Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edicioni i 55-të i Ditëve Muzikore të Marsit

“Ky është festivali i premierave, i ideve të freskëta dhe i thyerjes së caqeve tradicionale” – kështu Iva Çavdarova, Drejtore artistike e “Ditëve Muzikore të Marsit” përkufizoi tiparet kryesore në programin e edicionit të 55 të festivalit. Sipas traditës forumi zhvillohet gjatë gjysmës së dytë të marsit dhe mbledh ansamble elitare, orkestra dhe solistë nga mbarë bota.

“Është fare e natyrshme që “Ditët Muzikore të Marsit” – një prej skenave më të vjetra dhe prestigjioze të festivaleve në Bullgari, t’u ofrojë adhuruesve të tij mbi 35 orkestra dhe kolektiva elitare – tregon Iva Çavdarova. – Interpretimet janë në stile të ndryshme – nga baroku deri te muzika bashkëkohore dhe xhazi. Hapja u bë më 13 mars, kur u shënua dhe 55 vjetori i Shkollës kombëtare të arteve “Prof. Vesellin Stojanov”në qytetin Ruse. Kështu që në skenë dolën ish nxënës të shkollës – dirigjenti Emill Tabakov, violinisti Svetllin Rusev, si edhe të gjithë nga Orkestra e festivalit, të krijuar posaçërisht për këtë rast. Më 16 mars do të jetë premiera e orkestrës “Kremerata Baltika” dhe e xhaz violinistit francez Didie Lokuud. Tangot klasike të Piacolës do të ndeshen me improvizimet e autorit të muzikantit të njohur. Me plotë gojë mund të them, se të gjitha emrat e përfshirë në programin e festivalit do të japin kontributin e tyre për këtë edicion festiv. Presim “Solistët e Moskës”, Orkestrën Kombëtare Simfonike të Rumanisë me solist Pllamena Mangovën, Matias Gjorne, Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare, Evgeni Bozhanovin... Me një projekt të posaçëm në kuadrin e forumit më 24 mars do të dëgjojmë njërin prej artistëve më të mëdhenj të barokut të kohës sonë – Zhordi Saval. Mjeshtri i violës së vjetër da gamba do të jetë në shoqërinë e Pier Antaj – klavikord, dhe Havier Dias Latore – teorba (një modifikim i lahutës) dhe kitarë.

“Sfidat më të mëdha gjatë këtij viti janë dy premierat e Operës së qytetit Ruse – vazhdon zonja Çavdarova. – Pikërisht para 50 vjetësh aty ishte vënë në skenë opera “Katerina Izmajllova” në pranin e vetë autorit të saj Dmitrij Shostakoviç. Ky ishte shfaqja e pare dhe e vetme e kësaj vepre deri më sot. Një ekip i mrekullueshëm në krye me Vera Nemirovën (regjisore e njohur operistike) na ofron një qëndrim të ri ndaj veprës. Premiera e dytë është “I magjepsuri”, një komedi madrigale, siç e përkufizon autori Bozhidar Spasov. Dirigjent është Dragomir Josifov, regjisorë – Tatjana Sokollova dhe Simeon Simeonov. Bashkë me Fondacionin “Amerika për Bullgarinë” krijuam një projekt, të destinuar për publikun e të rinjve dhe fëmijëve. Ky është edicioni pilot i vargut të gjashtë koncerteve dhe performanceve, të realizuara me mjete interaktive. Mbyllja e festivalit është më 29 mars me koncert të Filarmonisë së qytetit Ruse me dirigjent Najden Todorov dhe soliste Milla Georgieva.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Më shumë nga rubrika

"Lala e Krishtlindjeve"

Në periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e Krishtlindjeve". Muzikali është i përshtatshëm për të gjithë familjen, duke ofruar një udhëtim të..

botuar më 24-12-13 8.30.PD

Grupi Vokal “Radiodeca” sjell magjinë e Krishtlindjes

Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..

botuar më 24-12-12 6.15.PD

“Zëri i qetë” dhe mesazhi që të mos kesh frikë të jesh i dobët

Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..

botuar më 24-12-11 6.20.PD