vetë e cilëson si më dinamike në repertorin e saj. Dy projektet e suksesshme - "Re" dhe "Mjedra" - i sollën asaj popullaritet si solo..
Një nga ngjarjet kulturore më të pritura gjatë verës në Sofje fillon nga sot. Për vitin e 13-të, festivali A to JazZ do ta transformojë Parkun Jugor 2 në një skenë urbane kulturore të përbashkët, krijuese dhe miqësore me mjedisin. Dashamirët e muzikës..
Në fund të qershorit, kur gjithnjë e më shumë e ndiejmë erën e detit, një ekip brezash të ndryshëm ringjallën në një version të ri një këngë nga e kaluara e afërt me titullin - "Erë deti". Në fund të vitit të kaluar, Kalina Batkova, e njohur me emrin..