Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filmat etnografikë – në kërkim të shumëllojshmërisë kulturore

БНР Новини
Kuadër nga dokumentari i parë bullgar 3D “Hapat në zjarr”
Nga 11 deri më 16 maj 2015 në Sofje është duke u zhvilluar edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Etnografik. Sivjet ai i është kushtuar përvjetorit të 70-të të UNESKO-s dhe përfshirjes së Sofjes në rrjetin e qyteteve botërore të kinemasë. Festivali ka gjithashtu partnerë të rinj, si për shembull Qendra regjionale për ruajtjen e trashëgimisë jomateriale kulturore në Evropën Juglindore nën egjidën e UNESKO-s dhe programi “Kultura” i Bashkisë së Kryeqytetit, të cilat e përkrahin zhvillimin e forumit.

Më shumë hollësi na solli Dimitër Vasilev – etnolog në Institutin për Etnologji dhe Folkloristikë me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave dhe një prej organizatorëve të Festivalit:

“Sivjet jemi në një format pranveror, ky është varianti më i suksesshëm, që të mos dublohet me festivale të tjera në Ballkan. Kemi disa gjëra të reja dhe një prej tyre është Komisioni i Seleksionimit, i organizuar nga tre specialistë, të cilët panë mbi 70 filma. Për fat të keq shumë filma bullgarë mbetën jashtë programit. U seleksionuan 26 vepra, të realizuara në territorin e Evropës Juglindore, por gjithashtu edhe në rajone të tjera të kontinentit, në Afrikë, Amerikë dhe Azi. Këta janë filma të lidhur me rite dhe praktika të ndryshme, me zeje që janë duke u zhdukur. Dokumentari i parë bullgar 3D “Hapat në zjarr” do t’ju bëjë dëshmitarë të një prej zakoneve më karakteristike në Bullgari – bëhet fjalë për të ashtuquajturën “nestinarstvo”, që i ka rrënjat në fshatin e vogël Bëllgari buzë malit Stranxha. Do të mësoni hollësi interesante për nestinaren e njohur, gjyshen Zllata, dhe për magjinë e valles mbi prush. Në një film shumë interesant do të shohim se si një profesor holandez kërkon dhe zbulon gjuhën kapadokiane, e cila është zhdukur që prej shumë kohe. Festivali hapet me një prej tri kontributeve bullgare, të përfshira në Listën Zyrtare të Trashëgimisë Jomateriale Kulturore të Njerëzimit – me Qilimat e Çiprovcit.”

Studiuesit dhe autorët e filmave dokumentarë do të na paraqitin shumëllojshmërinë kulturore, të bashkuar rreth disa temave, si trashëgimia kulturore, migracioni, mjedisi, lidhjet fisnore. Do të kuptojmë se si ndikon globalizimi mbi bashkësitë e zhytura në zemrën e Borneos, ose në Xhunglën e Amazonit, çfarë janë marrëdhëniet familjare në Nepal, ku 68 veta nga grupi etnik taru banojnë nën një çati... Një prej filmave do t’ju tregojë për jetën e përditshme në burgun meksikan për personat minoren. Një dokumentar tjetër do të na tregojë për synetin për femra, që ende praktikohet në Keni ndër vajzat e moshës nga 6 deri më 15 vjeçe. Filmi “Cilat janë këto nëna?” do të na rrëfejë historinë e një prej atyre 5 mijë vajzave në Bullgari – të ashtuquajturat “nënë-fëmijë”, të cilat i rritin fëmijët e tyre, pa pasur shansin e zgjedhjes së lirë në jetë, duke u gjendur në rrethin e mbyllur të analfabetizmit, papunësisë dhe varfërisë.

Vihet një aksent i posaçëm te antropologët vizualë gjermanë. Beate Engelbrecht dhe Rolf Husmann do të ndajnë përvojën e tyre të madhe në krijimin e filmave etnografikë. Janë ftuar miq nga Serbia, Rumania dhe SHBA-ja. Që nga viti 2015 festivali ka karakter konkursi. Më shumë hollësi nga Dimitër Vasilev:

“Çmimi do të dorëzohet nga një juri prej pesë anëtarësh. Kjo është një statujë interesante, vepër e mjeshtrit të talentuar nga Trojani Martin Kirov. Një e treta e filmave të festivalit janë në gjuhën bullgare, sepse kemi qëllim ta tregojmë gjithçka që ndodhet në Bullgari. Filmat nga sfera e antropologjisë vizuale ende janë shumë pak. Por është dukshëm se të rinjtë interesohen dhe e vënë theksin te ky lloj kinemaje.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Bliri i Artë" bashkon 50 filma nga 18 vende në Stara Zagora

Nga data 1 deri më 5 qershor në Stara Zagora po mbahet edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Kinemanë e Re Evropiane “Bliri i Artë”. Do të shfaqen 50 filma nga 18 vende, duke përfshirë filma të regjisorëve Nuri Bilge Ceylan,..

botuar më 24-06-02 7.15.PD

Summer Vibes Festival viziton sërish Vidinin

Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u..

botuar më 24-06-01 7.45.PD

Nënpresidentja Ilijana Jotova kritikoi ngrirjen e ligjeve për kulturën bullgare

Një nga shembujt e shpërfilljes së trashëgimisë kulturore dhe historike nga shteti është shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep (shkrimtar i njohur bullgar – shënimi red.). Nga qershori 2023 ka një vendim të Këshillit të Ministrave që shteti ta..

botuar më 24-05-30 10.12.PD