Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Koncert festiv i Korit të Fëmijëve pranë Radios Kombëtare Bullgare

Foto: arkiv

E quajnë Korin e Fëmijëve pranë Radios Kombëtare Bullgare një nga kartëvizitat muzikore të vendit, ndërsa këngëtarët e vegjël – bilbilat e Bullgarisë. Interpretimet e këtij kori të famshëm janë të mirëpritura kudo në botë. Nju Jork, Uashington, Pekin, Londër, Paris, Meksiko – ato janë vetëm një pjesë e vogël e kryeqyteteve kulturore botërore, ku fëmijët zëëmbël bullgarë fituan duartrokitjet e publikut. Në Japoni ata realizuan 18 turne me afro 500 koncerte në më se 150 qytete. Në biografinë krijuese janë të regjistruara shumë çmime, medalje të arta dhe diploma nga forume kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 2002 Federata Evropiane e Koreve pranë BE-së e dalloi korin bullgar me titullin “Ambasador i Kulturës Evropiane”.

Kori u themelua në vitin 1960 nga Hristo Nedjallkovi, i cili deri në vitin 2013 ishte udhëheqësi i tij i pazëvendësueshëm artistik. Sot dirigjente është Venecija Karamanova, e cila si mision i vet e pranoi të vazhdojë dhe të pasurojë traditat. Kjo ka të bëjë me aftësimin e pandërprerë të koristëve të rinj, me veprimtari aktive të koncerteve dhe të incizimeve.

Para 55 vitesh maestro Nedjallkov e zgjodhi 21 marsin – ditën e parë pranverore ditëlindjen e korit. Kjo si një simbol i fillimit. Lidhur me këtë zonja Karamanova tregon:

“Sipas traditës Kori i Fëmijëve pret Ditëlindjen e tij me këngë dhe dhurata. Sivjet kemi jubile. Prandaj ftojmë miq, admirues dhe ish koristë në koncertin në sallën “Bëllgaria” më 21 mars. Do të interpretojmë vepra të ndryshme për nga stili. Në pjesën e parë do të prezantojmë këngë të njohura nga repertori. Në pjesën e dytë do të interpretojmë këngë të reja.”

Koncerti është me pjesëmarrjen speciale të ish solisteve të korit Marija Radoeva dhe Venecija Necova. Sot ato janë këngëtare të operës. Kori do të interpretojë disa këngë bashkë me Orkestrën Përfaqësive Frymore të Gardës me dirigjent major Radi Radev. Një nga përjetimet e mrekullueshme gjatë koncertit do të jetë prania e një formacioni të vogël të Korit Popullor të Grave “Zërat Kozmikë” me dirigjente Vanja Moneva.

Dirigjentja e korit Venecija Karamanova vazhdon: “Ia kushtojmë koncertit maestros së ndjerë Hristo Nedjallkov. Ky është jubileu i parë, të cilin Kori do të shënojë pasi themeluesi dhe dirigjent i tij shumëvjeçar u nda nga jeta. Respektin tonë ndaj tij do të shprehim ashtu, siç na ka mësuar vet ai – me interpretimet e mrekullueshme. Vetëm kështu do të tregojmë se ruajmë traditën e krijuar prej tij. Dhe vetëm kështu mund të themi se jemi pasardhës së veprës së tij.”

Menjëherë pas koncertit jubilar Kori i Fëmijëve pranë Radios Kombëtare Bullgare do të ketë disa shfaqje në vend. Ai do të prezantojë programin e tij i kushtuar Pashkës dhe do të jetë mik i Festivalit Muzikor në Shtëpinë e Ballabanit në Pllovdiv.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD