Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Orient ekspres” – për adhuruesit e kombinimeve jo standarde

Foto: BNR

Jëlldëz Ibrahimova, Big bendi pranë Radios Kombëtare Bullgare me dirigjentin e tij Antoni Donçev mblodhën adhuruesit e tyre të shumtë më 13 mars. Programi ishte nën titullin “Orient ekspres” – për shkak të pranisë së trios turke “Tanini” dhe muzikës origjinale, që tingëlloi nga skena e sallës “Bëllgaria” në kryeqytet. Këngëtarja e njohur e muzikës xhaz e cila gjatë viteve të fundit jeton në Turqi, shpesh herë kthehet në atdhe me ide dhe projekte të reja. Ndërsa bashkëpunimi i saj me Big bendin e BNR ka një histori të gjatë.

Koncerti përfshinte pjesa të ndryshme, në disa prej tyre merrte pjesë dhe trioja “Tanini”. Më shumë hollësi mësojmë nga Jëlldëz Ibrahimova: “Vendosa të ftoja muzikantët, të cilën interpretojnë në vegla që janë pak të njohur në Bullgari. Desha të krijohej një gërshetim i muzikës etno, klasike turke dhe xhaz. Kombinimi doli i mirë dhe i pëlqeu publikut. Interpretuesit janë ndër më të mirët në Turqi. Edhe të tre muzikantët kanë interesa të gjëra në fushën e gjinive të ndryshme. Tahir Aydogdu i bie kanunit. Ky është një instrument, karakteristik për muzikën klasike turke, e cila ka një të kaluar të pasur dhe është shumë popullore dhe e dashur në atdheun e saj. Bilgin Ganaz është mjeshtër i nej-it – instrument frymor me tingëllim mistik. Dikur është përdorur para së gjithësh në praktikat fetare, ndërsa gjatë viteve të fundit është i pranishëm në formacionet e ndryshme bashkëkohore. Pianisti është Hakan Ali Toker, ai është me arsim klasik, studimet i ka nisur në Turqi, më vonë ka shkruar në SHBA, ku ka specializuar muzikë klasike dhe xhaz. Gjatë vitit 2015 do të kem edhe koncerte të tjera në Bullgari. Vitin e kaluar me Filarmonisë së qytetit Ruse dhe me trion e Ivo Papazovit filluam një projekt. Patëm koncerte në disa qytete. Tani do të vazhdojmë me turne në Varna, Plovdiv dhe Sofje. Mora ftesë edhe nga Festivali i xhazit në Bansko, ku do të marrë pjesë bashkë me Big bendin e Forcave Ushtarako-Ajrore të Turqisë. Javën e kaluar pata një koncert me të, do të kemi edhe disa të tjera. Janë muzikantë shumë të mirë. Menjëherë pas Banskos do të kemi shfaqje në Xhaz Festivalin “Nishvil”. Shpresoj, se publiku bullgar dhe ai serb do të pëlqejnë programin tonë.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD