Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzeu i Minierave në Pernik e shndërron prodhimin e qymyrit në një atraksion të vërtetë

БНР Новини
Foto: wikipedia.org

E quajnë Pernikun “Qytetin e Minatorëve”, sepse pikërisht në saje të punës së tyre qyteti u bë një qendër e rëndësishme industriale në Bullgarinë Jugperëndimore. Atje ndodhet Muzeu i Minierës dhe ky është muzeu i vetëm i këtij lloji në vend dhe në mbarë Gadishullin Ballkanik. Ideja për krijimin e tij lindi në vitin 1986, pasi disa minatorë nga Perniku u kthyen në shtëpi me përshtypje të shkëlqyeshme nga vizita e tyre në Muzeun e nxjerrjes së kripës së gurit në qytetin Veliçka të Polonisë. U mor vendim që muzeu të vendoset në galerinë më të vjetër për prodhim qymyri që nga viti i largët 1891. Kjo minierë ishte mbyllur në vitin 1966, kur rezervat u shteruan, kurse miniera bashkë me pajisjet e vjetra mbetën për të na rikujtuar për punën e rëndë në historinë e prodhimit të qymyrit në Bullgari.

СнимкаËshtë kureshtar fakti se muzeu nuk është vendosur në një godinë të veçantë, kurse vizituesit e tij duhet të përdorin kaska mbrojtëse. Galeritë u japin mundësi vizituesve për ta ndjekur historinë e prodhimit të qymyrit në mjedisin e tij autentik. Muzeu ndodhet në nëntokë në një gjatësi prej 630 metrash. Atje njeriu mund të marrë përfytyrim të qartë për zhvillimin e prodhimit të qymyrit që nga koha e punës së dorës, përmes periudhës kur qymyret transportoheshin me ndihmën e karrocave dhe kuajve, e gjer te koha e sotme.

Mbikëqyrësit e Muzeut të Minierës në Pernik përhapin një informacion shumë të rëndësishëm për turistët. Atje mund të hyni vetëm bashkë me një shoqërues, pasi keni bërë kërkesë paraprake dhe në një grup nga 5 deri më 20 veta. Që të ndiheni më mirë, përveç kaskës mund të merrni me vete dhe një rrobë të sipërme, sepse temperatura nën tokë është gjithmonë e ulët, domethënë pak mbi 0 gradë Celsius.

Afër hyrjes së Muzeut në minierën e vjetër ruhet një pemë e fosilizuar e moshës më shumë se 5 mln vite. Për të flitet se është pema më e vjetër e ruajtur deri më sot në mbarë Evropën. Minatorët e dikurshëm, për të cilët çdo një hyrje nën tokë ka qenë plot rreziqe të papritura, e kanë quajtur “Pemën e Lumturisë”. E kanë prekur për fat të mirë, me shpresën se do të dalin shëndosh e mirë në fund të ditës së punës.

Strehimore nëntokësoreNë vitin 2013 Muzeu i Minierës u përfshi në listën e 100 objekteve turistike kombëtare të Bashkimit Turistik Bullgar. Që nga atëherë rryma e turistëve nuk ndërpritet gjatë tërë vitit. “Madje e zgjatëm orarin e punës edhe gjatë ditëve të pushimeve – shënoi Drejtoresha Emilia Velinova. – Ndjenja e vizituesit, pasi hyn në objekt, është më i ndryshëm, sesa në muzetë tradicionalë arkeologjikë, historikë dhe etnografikë. Ekspozita tregon nxjerrjen e qymyrit në Bullgari. Vendet në minierë, ku punohen shtresat qymyrmbajtëse, janë shumë interesante. Gjatë Festivalit të Kukerëve “Surva” në Pernik para rreth një muaji kishim mbi 2500 vizitues nga tërë Bullgaria. Kemi një sallë multimediale, ku ka prezantime dhe xhirohet filmi i parë dokumentar, kushtuar Pernikut dhe minatorëve vendas.

Zoti të ndihmonNë vitin 2012 u punua dhe u vendos këtu një ikonostas i Shën Ivan Rillskit. Ky është shenjtori, i cili konsiderohet mbrojtësi qiellor i bullgarëve. Legjenda tregon se si çudibërësi është paraqitur para një minatori në minierën e vjetër dhe e ka ndihmuar të dalë dhe të shpëtohet në një situatë kritike. Ngjarja i ka emocionuar vendasit. Atëherë ata kanë marrë vendimin për ta shpallur Shën Ivan Rillskin mbrojtës të qytetit të Pernikut dhe të minatorëve. Sipas disa të dhënave, ky shenjtor i nderuar nga ne, bullgarët, ka kaluar përmes këtyre trojeve dhe diçka më tepër, ka jetuar edhe në shpellat afër kodrës mbi qytetin e Pernikut Krakra.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Muzeu i Minierës



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qyteti antik Herakleja Sintika zbulon sekretet e tij

Herakleja Sintika ishte një vendbanim kozmopolit në të cilin bashkëjetuan fise, etnose dhe popuj të ndryshëm. Ai ndodhet në territorin e bashkisë së qytetit Petriç dhe më saktë në rajonin e fshatit Rupite, në afërsi të vullkanit të shuar Kozhuh...

rinovuar më 18-06-11 12.21.MD

Restaurimi i Tombul Xhamisë, ose një histori e shkurtër për tempullin, kohën dhe njerëzit

Shumeni është një qytet i njohur si një nga qendrat e Rilindjes bullgare, të jetës kulturore dhe shpirtërore, ku ende mund të ndihet shpirti i kësaj kohe. Në qoftë se shëtitni në rrugën e kalldrëmit  “Mbreti i Çlirimit” dhe ecni drejt Tombul..

botuar më 18-03-10 10.15.PD

Banesat e neolitit në Stara Zagora – më të vjetrat në Evropë

Banesat e neolitit në Stara Zagora janë një monument i jashtëzakonshëm historik me rëndësi botërore. Ato janë një prej 100 objekteve turistike kombëtare. Në muzeun, që ngrihet mbi vetë zbulimet arkeologjike mirëmbahet temperaturë dhe lagësirë e..

botuar më 18-02-10 10.15.PD