Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Libri për thesaret në territorin bullgar inkurajon imagjinatën e fëmijëve

БНР Новини

Më 3 prill doli në treg një botim i ri me titullin “Historitë kureshtare të thesareve në Bullgari”. Ai nuk shkencor, por i është adresuar publikut  të fëmijëve dhe për këtë arsye është ilustruar me vizatime të bukura. Libri doli disa ditë para hapjes së ekspozitës së madhe “Epopeja e mbretërve trakë: zbulimet arkeologjike në Bullgari” në Louvre të Parisit.

Gjetja e thesareve nga herë bëhet rastësisht, në situata zbavitëse ose të hidhura. E tillë p.sh. është historia me 13 sendet e arta me peshë të përgjithshme mbi 12 kg, të zbuluar në fshatin Vëllçitrën të Bullgarisë Veriore në vitin 1924. Ja se si fillon kjo histori në librin: “Kishte dikur një derrkuc, i cili në vazhdim të një viti ushqehej nga një tas i madh floriri në moshë 3 600 vjet...” Derrkuci kishte bërë punë të mirë, sepse duke ngrënë e kishte lustruar nga njëra anë tasin dhe kështu u bë e qartë se ena është prej ari. Por disa sende prej thesarit ishin dëmtuar – disa pjesë prej tyre ishin prerë që të shiten me copë. Me gjithë atë, thesari nga Vëllçitrën edhe sot shkëlqen me bukurinë e tij dhe duhet të theksojmë se nuk ka analog në botë.

Снимка“Për çdo fëmijë do të ishte interesante të mësojë këtë histori” – tha për Radio Bullgarinë piktorja Stanka Zheleva, e bija e presidentit të ndjerë bullgar Zheljo Zhelev, e cila është kryetare e Fondacionit “Easyart”. Autorë të tekstit dhe ilustrimeve janë ajo, Nadja Todorova dhe Anelija Pashova. Në libër janë prezantuar disa histori lidhur me zbulimin e thesareve që janë përfshirë në ekspozitën në Paris, ndërsa botimi luksoz i librit në frëngjisht do të shpërndahet në Louvre. “Fëmijët e mi, p.sh., mbetën shume të impresionuar nga të gjitha historitë dhe shfaqen dëshirën t’i shohin të gjitha gjetjet në internet, ato shkaktuan interes të madh dhe emocione të shumta për këtë se në Bullgari ka kaq shume eksponate interesante në muzetë” – shënoi Stanka Zheleva.

Në libër janë përfshirë historitë për 20 thesare dhe monumente të kulturës. Mes tyre janë Varreza trake në Kazanllëk, e cila është përfshirë në listën e UNESKO-s. Gjithashtu, Nekropoli i Varnës nga epoka e halkolitit me arin më të vjetër të punuar në botë, thesaret nga Panagjurishte, Rogozen, Hotnica, Letnica, Sinemorec etj.

СнимкаÇfarë projekte ka realizuar deri tani Fondacioni “Easyart” me fëmijët?

“Ne punojmë prej katër vjetësh. Filluam me projektin “Arti i muzeve për të vegjlit” – thotë Stanka Zheleva. – Dhe ai vazhdon çdo të shtunën me atelie për fëmijët për vizatim në Galerinë Kombëtare të Arteve, nga herë edhe në Galerinë e Arteve të kryeqytetit në varësi nga ekspozita që është vendosur aty. Hyrja është  falas, kemi studentë që ndihmojnë fëmijët në vizatimin. Sigurojmë dhe pajisjet e ndryshme për këto orë të vizatimit. Organizojmë njërin prej festivaleve më të mëdha kulturore-edukuese për fëmijët në Bullgari. Ai startoi në Sofje, pas kësaj vazhdoi edhe në qytete të tjera – Bllagoevgrad, Ruse, Stara Zagora, Burgas, Vraca. Shpresojmë se do të arrijmë tek më shumë fëmijë në gjithë Bullgarinë. Interesi ndaj tij është i madh. Kemi dhe program, i cili quhet “Historia e artit në shkollë”. Në të  studentë nga Akademia e Arteve vizitojnë shkollat dhe tregojnë para fëmijëve historinë botërore të artit, që janë organizuar në tetë orë mësime. Kemi dhe shkollë verore në muzetë me specialistë të tyre. Kështu fëmijët kanë mundësi të njohin muzetë e Sofjes. Kemi gjithashtu dhe muze mobil, i cili udhëton nëpër Bullgarinë dhe në vend fëmijët mund të njihen me historinë e artit, me veprat më interesante në këtë sferë. Tërë veprimtaria jonë është lidhur me programe edukuese dhe kulturore. Mendojmë, se kultura dhe arti ndihmojnë më shumë për rritjen dhe formimin emocional dhe kreativ të fëmijëve.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Ilustrimet janë nga libri “Historitë kureshtare të thesareve në Bullgari”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD