Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Si të pikëllosh një zemër për shtatë ditë” – poezi, që mund të shihet

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Haw 2 Break A Hart In 7 Days “Si të pikëllosh një zemër për shtatë ditë” – nën këtë titull doli libri i parë bullgar video. Përmbledhja e vjershave të gazetarit dhe shkrimtar Ivo Todorov është në dy gjuhët – bullgarishten dhe anglishten. Sipas tij në shekullin XXI poezia jo vetëm që mund të lexohet dhe të dëgjohet, por edhe të shihet. “Pse vetëm këngët të kanë video? Poezia gjithashtu mund të xhirohet si një film”, është i bindur autori. Në fakt botimi është prej novatori jo vetëm tek ne. Ja se çfarë tha për Radio Bullgarinë poetesha Margarita Petkova, e cila prezantoi librin e shkrimtarit Ivo Todorv në premierën e tij:

“Ky është libri i parë video. Vet autori ka verifikuar në Gugëll dhe është fakt, se një botim i tillë nuk ka edhe në përmasë botërore. Prej kohe e di këtë ide të Ivo Todorovit. Jam redaktore edhe e librit të tij të parë me poezi “Çaj nga kujtime”. Kështu që na lidh jo vetëm puna e përbashkët por edhe idetë i kemi të përafërta. Prandaj i lejoj vetes të flasë para një auditori të gjerë për këtë projekt të tij të suksesshëm. Secila prej shtatë vjershave të librit, në fakt u xhirua si një film i vogël me pjesëmarrjen e tre artistëve të talentuar. Autori vet lexon vjershat, gjë që ka rëndësi të madhe për ata, që do të pronësojnë librin, ose do të dëgjojnë dhe do të shikojnë. Sipas meje, ky është një projekt i realizuar mjaftë mirë. Vjershat janë të përkthyera nga bullgarishtja në anglisht nga përkthyesja e njohur Zllatina Kostova, gjë që është një atestim tjetër të mirë për librin.”

Ivo Todorovi është autor i gjashtë librave – përmbledhja me vjersha dhe tregime, ka edhe një roman. Përsa i përket temës së përjetshme për dashurinë: “Ivo shkruan ashtu, që shumica e njerëzve të zbulojnë ndjenjat e veta në vjershat e tij” – mendon Margarita.

Libri përbën një poezi, që mund të shihet. Vallë, a ndihmon kjo që vargjet dhe atmosfera të zgjojnë më shumë shqisa?

“Padyshim pamjet vizuale, provokojnë një spektër më të gjerë reagimesh. Pranë çdo disku ka edhe një shtojcë me tekstin e librit. Kështu që njeriu jo vetëm mund të shikojë filmin, por edhe të lexojë vjershat vet duke dëgjuar zërin e autorit Ivo Todorov – shpjegon poetesha. – Vet ai është regjisor i filmave dhe bënë përshtypje sa mirë shfrytëzon postulatet teatrore dhe kinematografike. Çdo vjershë e filmuar përbën një impresion të vogël, një shtojcë ndaj tekstit, jo ilustrim të tij.”

Dhe në fund urimi i poeteshës Margarita Petkova: “Qoftë dashuria jo vetëm që të plagosë zemrat, por edhe ta ringjallë.”

Do të shtojmë vetëm këtë, se ky libër video do të ketë premierë në Bruksel më 11 qershor. Krahas kësaj do të prezantohet edhe në Londër, ku u xhiruan disa prej skenave të filmave.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kujtimi i basit të operës Boris Hristov si emblemë e Bullgarisë nga fundi i shekullit të XX-të

Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..

botuar më 24-08-25 10.15.PD

Lutierë nga e gjithë bota do të mblidhen në Kazanllëk në vitin 2025

Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..

botuar më 24-08-25 7.30.PD

Një shkollë grafiti në Varna përmbys idetë e njerëzve për këtë lloj arti

Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..

botuar më 24-08-18 10.15.PD