Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

600 mijë të punësuar të varfër në Bullgari dhe paga më e ulët minimale e punës në BE

Foto: arkiv

Më 15 mars shënuam Ditën Botërore të Konsumatorëve. Në Bullgari kjo datë ishte rast për mendime serioze sidomos në lidhje me aftësitë paguese. Sipas të dhënave më të reja të statistikave dhe sindikatave, ato janë tepër të ulëta.

Prej pak më shume se 2 mln të punësuarve në Bullgari më shumë se 30 % janë ata që hyjnë në kategorinë e të varfërve me më pak se 200 euro për muaj, ndërsa ata që marrin pagë në pragun e varfërisë për muaj janë 21 %. Kjo do të thotë, se treguesi – shpërblimi i punës për orë pune në vend me 3,7 euro, na radhit në vendin e fundit të BE. Kjo nuk flet mirë për mundësitë e Bullgarisë dhe për standardin e jetesës të bullgarëve. Akoma më tepër, se për nga paga minimale e punës, vendi ynë zë pozitën e fundit në tërë bashkësinë evropiane me 184 eurot për muaj.

Mbi këto të dhëna të Zyrës Evropiane të Statistikave “Eurostat” u mbështetën nga sindikata Konfederata e Punës “Podkrepa”, të cilët i ftuan në tryezë të rrumbullakët kolegët e tyre nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë, përfaqësues të pushtetit dhe të punëdhënësve për të diskutuar temën për të punësuarit e varfër në Bullgari. Se problemi është aktual dhe i rëndësishëm flet edhe fakti, se në Raportin vjetor të Komisionit Evropian, të publikuar në fund të muajit të kaluar, për rritjen gjatë vitit 2015, Bullgaria ishte vënë nën mbikëqyrje të posaçme dhe disa prej shkaqeve kryesore për këtë janë varfëria dhe pabarazia e madhe sociale.

Në këtë fakt nuk ka asgjë të çuditshme, sepse vendi ynë është në vendin e 48 modest të klasifikimit të përvitshëm për shtetet e botës më të zhvilluara mes të gjithë 142 vendeve të Qendrës kërkimore-shkencore të Britanisë së Madhe Legatum Institute. Bullgaria është në vendin e fundit dhe për nga prodhimtaria e punës. Çdo punëtor bullgar prodhon mesatarisht rreth 12 mijë euro prej Produktit të Brendshëm Bruto, ndërsa në Norvegji, ku prodhimtaria e punës është më e lartë, punëtorit i takojnë 145 mijë euro. Në Luksemburg shuma është 117 000 euro. Sipas të dhënave zyrtare statistikore prodhimtaria e punës rritet me 1,7 % në bazë vjetore.

Në tryezën e rrumbullakët të sindikatave, punëdhënësve dhe pushteteve për varfërinë në vend ishte miratuar një zëri një konstatim. Të gjithë u pajtuan me pohimin, se “që të mos ketë të punësuar të varfër, ekonomia jonë duhet të punojë mirë” të Kryetarit Ekzekutiv të Dhomës Ekonomike Bullgare Bozhidar Danov. Nga kjo pikëpamje, situata nuk jep optimizëm, sepse ekspertët më të autoritetshëm ekonomikë dhe institucionet ndërkombëtare në krye me KE, janë të mendimit, se në Bullgari nuk ka perspektiva të veçanta për rritje ekonomike. Nuk bëhet fjalë për këtë, se vendi është i dënuar në varfëri të përjetshme, por për këtë se në këtë situatë dhe strukturë ekonomia bullgare nuk është e aftë të gjenerojë rritje ekonomike, d.m.th. të rritë mirëqenien e bullgarëve. Pikërisht ky është motivi, i cili kushtëzon thirrjet për reforma urgjente, të thella, me siguri të dhimbshme nga pikëpamja sociale, të strukturave shoqërore-ekonomike në Bullgari. BE bile vendosi si është e nevojshme të kontrollojë dhe të menaxhojë këto ndryshime, sepse bashkësia është ndërtuar mbi parimin e solidaritetit dhe askush nur frymëzohet nga ideja që fqinjët e tij të jenë zhytur në varfëri dhe vazhdimisht të revoltohen.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prej 30 vitesh Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Shën Kliment Ohridski” ofron studime në gjuhën frënge

Donacionet dhe qëndrimi ndaj përparimit të shkencës dhe arsimit vendas janë lidhur me zhvillimin e arsimit të lartë në Bullgari. Falë shpirtit sipërmarrës dhe patriotizmit që arriti ta ruaj në vetvete gjatë dekadave të kaluara jashtë vendit, Evllogi..

botuar më 24-07-22 7.15.PD

Vazhdon Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java që kaloi ishte mjaft e pasur në përmbjatje në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Tiranë. Gjatë këtyre ditëve, përveç mësimit të gjuhës praktike të bullgarishtes, të drejtuara nga Prof. As. Dr. Raqi Bello, lektor i gjuhës dhe..

botuar më 24-07-17 3.20.MD
Viktor Lillov

Viktor Lillov u bë nxënësi i parë bullgar që fitoi medaljen e artë nga turnetë më të fortë të biologjisë dhe kimisë

Nxënësit bullgarë fituan një komplet të plotë medaljesh - ari, argjendi dhe bronzi - në Olimpiadën e 35-të Ndërkombëtare të Biologjisë (IBO), e cila u mbajt në Kazakistan. Në turneun më prestigjioz të biologjisë pëe vitin në botë, bullgarët testuan..

botuar më 24-07-17 3.18.MD