Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bukët e riteve të kushtuara Pashkës së Madhe

БНР Новини
Foto: BGNES

Simitja e Pashkës, Kukulla e Pashkës, Gërshet ...të shumta janë emrat e bukëve të ritit, që përgatiteshin në të kaluarën për festën më të madhe të krishtere – Pashkën e Madhe.

Bukët tradicionale të Pashkës të quajtura kozunak, depërtuan relativisht vonë në traditën bullgare. Fjala “kozunak” mungon në Fjalorin e Gjuhës Bullgare të gjuhëtarit dhe folklorist bullgar Najden Gerov, që u botua në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX. Në vazhdim të dhjetë viteve ky rilindës bullgar regjistroi më se 70 mijë fjalë dhe 10 mijë shprehje popullore, të cilat më vonë mblodhi në pesë vëllime. Studiuesi i traditave bullgare Dimitër Marinov, që punonte aktivisht në fillim të shekullit XX, gjithashtu nuk përmend këtë fjalë në veprat e tij. Në vend të kësaj iu kushton një vëmendje të madhe bukëve tradicionale bullgare të Pashkës. Gjatë bredhjeve të tij nëpër fshatrat bullgare ai përshkroi më se 150  pogaçe të zbukuruara sipas imagjinatës së punueses. Ai bëri shumë fotografi dhe vizatime, ndërsa bukët i mbante në Muzeun Etnografik, drejtor i të cilit ishte vet ai në këtë periudhë. Dimitër Marinovi thekson, se buka e ritit është pjesë e pandarë e të gjitha zakoneve popullore bullgare. Bashkë me verën dhe ujin ajo shoqëron të gjitha kremtet. Për shumicën e festave brumosen bukë speciale. Zbukurimet e tyre kanë një simbolikë të caktuar, në varësi të ritit.

СнимкаPërgatitja më të madhe për Kremten e Pashkës së Madhe kryhet Të Enjten e Madhe. Herët në mëngjes gratë ngjyrosin vezët. “Amviset u dhurojnë vashat dhe nuset nga një vezë e kuqe dhe secila e mban me vete deri Ditën e Pashkës së Madhe, përderisa nuk do të dëgjojë fjalët “Krishti u ngjall!” Mezi atëherë ajo mund të trokasë këtë vezë” – shkruan Dimitër Marinovi. Një nga ritet më thelbësore, që kryhet para brumosjes së bukëve të ritit, njihet si rinovimi i tharmit. Sipas besimeve popullore, shtëpia nuk duhet të mbetet pa tharm, sepse nuk do të ketë bereqet. Ja përse çdo amvise kujdesej që në shtëpi gjithnjë të ketë tharm. Me të brumoseshin si bukët e zakonshëm, ashtu edhe ato të riteve. Të Enjten e Madhe tharmi rinovohej. Ideja ishte, që gjatë tërë vitit, ky tharm të mirëmbahet. Prandaj ndaj këtij tharmi tregohej një kujdes i veçantë. Në të kaluarën riti për rinovimin e tharmit shoqërohej me këngë speciale. Gruaja më e moshuar përzinte pak brumë duke vënë në të barna mjekuese. Kështu i përgatitur tharmi mbulohej për një kohë të caktuar me një copë pëlhure të re.


Kur tharmi fillonte të shtojë vëllimin, domethënë kur fillonte të tharmëtohej, ose kur fillonte procesi i fermentimit, atëherë brumoseshin bukët e ritit. Para se të nisë procesin e brumosjes, amvisja lante duart dhe vishte petka festive. Mielli zgjidhej nga gruri më i mirë i caktuar që gjatë verës. Mielli sitej tri herë dhe pas kësaj  bekohej. Uji për brumin quhet “i heshtur”, sepse është mbajtur në heshtje të plotë në një vedër të pastër.

Emrat e bukëve të Pashkës janë të shumta dhe ngandonjëherë sugjerojnë formën e tyre. Disa prej emrave hasen edhe për bukët u kushtuara festave të tjera. Mirëpo, atë që e dallon bukën e Pashkës nga bukët e tjera festive janë vezët e rregulluara sipër. Zakonisht  ato vihen në mesë të zbukurimeve të ndryshme të punuara prej brumi. Kukulla e Pashkës gatuhet nga një copë brumi i mbështjell disa herë me ana të lakuara përbrenda. Ky lloj buke është për nuset e reja. Për kumbarët gatuhet një bukë tjetër për Pashkët. Ajo është e rrumbullakët me katër ose më shumë vezë të kuqe përmbi. Ndër bukët e ritit i kushtuara Pashkës janë edhe të ashtuquajturat kulaçe të kumbarës  ose bullgarisht kumiçini kolaçi. Ato buka i jepen të së ashtuquajturës “kumica” – një person i ritit pranveror të vashave të quajtur bullgarisht “kumiçene”. Ky rit lidhet me parathëniet dhe namatisjet para martesës së vajzave.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kalorësi djallëzor Shën Theodhori

"Në një rajon të gjerë në Bullgarinë Veriore, kalorësi Shën Theodhor perceptohet si një personazh djallëzor. Përkufizimet popullore për të janë si më poshtë: një shenjtor vampir, përbindësh ose goblin... Ai vizitonte festat e beqarëve, të cilat ishin të..

botuar më 24-03-23 11.05.PD
Foto: Instituti i Etnografisë dhe Folkloristikës me muze në Akademinë Bullgare të Shkencave

Veroret - një simbol i shpresës për gjërat e mira që do të vijnë

Martenica (verorja) është një nga simbolet e Bullgarisë - konsiderohet si një pararojë e pranverës dhe largimit të errësirës. Çdo vit më 1 mars, edhe larg atdheut, ne bullgarët i zbukurojmë të afërmit dhe miqtë tanë me fijet e përdredhura të bardha e të..

botuar më 24-03-01 7.10.PD

Aprillci pret mijëra të ftuar për festën e proshutës dhe rakisë së ngrohtë

Qyteti i vjetër malor i Aprillci pret një nga festivalet më interesante dhe më të shijshme bullgare - Festën e proshutës dhe rakisë së ngrohtë. Në datat 24 dhe 25 shkurt, qyteti malor, i vendosur rrëzë majës së Maragidik, po përgatitet të mirëpresë më..

botuar më 24-02-24 8.10.PD