Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Që nga koha e trakëve deri më sot vera gëzon popullaritet të madh në fshatin Mezek

БНР Новини

Trakët e lashtë, që kanë banuar në trojet tona, kanë lërë trashëgimi, me të cilën sot krenohemi shumë para botës. Një pjesë e kulturës së këtij populli të lashtë është lidhur me verën. Ata kanë besuar se vera është vetë Perëndia, e cila hyn te njeriu dhe zë vendin e “shpirtit” që ka dalë. Supozohet se ata kanë prodhuar verë të dendur dhe aromatike, të ëmbël dhe të fuqishme, duke u përpjekur në këtë mënyrë për ta arritur më shpejt gjendjen hyjnore. Sot mund t’i mbyllim sytë dhe të përfytyrojmë se sa e ëmbël ka qenë vera e trakëve, të cilët kanë banuar rreth fshatit të sotëm Mezek (Bullgari Jugore), ku rakia e rrushit është një pije e preferuar edhe sot e kësaj dite.

Снимка“Sipas burimeve historike grekët dhe romakët kanë pirë disa lloje verërash nga Trakia Jugore – thotë Elena Miteva – drejtoreshë e Muzeut Historik të Bashkisë së Svilengradit. Për pirjen e verës nga udhëheqësit trakë sot marrim informacion nga mbeturinat e gjetura në trojet tona – enë të ndryshme prej qeramike, ritone, kana. Rajoni i Svilengradit, afër të cilit ndodhet fshati Mezek, nuk është analizuar mjaftë mirë në plan arkeologjik, por janë gjetur jo pak enë për verë me dekorata të ndryshme. Këto enë janë dëshmi e padyshimtë e kulturës së popullit të lashtë. Tradita e ruajtur nga e kaluara, është vazhduar nga vendasit që deri më sot e kësaj dite. Në periudhën osmane në qytetin Edrene të Turqisë së sotme u hap kantina e parë e verës. Ky fakt nuk është i rastit, sepse rrushin e prodhuar në Mezek dhe rreth Svilengradit e kanë transportuar në këtë kantinë.”

Sot po të kesh vresht, ose në qoftë se prodhon verë shtëpiake në Mezek, ky është shkas për të qenë krenar, kurse prodhimi i verës është një punë e autoritetshme. Këtë e ripohojnë edhe kantinat e prodhuesit të verës Sasho Karparev. Atje është zemra e tij, si të thuash, kurse vera e Mezekut, sipas tij, është një fuqi natyrore, shëndet dhe frymëzim krijues. Njerëzit nga afër dhe larg vijnë këtu, jo vetëm sepse vera e tij është prodhuar sipas një teknologjie, e cila është shumë afër asaj shtëpiake. E jashtëzakonshme është atmosfera e dhomave ku janë vendosur fuçitë. Sasho i ka pikturuar muret e kantinës si simbole të kohës së grekëve dhe trakëve, të vendosura në trojet bullgare. Gjithçka në kantinën e vogël po prodhohet pa mekanizim, kurse pija e prodhuar është maksimalisht afër natyrës – na siguron pronari i saj.

Снимка“Ideja për t’u marrë me prodhim vere erdhi pasi kisha probleme me zemrën, atëherë isha në moshën 40 vjeçe. Vendosa të mjekohem në mënyrë alternative sipas një recete intuitive. Atëherë për herë të parë prodhova verë. Eksperimenti ishte i suksesshëm. Prodhova 60 litrat e para, kjo më entuziazmoi për të krijuar dhomën e parë, ku të ruhen fuçitë. Në fillim mendoja se në kantinën time do të prodhohet verë që pas 100 vitesh, por gjithçka u zhvillua shumë shpejt. Tani po pres shumë turistë. Nuk prodhoj sasi industriale, por gjatë këtyre 10 viteve të fundit kantina ime u bë objekt me rëndësi të madhe në Mezek. Përveç kësaj, pasi fillova të merrem me prodhim vere u mjekova. Ka njerëz rreth meje nga fshati, të cilët më ndihmojnë në prodhimin e verës. Në fillim fillova me 60 litra, pas kësaj sasia u rrit në 300 litra, pas kësaj në 600 litra, tani sasia është 10 tonë. Kam ndërtuar 4 dhoma, të cilat janë të projektuara për prodhimin e verës sipas traditës së vjetër vendase. Në dallim të industrisë këtu vera nuk filtrohet dhe nuk përdor lëndë artificiale. Përpiqem të prodhoj një produkt maksimalisht natyror, gjë që gjithmonë vlerësohet lartë nga vizituesit.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: mezek.eu



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

fshati Momçillovci

Momçillovci - fshati me 30 kishëza, tërheq pelegrinët nga vendi dhe jashtë

Tridhjetë kishëzat e Momçillovcit janë ndër atraksionet turistike më të vizituara në fshatin në malin e Rodopeve gjatë festave të Pashkëve. Brenda apo jashtë vendit? Rreth 1 milion bullgarë do të udhëtojnë gjatë pushimeve..

botuar më 24-05-04 1.57.MD
Biblioteka Rajonale

Turne verore më këmbë organizohen në qytetin Ruse

Turne pa pagesë më këmbë “Ruse Summer Tour” në anglisht, për mysafirët bullgarë dhe të huaj të qytetit, fillojnë të shtunën, më 4 maj në qytetin danjubian Ruse. Itinerari i tyre përfshin ndërtesat dhe vendet më emblematike në pjesët qendrore të Ruses...

botuar më 24-05-04 7.10.PD

Brenda apo jashtë vendit? Rreth 1 milion bullgarë do të udhëtojnë gjatë pushimeve

Këtë vit moti është në anën e turizmit bullgar! Falë temperaturave të larta, pushimet e fundjavës në male apo në fshat janë “aktivizuar” tashmë që në fillim të prillit. Moti i ngrohtë solli drejt plazhit pushuesit e parë të padurueshëm përgjatë..

botuar më 24-05-02 7.20.PD