Më 9 maj është Dita e Qytetit malor Aprillci. Këtë ditë çdo vit kujtohet trimëria e atyre, që sakrifikuan jetën për çlirimin e Bullgarisë, gjatë kohës së kryengritjes së prillit të vitit 1876. Dhe megjithëqë kryengritja u shua me gjak, ajo erdhi të tregojë para botës vullnetin e bullgarëve të luftojnë për pavarësinë kombëtare. Atë ditë rikrijohen betejat heroike të zhvilluara aty para aq shumi vitesh. Në vitin 2014 ditët përreth 9 majit u zhvillua për herë të parë Festivali i Arteve “Aprillci Frymëzon”. Organizatore është Bashkia, në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve Figurative të Universitetit “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në qytetin Veliko Tërnovo. Ideja e kësaj veprimtarie është tepër origjinale. Në kuadrin e tri ditëve tre krijues, përfaqësues të arteve të ndryshme – pikturim, skulpturë, muzikë, ftojnë tre kolegë të tyre. Sipas organizatorëve kjo është formula “Tre me tre me tre”.
Docenti Vlladimir Avramov – pedagog në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo është njeri prej themeluesve të festivalit. Ai na tregon disa prej theksave të edicionit të dytë:
“Synimi ynë është që të vazhdojmë atë, që e nisëm vitin e kaluar. E pikërisht të krijojmë një art të inspiruar nga tradita, por me mjete moderne të shprehjes dhe me stilistikë moderne. Nuk bëjmë përgatitje paraprake. Aprillci shtrihet në gjinjtë e malit Ballkаn Qendror. Ky është një rajon piktoresk i cili provokon imagjinatën e krijuesve. Piktorët do të rikrijojnë peizazhet. Dy prej tyre do të krijojnë vepra t’i kushtuara heroikës. Milen Xhanovski do të kompozojë një objekt plastik – një instilacion që do t’u ngjajë zileve bullgare të quajtura “çan”. Ky instalim përbëhet nga pesë zile të mëdha secila me nga 2 metra. Pritet që ai të vihet në urën e madhe gurore të qytetit Aprillci. Gjuhëzat e këtyre zileve të mëdha do të zhyten në ujin e lumit dhe në varësi të rrjedhjes do të nxjerrin tinguj të ndryshëm për nga forca. Një pjesë prej atraksionit do të jetë rregullimi i këtij instalimi. Autori është alpinist.”
Herën e dytë me radhë organizator i krijimtarisë skulpturale është profesori Stefan Ljutakov, udhëheqës i Katedrës “Skulpturë” në Fakultetin e Arteve Figurative të Universitetit në Veliko Tërnovo:
“Vjet krijuam një plastikë tepër interesante – tregon ai. – Ajo në mënyrë të mrekullueshme përshtatet në parkun e qytetit, që frekuentohet si nga banorët vendas, ashtu edhe nga turistët, që vijnë këtu. Pa përgatitje paraprake krijuam dy shpendë të mëdhenj prej metali, materialeve mbeturinore dhe guri. Edhe sivjet do të punojmë në mënyrë spontane, të provokuar nga rrethanat, nga materialet që do të sigurojnë organizatorët. Bashkë me dy studentët e mi – Sergej Pejçinov dhe Krasimir Metodiev do të realizojmë një projekt me përmasa të mëdha. Në të do të përfshihet edhe Krasimir Metodiev, që u prezantua edhe vjet.”
Udhëheqës i projekteve muzikore është Todor Kotopanovi. Bashkë me pianisten Magdalena Vasileva, basi i ri dha një koncert me muzikë klasike më 8 maj. Ditën tjetër për mysafirët një koncert mbajnë formacioni etno xhaz Stojan Jankullov – Stunxhi dhe Zhivko Vasilev trio.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografia është ofruar nga organizatorët
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..