Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas gjurmëve të të rënëve

БНР Новини

Në lidhje me 70-vjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore Agjencia Shtetërore “Arkivat” prezantoi koleksionin e ri digjital. Në të mund të shihen tri ngjarjet e rëndësishme historike: 70-vjetori i konfliktit botëror, 100-vjetori i përfshirjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore dhe 130-vjetori i Luftës Bullgaro-Serbe.

СнимкаPër mendimin e kryetarit të “Arkivave”, Doc. Dr. Mihaill Gruev një problem shumë të madh për historinë bullgare përbën konstatimi i numrit të të rënëve në Luftën e Dytë Botërore.

“Jemi duke konstatuar këtë numër, vë në dukje Doc. Gruev. – Deri tani kemi dëshmi për 12 587 të rënë në konfliktin luftarak. Në Konferencën e Paqes në Paris më 1921 u njoftuan të dhëna për më se 40 mijë të rënë. Shifrat ndryshojnë sepse kategorisë së të zhdukurve i ngjitet po ashtu numri i të plagosurve. Gjë e cila është e palejueshme. Agjencia Shtetërore “Arkivat” është duke punuar mbi numrin e viktimave në periudhën që nga përfshirja e Bullgarisë në Paktin Trepalësh (më 1 mars 1941) deri te kapitullimi i Gjermanisë.”

СнимкаMë 9 shtator 1944 në Bullgari është bërë grusht shteti. Qeveria e atëhershme ka nënshkruar marrëveshjen e armëpushimit me Bashkimin Sovjetik dhe ushtria bullgare ka nisur të luftonte kundër Gjermanisë. “Në periudhën para 9 shtatorit flitet për ushtarë të vdekur bullgarë gjatë aksioneve partizane dhe gjatë bombardimeve armiqësore. Dhe pas kësaj date – për të rënët në luftën kundër Gjermanisë”, sqaron Doc. Dr. Mihaill Gruev.

Agjencia Shtetërore “Arkivat” posedon me lista të ushtarëve gjermanë, të cilët janë qëndruar në spitale ose janë vrarë në linjën greke të mbrojtjes “Metaksas” më 1941. Po ashtu ka lista të ushtarëve sovjetikë, të vdekur në Bullgari. “Koleksioni digjital ofron mundësi për qytetarët bullgarë, të cilët kanë dëshirë të gjejnë gjurmët e gjyshit ose stërgjyshit të tyre. Sajti mundëson po ashtu gjermanët dhe rusët për të parë varrin e ndonjë familjari të tyre, të rënë në Bullgari.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografi: archives.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Blloku i shënimeve të Levskit është një univers - aty zbulohen fytyrat e shumta të Apostullit

Vasill Levski ishte një revolucionar dhe hero kombëtar bullgar që luftoi për çlirimin e Bullgarisë nga Perandoria Osmane. Ai është ideolog, themelues dhe organizator i Organizatës së Brendshme Revolucionare, për të cilën bullgarët mirënjohës e quajnë..

botuar më 25-02-18 7.30.PD

Gjetje antike, zbulime të reja – viti arkeologjik 2024 në Muzeun Historik Kombëtar

Në vitin 2024 Muzeu Historik Kombëtar bëri kërkime mbi 22 objekte arkeologjike. Mbi 1400 artefakte nga parahistoria deri në mesjetë u zbuluan gjatë sezonit, ku më të rëndësishmet u ekspozuan në një ekspozitë speciale "Gjetje antike. Zbulime të reja...

botuar më 25-02-15 8.30.PD

Tempulli i Shën Harallambit në Shablla mban të gjallë besimin e brezave

Çdo vit më 10 shkurt, festa e Shën Harallambit, peshkopit të Magnezisë, kremtohet me solemnitet të veçantë në një qytet të vogël, por të bashkuar në dashurinë e tij për Zotin, në pjesën më veriore të bregdetit tonë të Detit të Zi. Për qytetin Shablla..

botuar më 25-02-10 7.30.PD