Në fillim të javës Ministri i Arsimit prof. Todor Tanev paraqiti para gazetarëve një pjesë të reformave, të cilat ai dhe ekipi i tij janë duke përgatitur. Ndër to është edhe krijimi i sistemit arsimor prej katër shkallësh, sistem ky i cili parashikon hapjen e kolegjeve profesionale integrale. Ato do të vendosin lidhje midis arsimit të mesëm dhe atij të lartë nëpërmjet dy etapave të arsimit. Çdo një etapë do të vazhdojë dy vjet. Ajo e parë siguron shkallën e mjeshtrit, kurse ajo e dytë – diplomën e menaxherit. Kështu nxënësit do të marrin dituri dhe përvojë profesionale, të domosdoshme për realizimin e tyre të ardhshëm. Të rinjtë, të cilët duan ta vazhdojnë arsimin e tyre në universitet, do të mund ta bëjnë këtë pasi japin provimin e detyrueshëm në fund të arsimit të mesëm në gjimnaz. Sipas prof. Tanev të gjithë punonjësit në sferën e arsimit, shkencës dhe tregut të punës duhet t’i bashkojnë përpjekjet e tyre. Kjo do të lejojë regjistrimin e një numri të veçantë nxënësish në specialitetet e veçanta dhe do t’u sigurojë punë të gjithë të diplomuarve. Menjëherë pasi e zuri postin e ministrit të arsimit zoti Tanev shpalli qëllimet e tij kryesore. Një prej tyre është rritja e rolit të arteve në arsimimin dhe edukimin e të rinjve. Le të rikujtojmë se prof. Tanev është bir i kompozitorit të njohur bullgar, i cili është gjithashtu profesor i respektuar në Akademinë Muzikore Kombëtare prof. Tanev. Ja përse një qëndrim i tillë nuk është befasim. Ja se çfarë tjetër tha Ministri para mikrofonit të Radio Bullgarisë:
“Nuk ka dyshim se mësimi i arteve të ndryshme nuk është më pak i rëndësishëm nga disiplinat e tjera. Kjo është një prej pesë detyrave të mia – ta emancipojë artin me sa mundem. Që si nxënës kisha ndjenjën se këndimi (siç unë e quaj këtë lëndë mësimore) ka një rëndësi më të vogël në hierarkinë e specialiteteve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila i “cakton kriteret”. Kjo, kuptohet, nuk është e drejtë. Të gjithë e mësojmë me hollësi fizikën, apo kiminë, pa pasur rëndësi nëse do t’i zgjedhin këto lëndë mësimore si profesione apo jo. Ne duhet të kemi kulturën e njerëzve në Perëndim. Atje në pothuaj çdo një shtëpi ka piano, violinë, ose ndonjë instrument tjetër muzikor. Njerëzit interpretojnë muzikë në mjedisin familjar, pavarësisht nga profesioni i tyre. Jam i bindur se muzika e zhvillon personalitetin. Le të përfytyrojmë një eksperiment psikologjik – një njeri, i cili disponon gjithçka, madje internet, por nuk ka tingull, nuk ka muzikë. Mendoj se ai nuk do mund të jetojë në këtë mënyrë shumë kohë. Le të bëjmë një bilanc – çfarë kemi ne – një territor të vogël gjeografik dhe një shumëllojshmëri shumë të madhe prej intonacionesh më të ndryshme, sikur të jemi një kontinent... Kënga e krahinës së shopëve me diatonikën e saj karakteristike, pranë saj muzika krejt e ndryshme e Krahinës së Pirinit, Krahinës së Rodopeve, të Dobruxhës etj. Ky është një kozmos i tërësishëm prej mendimeve më të ndryshme muzikore të një kombi – të kombit bullgar. Dhe e gjithë kjo ishte zëvendësuar nga e ashtuquajtura “çallga”, një muzikë, e cila nuk është folklorike, të cilën e quajtën “folk”. Po, e di se shumë njerëz fitojnë para nga kjo, por milionë njerëz i humbasin vlerat shpirtërore. Çfarë është më e rëndësishme? Si ministër i arsimit nuk duhet të zhvilloj betejë me çallgën, por desha të ketë më shumë dituri për muzikën.”
Prioritet në punën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është luftimi i dhunës në shkollë, gjë që gjatë viteve të fundit përhapet gjithnjë e më shumë.
“Dhuna duhet të kufizohet sa më shumë, por sikur harrojmë se ajo ka të bëjmë me disa probleme të tjera, jo më pak të rëndësishme. Nuk flasim mjaftë për rrezikun nga droga, e cila bëhet gjithnjë e më e lirë dhe aksesi tek ajo bëhet gjithnjë e më i madh. Prandaj gjatë muajit maj do të mbahet një sërë konferencash shkencore-praktike, të cilat do të zhvillohen me ndihmën e ministrive të ndryshme. Së bashku do të shqyrtojmë se si të mbrojmë jo vetëm territorin e shkollës bullgare, por edhe hapësirën rreth saj. Sa për shkrimin e librave të rinj mësimorë, kjo me të vërtetë është e detyrueshme. Shkrimi i tyre sipas ligjit të tanishëm nuk ka kuptim. Ligji i ri është në lexim të dytë, le të presim pak që të vendosin deputetët se çfarë do të ndodhë me arsimin shkollor dhe parashkollor. Atëherë do të mund të angazhohem me të dhënat më konkrete. Nuk duhet harruar arsimi elektronik, sepse ai fiton një popullaritet gjithnjë e më të madh. Gjysma e fëmijëve mësojnë, domethënë informohen vetë në sajte më të ndryshme, në vend që t’i lexojnë librat. Ata kërkojnë diçka më të shkurtër në rrjet. Nuk ka kontroll mbi informacion dhe me sa ai i përgjigjet së vërtetës. Në këtë drejtim shteti ka borxh si të thuash ndaj shkollës. Metodat interaktive të arsimit, rrjeti i përbashkët informativ duhet të aplikohen sa më shpejt. Jemi dëshmitarë se si Turqia fqinje aplikoi programin “Një tablet për çdo një fëmijë” dhe shënoi një rekord botëror në elektronizimin e procesit arsimor. Nuk jam kundër librave prej letre. Ata do të luajnë gjithmonë rolin e vet dhe nuk janë alternativë e librave elektronikë, ashtu siç televizioni nuk mund të jetë alternativë e teatrit. Mirëpo metodat duhet të modernizohen. Më gëzon shumë fakti se shkollat bullgare jashtë shtetit bëhen gjithnjë e më shumë. Bëjmë çmos që ta lehtësojmë sa më shumë punën e tyre. Dërgojmë manuale, emërojmë mësues, livrojmë mjete financiare. Atje burimet elektronike pa dyshim do të aplikohen dhe për mendimin tim do t’i zgjidhin problemet lidhur me mungesën e librave mësimorë për fëmijët bullgarë jashtë Bullgarisë.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton atlete ikonike femra..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të..
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore -..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe..