Rruga jetësore e Petko Stajnovit ka zgjatur 80 vjeç (1896-1977). Shtatëdhjetë prej tyre ai i ka kaluar në errësirë të plotë, sepse i ka humbur të parët qysh si fëmijë. Thonë, se kur je i verbër, shqisat tënde të tjera zhvillohen edhe më shumë. Ky fakt ndoshta shpjegon mendimin e tij: “Nga momenti, kur një ide ose një figurë fillojnë të tingëllojnë në ndërgjegjen e kompozitorit deri në çastin, kur ato pas transformimeve të shumta kthehen në muzike, kompozitori paralelisht me ekzistencën e vet reale zhvillon edhe një ekzistencë tjetër shpirtërore. Ajo është lidhur me soditjen e jetës në shfaqjet e saj të shumta, soditje të fantazmave dhe ndjesive, që ushqejnë krijimtarinë muzikore.” Petko Stajnovi posedon një ndjeshmëri delikate ndaj shijes dhe nevojave të publikut amtar, ndërsa veprat që në ka lënë janë shumë të veçanta për kulturën muzikore bullgare.
Ai mbeti në historinë tonë si autori i veprës së parë, ku është trajtuar nga pikëpamja simfonike folklori i Trakisë. Në një intervistë, të ruajtur në “Fondin e artë” të Radios Kombëtare Bullgare kompozitori thotë, se frymëzimi i tij në një shkallë të madhe lidhet me krahinën e tij të lindjes.
“Fëmijëria ime është lidhur me qytetin Kazanllëk. Atje e kam njohur natyrën bullare, u dashurova në bukurinë e atdheut tim, më vonë kur filloi jeta ime e ndërgjegjshme, jam mësuar të kuptojë edhe vet popullin tim nëpërmjet punës dhe jetesës së tij, dhe në vend të parë nëpërmjet krijimtarisë popullore. Gjithmonë dita e punës përfundonte me këngë. I kam dëgjuar me kënaqësi më të madhe. Ajo që e kam mbajtur mend që atëherë, mbeti si kujtim për gjithë jetën. Që atëherë kam vendosur, që mbresat duhet të gjejnë shprehje në kompozime. Kam qenë i pranishëm në vallëzimet e korrësve dhe kjo më dha idenë që vepra ime e parë duhet të pasqyrojë jetën në fshat nëpërmjet kujtimeve të mija nga vitet fëmijërore.”
Petko Srajnov e merre me vete idenë e tij në Gjermani, ku ka shkruar për studime. Kjo ide u poq në ndërgjegjen e tij, e gërshetuar me mallin dhe nostalgjinë ndaj atdheut. Suita simfonike “Vallëzime trake” është përfunduar plotësisht në vitin 1928. Me kalimin e viteve vepra bëhet pjesë e pandashme e çdo një koncerti simfonik në vend, ndërsa vet autori kujton se si ka takuar njerëz në rrugë, që këndonin nëpër dhëmbë pjesë prej saj.
Sot shtëpia e lindjes e kompozitorit në Kazanllëk është kthyer në qendër kulturore. Shtëpia “Petko Stajnov” është krijuar me iniciativë të Fondacionit, që mban emrin e tij dhe u ofron vizitorëve një ekspozitë të përhershme dhe sallon muzikor. Në të është vendosur pianoja e kompozitorit. Salloni përdoret për mësimet e muzikës dhe për organizimin e koncerteve të dhomës, leximeve letrare dhe aktiviteteve të tjera kulturore.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Ky artikull i është kushtuar një prej shkaqeve, të cilat çuan te dorëheqja e qeverisë së kryeministrit Zhan Videnov – falimentimet e bankave. Krahas krizës së bukës, e cila shpërtheu në vitin 1995, vitin tjetër filloi zhvlerësimi i levit dhe..
Data 2 tetor 1996 do të mbahet mend me vrasjen e parë të një kryeministri bullgar, pavarësisht dhe ish, në historinë tonë më të re. Përpara tij të njëjtin fat, por pas një procesi gjyqësor të dirizhuar dhe një dënim me vdekje të paracaktuar, të..
Për herë të parë në rubrikën “80 vjet në 80 javë” do t’u bëjmë pasqyrë ngjarjeve të tri viteve 1995-1997. Kjo pasi qeveria e kryeministrit Zhan Videnov është simptomatike për periudhën e pasuksesshme, në të cilën vazhdojmë të jetojmë edhe më sot. Pasi..