Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qitësit bullgarë pa bazë por me medalje

БНР Новини
Në Kampionatin Evropian në Holandë Anton Rizovi u dekorua me flori në disiplinën 10 metra me pushkë.
Foto: esc-shooting.org

Gëzim dhe kënaqësi u solli admiruesve bullgarë të qitjes sportive Kampionati Evropian në Arnem të Holandës. Prezantimi i mirë i qitësit Anton Rizov në 10 metra me pushkë u dekorua me flori. Ky sukses i madh i parë në karrierën e tij doli që është edhe titulli i parë në historinë e qitjes sportive bullgare me pushkë te meshkujt.

Në një konferencë për shtypin në lidhje me garat në Arnem trajneri Veselin Petkov tregoi:

“Mund të them, se Anton Rizovi arriti një sukses tepër të madh pak para Kampionatit Evropian. Tri ditë me radhë gjatë trajnimeve ai shënoi 60 qitje të radhës në dhjetëshen me pushkë pneumatike. Kjo ishte një arritje e madhe, e cila duhet të përtëritej në kampionat.”

Te femrat qitësja e re Antoaneta Boneva u bë nënkampione evropiane në 10 metra me pistoletë. Në final ajo mbrapsi para kampiones olimpike nga Ukraina Olena Kosteviç. Lidhur me këtë Antoaneta shpjegoi:

“Jam e kënaqur nga prezantimi im në këtë garë. Është e qartë, se njeriu gjithnjë mund të arrijë rezultate më të larta. Unë nuk bëj garë me të tjerët, unë bëj garë me veten, që të nxjerr më të mirën nga unë. Dëshira ime është, që çdo herë të prezantohem gjithnjë e më mirë.”

Në takimin me mediat u njoftua, se që prej një viti e gjysmë, që kur në krye të Bashkimit të Qitësve Bullgarë është kampionia e dyfishtë olimpike Marija Grozeva, problemet në organizatë janë më pak. Mirëpo, kjo nuk mund të thuhet për financat.

“Nga gjashtë sportet e para, qitja ndoshta është sporti i vetëm me më shumë medalje nga kampionate botërore dhe nga Olimpiada. Mirëpo, në këtë sfond tepër e çuditshme është, se nuk disponojmë bazë të vet sportive” – theksoi trajneri Hristo Marinov.

U njoftua, se udhëheqja e vjetër jo legjitime disponon objektiva elektronikë për një shumë prej 500 mijë eurosh. Ata u blenë nga shteti për nevojat e qitësve të skuadrës përfaqësive, por në fakt qitësit nuk disponojnë me ta. Pa bazë të vet, qitësit bullgarë iu shpresojnë bazës së Ministrisë së Punëve të Brendshme. Valeri Grigorov nga Këshilli Drejtues i Bashkimit të Qitësve tregoi:

“Sipas kritereve të Ministrisë së Rinisë dhe Sportit, qitja sportive është një sport në kategorinë e dytë, pavarësisht se për nga numri i medaljeve jemi në gjashtën e parë, domethënë duhet të jemi në kategorinë e parë. Mirëpo, kërkesa është, se në se ndonjë sport nuk ka 50 klube radhitet në grupin e dytë. Kjo ka të bëjë me kufizimin e shpenzimeve administrative, dhe lëshimin e mjeteve për 5 sportistë, jo për 25. Kërkesat për organizimin e një klubi janë të shumta dhe është njëra gjë, që të disponosh 50 topa, tjetra – të ruash në depo 50 pushka.”

U saktësua se tashmë Bashkimi i Qitësve u takua me ministrin e sportit Krasen Kralev, i cili shprehu gatishmëri t’u ndihmojë qitësve. Sidoqoftë në konferencën e shtypit u njoftua, se pa përkrahjen financiare të një kompanie farmaceutike, qitësit bullgarë nuk do të ishin në gjendje të marrin pjesë në Kampionatin Evropian në Holandë. Tani qitësit bullgarë fillojnë përgatitjen për Kampionatin Botëror në Kore muajin prill, garë në të cilën do të fitohen kuota për lojërat olimpike në Rio.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov pati një fillim të shkëlqyer në turneun Masters në Romë

Bullgari më i suksesshëm në tenis, Grigor Dimitrov, e nisi pjesëmarrjen në turneun “Masters” në Romë me fitore ndaj japonezit Yoshihito Nishioka me 7:5, 6:4 për 1 orë e 39 minuta lojë. Kundërshtar i Dimitrov në raundin e tretë do të jetë..

botuar më 24-05-10 4.47.MD

Një ekspozitë fotografike paraqet momentet më të ndritshme të sportit bullgar

Një ekspozitë prej 60 fotografish me momentet më të paharrueshme të sportit bullgar dhe atij ndërkombëtar të viteve të fundit mund të shihet nga 10 deri më 21 maj në një galeri të hapur në "Urën e të Dashuruarve" pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës në..

botuar më 24-05-10 6.15.PD
Borjana Kalejn, foto: Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike - Facebook

Tre medalje ari dhe një argjendi për Kalejn dhe Nikollovën në finalet e Kupës Evropiane në Baku

Katër medalje fituan gjimnastet individuale bullgarë në finalet e kombinimeve me veglat e veçanta të Kupës së parë evropiane të gjimnastikës ritmike, që po mbahet në Baku. Borjana Kalejn fitoi një medalje të artë me top dhe fjongo, si dhe një..

rinovuar më 24-05-05 4.12.MD