Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Refugjatët në ndihmë të refugjatëve në Sofje

БНР Новини
Foto: crw-bg.org

Refugjatë jo sipas dëshirës së tyre, për të cilët jeta duhet të vazhdojë larg atdheut, pa shtëpi dhe besim në të ardhmen. Është e hidhur historia e secilit prej tyre, që ka kërkuar shpëtim dhe mbrojtje të jetës së familjes së tij në Bullgari. Të dhënat e Agjencisë së Refugjatëve në Sofje janë shqetësuese. Vetëm brenda dy muajve nga fillimi i vitit njerëzit që kanë kërkuar strehim në vendin tonë janë më se 2000 veta. Por më pak se gjysma prej tyre kanë dokumente që të mund të marrin ndihmë nga shteti.

Periudha e vështirë mund të vazhdojë me muaj, gjatë kësaj kohe familjet e porsaardhura jetojnë me ndihmë nga të afërm dhe dhurues. Rrethanat ndërlikohen, nëse pranë kujdeseve për jetesën shtohen edhe shpenzimet për fëmijë të sëmur apo ndonjë pjesëtar tjetër të familjes. Këtë e kanë vënë re vullnetaret pranë Këshillit të grave refugjate në Bullgari dhe organizuan fushatë dhuruese me qëllim që të sigurojnë përkujdesje mjekësore për fëmijët dhe të rinjtë të familjeve që kërkojnë strehim në Sofje. Fillimin e kanë vënë në kohën e panairit bamirës me rastin e Krishtlindjeve, organizuar nga partneret e tyre nga Fondacioni “Klubi Ndërkombëtar i Grave – Sofje”. Shuma e parë e dhuruar arriti tek 50 fëmijët në kryeqytet, ku grupi i refugjatëve është më i madh. Shpresa e grave refugjate në Bullgari është që deri në fund të vitit mjetet të mbulojnë shpenzimet për 150 vizita mjekësore për njerëzit që kanë nevojë më të madhe.

“Mjetet nga shitjet në panairin bamirës të Krishtlindjeve u kthyen në ushqime për foshnjat, por për të siguruar vizita mjekësore dhe medikamente për to, paratë nuk mjaftojnë – rrëfen Linda Auanis, Kryetare e Këshillit Drejtuese të Organizatës së grave refugjate në Bullgari. – Pas mbërritjes në Bullgari, procesi i regjistrimit në sistemin e sigurimeve shëndetësore kërkon se paku 6 muaj. Shpesh herë këto janë familje me fëmijë të vegjël dhe në qoftë se në këtë periudhë foshnja sëmuret ato nuk kanë mundësi për shërbime mjekësore. Pikërisht raste të tilla ne përpiqemi të përfshijmë me anën e donatorëve tanë. Për shkak të barrierës gjuhësore i shoqërojmë deri në zyrat përkatëse dhe i ndihmojmë. Këta nuk janë njerëz që do të merren me veprimtari kriminele, shumë prej tyre marrin ndihmë edhe nga jashtë. Shpesh herë kanë nevojë për konsultime dhe informacion për të drejtat e tyre dhe për rregullimin e çështjeve me banesën dhe jetesën. Tani për tani edhe në Sofje këto familje vështirë gjejnë mjek familjar për fëmijët. Shkaku kryesor është barriera gjuhësore. Me paratë e mbledhura nga dhurimet ne do të paguajmë vizitat mjekësore dhe një përkthyes do të shoqërojë familjet në institucionet shëndetësore. Para disa vitesh në lagjen e kryeqytetit “Ovça kupell”, ku ka shumë imigrantë, nuk kishte asnjë mjek, i cili të kujdeset për ta. Me kalimin e viteve gjërat janë ndryshuar dhe tani në poliklinikën ka doktorë që i ndihmojnë.”

Lufta në vendet arabe nuk dihet kur do të mbarojë, kështu që duhet të jemi gati të ndihmojmë njerëzit që largohen prej tyre, bëjnë apel nga Këshilli i grave refugjate në Bullgari. Sipas mendimit të tyre, bullgarët janë të ndjeshëm ndaj vuajtjes së të tjerëve dhe vet shpesh organizojnë fushata bamirëse. Shuma e parë e destinuar për mjekimin e fëmijëve të refugjatëve në Sofje nuk është e madhe, por ajo përbën fillimin e një partneriteti afatgjatë, ndërsa mjetet do të përdoren në mënyre transparente dhe me synime të qarta. Për këtë na siguron Marija Ilieva, Koordinatore pranë “Klubit Ndërkombëtar të Grave – Sofje”: “Që të jemi të sigurt, se mjetet harxhohen drejtë, fillojmë një fushatë dhuruese me shumë më të vogël ndaj partnerëve tanë të rinj – thotë ajo. – Ky është fillimi, ndërsa fakti, se i mbështesim me ndihmë materiale dhe kontakte, tashmë është shenje, se i besojmë dhe se puna jonë do të ketë zhvillim. Për fat të keq gjatë viteve të fundit shumat e dhuruara nga firma dhe persona fizikë, u ulën ndjeshëm. Kemi në dispozicion më pak mjete dhe synojmë t’i orientojmë ndaj njerëzve që kanë më shumë nevojë. Tashmë kemi grumbulluar eksperiencë dhe shohim në Këshillin e grave refugjate në Bullgari partner të mirë dhe të sigurt.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shumica e të rinjve tashmë e shohin zhvillimin e tyre JO jashtë vendit, por në Bullgari

Një shumicë e konsiderueshme e të rinjve në vendin tonë - 89%, e shohin zhvillimin e tyre në pesë vitet e ardhshme jo jashtë vendit, por në Bullgari, sipas një studimi të ri nga Agjencia e Analizës së Opinionit të Konsumatorëve JTN dhe Platforma..

botuar më 24-08-05 7.15.PD

Bullgarët u bënë zëvendës-kampionët botëror në debatet shkollore

Bullgaria u bë e dyta në debatet shkollore në Kampionatin Botëror në fund të korrikut në Beograd, Serbi. Në turne morën pjesë 68 shtete, përfshirë SHBA-në, Katarin, Kinën. Nxënësit bullgarë tanë mposhtën në debate shtete tradicionalisht të forta,..

botuar më 24-08-04 11.05.PD
Foto: Facebook / „Чудесата на природата: от семе до гора“

Mrekullitë e pyjeve bullgare janë paraqitur në Muzeun Historik Natyror të Çerni Osëm

Ekspozita "Mrekullitë e natyrës: nga fara deri në pyll" do të mund të shihet deri në fund të gushtit në Muzeun Historik Natyror të fshatit të Trojanit Çerni Osëm. Ekspozita paraqet procesin e lindjes së një pylli, bukurinë e pyjeve bullgare dhe..

botuar më 24-08-04 9.55.PD