Bullgaria është një nga pak vendet në Evropë, në të cilët edhe më sot ka ujq. Sipas disa, për shembull gjahtarët, numri i tyre është tepër i lartë. Mirëpo, sipas të tjerëve, si mbrojtësit e natyrës, ujku gri është një kafshë e kërcënuar nga zhdukja në mbarë Evropën. Nuk është e rastit, se është një lloji i mbrojtur. Prania e tij është një shenje për shëndetin e mirë të ekosistemeve pyjore. Në Evropën Perëndimore kjo kafshë e egër prej kohe u zhduk. Këtë e thekson Andrej Kovaçev nga Shoqata për Natyrën e Egër “Ballkani”. Që këtu rrjedh edhe përgjegjësia më e madhe për mbrojtjen e këtij lloji nga ato shtete, në pyjet e të cilëve ai bredh.
“Në Perëndim ujku u dëbua që në Mesjetën e vonshme dhe ai u zhduk plotësisht – tregon zoti Kovaçev. – Atje edhe ka një qëndrim negativ ndaj ardhjes së tij episodik. Kur individë të veçantë depërtojnë në pyjet e Zvicrës ose Gjermanisë, ngrihet një zhurmë e madh. Prej kohe popullsia e këtyre vendeve nuk mund të bashkëjetojë me këtë kafshë. Përderisa në lindje, këtu tek ne, kjo bashkëjetesë është tradicionale. Njerëzit e dinë si të jetojnë bashkë me ujkun dhe si të mbrojnë kopetë. Çdo kope tek ne ka një qen rojtar, i cili mbron bagëtinë nga sulmet e ujqve.”
Një popullatë e madhe ujqish ka në Rumaninë fqinje. Kjo kafshë e egër është më e përhapur në Rusi. Aktualisht bëhen përpjekjet për caktimi e numrit të këtij lloji tek ne. Sipas të dhënave jo të sakta ujqit në pyjet tona numërojnë nga 500 deri në 1000 individë. U hartua një plan për administrimin e kësaj kafshe të egër të rrallë për Evropë. Andrej Kovaçevi hedh poshtë thëniet e gjahtarëve, se ka një popullatë e madhe e ujqve tek ne, të cilët asgjësojnë gjahun. Sipas tij e vërteta është, se njeriu jo vetëm që po asgjëson ujqit, por edhe tërë gjahun.
“Kërcënimet më të mëdha kanë të bëjnë me njeriun – shpreh bindjen e tij zoti Kovaçev. – Kërcënimi i parë është, se gjuajtja pa leje vjedh bazën ushqimore të ujqve. Dhe nuk është ujku ai, i cili gjuan gjahun, por njeriu ose më saktë gjuetarët pa leje. Ujku në të vërtet ushqehet me sorkadhe dhe kaproj, por ai nuk asgjëson popullatat e tyre. Në natyrë ujku është një sanitar, sepse ai gjuan vetëm kafshët e sëmurë. Përderisa gjuetarët pa leje qëllojnë ekzemplaret më të mira. Kërcënimi tjetër ka të bëjë me mënyrën, në të cilën qëllohet ky lloji në Bullgari për rregullimin e numrit. Kjo bëhet nëpërmjet organizimit të grupeve gjahtarësh, të cilat çrregullojnë tërë strukturën e kopesë së ujqve, duke qëlluar liderin. Kështu që vetëm gjahtarë të specializuar, të cilët dinë cilat nga kafshët e kopesë t’i qëllojnë duhet të përfshihen në grupe të tilla. Dhe këtu është vendi i shtetit, i cili duhet të kujdeset për përgatitjen e gjahtarëve të tillë.”
Cilat janë rekomandimet konkrete në planin për administrimin e popullatës së ujqve, plan ky i cili diskutohet?
“Në radhë të parë është luftimi i gjuetisë pa leje, që të mbrohet baza ushqimore e ujqve. Kjo do të jetë mirë edhe për njerëzit, sepse në pyjet do të ketë më shumë sorkadhe dhe kaproj – shpjegon Andrej Kovaçev. – Vetëm atëherë ujqit nuk do të sulmojnë bagëtinë. Krahas kësaj duhet të vendoset ndalesë të gjahut të ujqve gjatë periudhës së shumëzimit. Atëherë ujku nuk jeton në tufa, por në çifte familjare. Kjo ide has rezistencën e gjahtarëve, megjithëqë në shtetet fqinje, si Rumania për shembull, që prej vitesh ekziston një masë e tillë dhe nuk ka asnjë problem.”
Sipas fjalëve të Andrej Kovaçevit, mbrojtësit më të mëdhenj të ujkut janë fëmijët. Ata nuk sillen me paragjykime ndaj kësaj kafshe të egër. Përkundrazi kanë një qëndrim pozitiv ndaj tij. Ja përse është e domosdoshme me ta të realizohet një punë, kështu që më vonë të mos sillen negativisht ndaj tij, ashtu siç ka ndodhur me shumë breza të mëparshëm.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..