Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali i Arteve – “Aprillci Frymëzon 2015”

БНР Новини

Më 9 maj është Dita e Qytetit malor Aprillci. Këtë ditë çdo vit kujtohet  trimëria e atyre, që sakrifikuan jetën për çlirimin e Bullgarisë, gjatë kohës së kryengritjes së prillit të vitit 1876. Dhe megjithëqë kryengritja u shua me gjak, ajo erdhi të tregojë para botës vullnetin e bullgarëve të luftojnë për pavarësinë kombëtare. Atë ditë rikrijohen betejat heroike të zhvilluara aty para aq shumi vitesh. Në vitin 2014 ditët përreth 9 majit u zhvillua për herë të parë Festivali i Arteve “Aprillci Frymëzon”. Organizatore është Bashkia, në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve Figurative të Universitetit “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në qytetin Veliko Tërnovo. Ideja e kësaj veprimtarie është tepër origjinale. Në kuadrin e tri ditëve tre krijues, përfaqësues të arteve të ndryshme – pikturim, skulpturë, muzikë, ftojnë tre kolegë të tyre. Sipas organizatorëve kjo është formula “Tre me tre me tre”.

Docenti Vlladimir Avramov – pedagog në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo është njeri prej themeluesve të festivalit. Ai na tregon disa prej theksave të edicionit të dytë:

“Synimi ynë është që të vazhdojmë atë, që e nisëm vitin e kaluar. E pikërisht të krijojmë një art të inspiruar nga tradita, por me mjete moderne të shprehjes dhe me stilistikë moderne. Nuk bëjmë përgatitje paraprake. Aprillci shtrihet në gjinjtë e malit Ballkаn Qendror. Ky është një rajon piktoresk i cili provokon imagjinatën e krijuesve. Piktorët do të rikrijojnë peizazhet. Dy prej tyre do të krijojnë vepra t’i kushtuara heroikës. Milen Xhanovski do të kompozojë një objekt plastik – një instilacion që do t’u ngjajë zileve bullgare të quajtura “çan”. Ky instalim përbëhet nga pesë zile të mëdha secila me nga 2 metra. Pritet që ai të vihet në urën e madhe gurore të qytetit Aprillci. Gjuhëzat e këtyre zileve të mëdha do të zhyten në ujin e lumit dhe në varësi të rrjedhjes do të nxjerrin tinguj të ndryshëm për nga forca. Një pjesë prej atraksionit do të jetë rregullimi i këtij instalimi. Autori është alpinist.”

Herën e dytë me radhë organizator i krijimtarisë skulpturale është profesori Stefan Ljutakov, udhëheqës i Katedrës “Skulpturë” në Fakultetin e Arteve Figurative të Universitetit në Veliko Tërnovo:

“Vjet krijuam një plastikë tepër interesante – tregon ai. – Ajo në mënyrë të mrekullueshme përshtatet në parkun e qytetit, që frekuentohet si nga banorët vendas, ashtu edhe nga turistët, që vijnë këtu. Pa përgatitje paraprake krijuam dy shpendë të mëdhenj prej metali, materialeve mbeturinore dhe guri. Edhe sivjet do të punojmë në mënyrë spontane, të provokuar nga rrethanat, nga materialet që do të sigurojnë organizatorët. Bashkë me dy studentët e mi – Sergej Pejçinov dhe Krasimir Metodiev do të realizojmë një projekt me përmasa të mëdha. Në të do të përfshihet edhe Krasimir Metodiev, që u prezantua edhe vjet.”

Udhëheqës i projekteve muzikore është Todor Kotopanovi. Bashkë me pianisten Magdalena Vasileva, basi i ri dha një koncert me muzikë klasike më 8 maj. Ditën tjetër për mysafirët një koncert mbajnë formacioni etno xhaz Stojan Jankullov – Stunxhi dhe Zhivko Vasilev trio.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografia është ofruar nga organizatorët



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një kuadr nga filmi

Filmi "Tufa" hap edicionin e 38-të të "Kinomania"

Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..

botuar më 24-11-13 6.25.PD

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” fillon me një theks në Ukrainë

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..

botuar më 24-11-08 6.20.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD