Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Liqeni Atanasovsko – laguna e migracionit të madh, e korrjes së bardhë dhe e ngjyrave të purpurta

БНР Новини

Për herë të parë Fondacioni “Biodiversitet” shkel një traditë duke iu kushtuar vitit jo llojeve të kërcënuara bimore dhe kafshore, por një rajoni special – Liqenit Atanasovsko. Në vitin 2015 laguna kripore, që shtrihet në veri të qytetit bregdetar Burgas do të popullarizohet nëpërmjet një sërë veprimtarish si Karnavali i Larmisë Biologjike, Festivali i Kripës, ndërtimi i një strehimi për fotografim, krijimi i shtegut të sqepshpatës këmbëkaltër (Recurvirostra avosetta) dhe të kripës.

Sqepshpata këmbëkaltër (Recurvirostra avosetta)Me çfarë karakterizohet laguna Liqeni Atanasovsko shpjegon Radostina Cenova nga Fondacioni “Biodiversitet”:

Migrimi i madh

Снимка“Shpendët janë banorët më të famshëm të liqenit. Çdo vit shtohet numri i llojeve, që arrijmë të zbulojmë. Deri tashti këtu kemi zbuluar 333 loje nga 420 gjithsejtë për Bullgarinë. Shpendët bëjnë foletë e tyre, pushojnë ose shtegtojnë, sepse këtu kalon rruga e zogjve shtegtar Via Pontika. Mrekullia e migracionit tërheq shumë ornitologë dhe admirues të natyrës nga mbarë bota. Në fund të shtatorit ata vijnë, që të shikojnë tufat e mëdha të pelikanëve, lejlekëve, zogjve grabitqarë dhe këngëtarë. Gjatë vjeshtës migracioni është më i dukshëm, se sa gjatë pranverës. Vrapuesi gushëbardhë (Charadrius alexandrimus)Shumë interesant janë shpendët vendorë si sqepshpata këmbëkaltër (Recurvirostra avosetta) dhe vrapuesi gushëbardhë (Charadrius alexandrimus). Ata bëjnë foletë e tyre jo në mesë të degëve të pemëve, por në dhe në zgavra të vogla. Dhe një pjesë e rëndësishme e projektit “Kripa e jetës” është formimi i rajoneve të përshtatshme për bërjen e foleve të tilla.”

Korrja e bardhë

Снимка“Korrja e bardhë fillon në gusht, kur procesi i avullimit të ujit detar është më intensiv dhe formohen kristalet e kripës. Nxjerrja e kripës bëhet në mënyrë tradicionale me dorë. Vitet e fundit ka një transport hidraulik – shirita prej gome transportojnë kripën te piramidat e mëdha. Aty kripa formohet në mënyrë speciale, kështu që ajo të mos shkrihet nga shirat. Puna është tepër e rëndë, por jemi me shpresë, se tradita do të ruhet. Në se viti 2015 nuk do të jetë shumë i lagët, atëherë do të nxirret një sasi normale të kripës – afro 50 mijë tonë. Vitin e kaluar, kur kishte shira të dendura, kripa e prodhuar ishte pothuajse zero. Produktet që mbeten pas nxjerrjes së kripës janë luga dhe balta. Luga përbën ujë me përqendrim të  lartë të kripës. Në të njerëzit mund të notojnë pa të zhyten, ashtu si në Detin e Vdekur. Ka disa pishina të formuara nga Shoqata Aksionare “Çernomorski Sollnici”. Aty njerëzit mund të kurohen gjatë verës. Balta gjithashtu shfrytëzohet për shërim. Një centimetër prej saj formohet  për një vit. Është me rëndësi, që procesi i nxjerrjes së kripës të vazhdojë, sepse nga njëra anë nxirret kripë, ndërsa nga ana tjetër sigurohen kushte të përshtatshme për habitatet e liqenit. Liqeni është i ndarë në pishina të veçanta për nevojat e nxjerrjes së kripës. Kështu çdo pishinë është me një përqendrim kripor, që dallohet nga pishinat e tjera. Kjo siguron kushtet e përshtatshme  për habitatet e ndryshme. Mendoj, se ky është një shembull i mirë për bashkëpunimin midis biznesit dhe mbrojtjes së natyrës.”

СнимкаNgjyrat e purpurta

“Ngjyrat e liqenit gjithashtu i detyrohen nxjerrjes së kripës. Ngjyrat më të hapura të portokallit dhe të rozës janë atje ku kripa shndërrohet në kristale. Gjatë verës dhe vjeshtës, kur fillon prodhimi i kripës liqeni merr ato nuanca të bukura dhe të papërsëritshme. Ngjyrimi i jashtëzakonshëm natyror është një nga magjitë e Liqenit Atanasovsko.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografitë janë ofruar nga Fondacioni “Bioraznoobrazie”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD