Në të kaluarën Pylli i Shenjtë i bullgarëve (Magna silva bulgarica), më i madhi në Evropën Jugore, ka qenë shumë i dendur dhe i pakalueshëm. Vargmalet e dendura ishin shtrirë nga Deti i Zi përtej Adriatikut dhe nga lumi i Danubit deri te Rodopet. Sot nga ata drurët shumëvjeçarë, ndër të cilët lisi i fshatit Granit të Bullgarisë Jugore, më i vjetri në vend, kanë mbetur vetëm 9 për qind. Dhe kjo për shkak të prerjes së paparë të pyllit që bëhet me pajtimin fshehtas të strukturave shtetërore.
Shkaqet për prerjen masive të pyllit janë të ndryshme. Disa territore janë pronë private. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit pronat private numërojnë dy milionë e gjysmë dhe sipas ligjit aktual në to mund të bëhet prerja pa pasur ndonjë plan ose program. Ashtu territoret e konsiderueshme do të ndahen copa-copa dhe këto të fundit do të shpyllëzohen. Prona të tilla të vogla ka në Bullgarinë Veriperëndimore, në veçanti në qytetet Veliko Tërnovo, Loveç, Montana dhe Vidin. Të rrezikuar me shpyllëzim të paparë janë dhe po ashtu tokat bujqësore të përfshira nga drurët. Dy vitet e fundit u shtua interesi për tokat bujqësore të cilat “të pastrohen nga drurët” që të shfrytëzohen si kullota. Këtu bien territore të konsiderueshme për masën e të cilave nuk ka të dhëna statistikore. Zakonisht prerja e pyllit në tokat bujqësore është e paligjshme dhe nuk sanksionohet. Ja pse Ministria e Bujqësisë ka ndërmend të bëjë disa ndryshime në Ligjin e Pyllit. Sipas fjalëve të zëvendës ministrit Georgi Kostov do të ndryshojnë praktika e pylltarisë private dhe kualifikimet e pylltarëve.
“Çdo pylltar pavarësisht a po kryen punë shteti, bashkie apo punë private regjistrohet – sqaron doc. Kostov. – Ky regjistrim është tepër liberal dhe disa nga pylltarët e keqpërdorin sistemin. Kemi të bëjmë me punonjës të cilët lëshojnë leje jo të arsyeshme për prerjen e drurëve. Bëhet fjalë për rreth 350 leje të tilla. E keqja është se lejet lëshohen nga pylltarët duke qëndruar ata në zyrë. Për këtë qëllim do të kontrollohen a këta pylltarë kanë qenë në terren pasi kanë marrë vendimin për prerjen e drurëve. Do të organizohen po ashtu kurse të posaçme për rritjen e kualifikimit profesional të tyre.”
Do të ketë ndryshime dhe në ligjet e tjera lidhur me shkeljet, sanksionet dhe parandalimin e praktikave të këqija. Diskutohet po ashtu ideja për kompjuterizimin e të gjithë sistemit të prerjes së drurëve dhe të transportimit të lëndëve drunore.
“Që të jetë e ligjshme prerja e pyllit duhet të mbikëqyret i gjithë procesi që nga lëshimi i lejes deri te transportimi i lëndëve drunore. Ka ide për një biletë elektronike të transportimit e cila biletë do të sigurojë mos dublimi i transporteve. Sepse kamionët ndonjëherë bëjnë dy ture dhe faktikisht transportohen dy herë më shumë drurë se sa është e lejueshme. Në kamionët do të montohet pajisja GPS dhe do të vendosen kamera mbikëqyrëse në depot e materialeve drunore.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..