Ditën e parë pas Pashkëve në fshatin Iganovo shpërtheu njësia e municioneve e Uzinës së Inxhinierisë “Sopot”. Një gjë e ngjashme në të njëjtin vend ndodhi para tri javëve. Të plagosur nuk kishte, vetëm evakuim me ndërhyrjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Shkaqet po zbardhen. Veprimtaria e njësisë së uzinës u ndërpre pikërisht në momentin kur kjo e fundit është duke zbatuar marrëveshje, është duke u rimëkëmbur nga një krizë e gjatë dhe është duke shlyer detyrime të vjetra. Nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar, por për një sërë incidentesh përfshi me viktima, të cilat gjatë nëntorit të vitit të kaluar Radio Bullgaria komentoi si “Një seri e zezë e incidenteve shqetëson shoqërinë bullgare”. Një muaj më vonë mund të shtojmë “dhe po vazhdon të shqetësojë atë”.
Vitet e fundit gjatë çmilitarizimit të municioneve në Bullgari kanë vdekur 19 persona dhe 18 të tjerë ishin plagosur. Shkaqet për incidentet e mëparshme kishin të bënin me jo profesionalizmin e personelit, kontrollin e reduktuar mbi procesin e prodhimit, dhe po ashtu me realizimin e çmilitarizimit nga firmat private dhe jo nga sektori shtetëror ushtarak. Më herët diskutohej gjerësisht kufizimi me ligj i aksesit të firmave private te ky biznes specifik, ndërsa sot qeveria synon të ndalojë importin, çmilitarizimin dhe transportimin e municioneve të vjetra nga vendet e tjera anëtare të BE-së.
Ministria e Ekonomisë, e cila e ka përgjegjësinë për uzinën, nuk komentoi se ka të ngjarë që të jetë faj shkaku i shpërthimit. Por drejtoi vëmendjen te shërbimet speciale të cilat duhej të përgjigjeshin pse brenda një muaji uzina shpërtheu dy herë radhazi. Autoritetet vendore mendojnë se është i dyshimtë fakti se si ashtu baza e prodhimit ka marrë flakë pasi aksesi tek ajo ka qenë i ndaluar për shkak të hetimit të shpërthimit të mëparshëm. Versionin për sabotim nuk e përjashtoi dhe vetë Ministri i Ekonomisë Bozhidar Llukarski. Ndërsa Ministri i Mbrojtjes Nikollaj Nençev bëri me dije se ka marrë një raport ku sugjerohet për sabotim, por nuk do ta komentojë çështjen pa folur së pari Prokuroria.
Shoqëria ka përse të shqetësohet, sepse kontrolli i shtetit në këtë sektor është i dobët dhe askush nuk dënohet. Zakonisht procedurat gjyqësore zgjasin me vite. Masat që ndërmerren pas çdo incidenti mbeten vetëm në letër, derisa po shtohen dëmet për sektorin e industrisë ushtarake, i cili sektor garanton qindra vende pune. Hipoteza për sabotim është më e komentuar se prehja në faktin se kudo në botë incidente të tilla ndodhin dhe nuk ka garanci 100 për qind kur punohet me municione.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vuri në pikëpyetje një nga synimet kryesore të BE-së - parandalimin e një konflikti të ri në..
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një..
Mbrojtja dhe garantimi i të drejtave dhe interesave të qytetarëve bullgarë, personave me identitet bullgar dhe komuniteteve bullgare jashtë vendit..