Në rubrikën javore “80 vjet në 80 javë” do të kujtojmë hapat e parë të një veprimtarie të respektuar dhe të rëndësishme kulturore. Ato janë Festat e Arteve “Apollonija”. Që nga viti 1984 e deri më sot ato mbahen brenda 10 ditëve në fund të verës. Sivjet festivali hapet më 28 gusht. Piktorë, muzikantë, regjisorë, artistë, poetë dhe shkrimtarë takohen në pushimoren bregdetare Sozopoll, që të prezantojnë më të mirën nga prodhimi aktual kulturor.
Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare ruhet një intervistë me themeluesin e festivalit profesorin Dimo Dimov – një violinist të njohur bullgar. Në të ai kujton fillimin:
“Që kur lindi ideja për Festivalin “Apollonija” muzika qëndronte baras të gjitha arteve të tjera. Mendoj, se bëra shumë për muzikën. Ishte tepër mirë, që krijuesit në fushat e ndryshme, sidomos në kohën para ndryshimeve demokratike, kishin mundësi të takohen dhe të komunikojnë, të prezantojnë artet e ndryshme në kuadrin e një forumi të tillë, në të cilin ta ndjejnë veten të çliruar. Nuk e kamë të qartë, në ç’shkallë krijuesit e pranuan këtë aktivitet si një çlirim. Mirëpo, mendoj, se kishte një protestë në kërkimin e kontakteve, në shkëmbimin e ideve, në përjetimin e artit. Sipas meje gjatë të gjitha viteve “Apollonija” arriti të ruajë këtë frymë. Kishte kohë, kur shpirti i lirë ishte nën kapuç dhe ai që guxonte të hapë shishen, fryma që dilte nga brenda ngandonjëherë e asgjësonte. Tani liria e shpirtit është në varësi të vet neve. Prandaj më duket se më lehtë mund të gjejë shfaqjen. Përpiqemi që në kuadrin e festivalit të shfaqin talentin e tyre edhe krijuesit e rinj, që edukohen dhe mësojnë jo vetëm në vend, por edhe jashtë shtetit. Jemi me shpresë, se në këtë dialog të vazhdueshëm lindet bukuria.”
Me një program të pasur vjet u shënua përvjetori i 30-të i Festivalit të Arteve “Apollonija”. Një nga shfaqjet kryesore ishte koncerti i kushtuar këngëtarit të madh bullgar të operës Nikolla Gjuzellev. Pikërisht ai në vitin 1984 hapi Festat e para të Arteve në Amfiteatrin e porsandërtuar në Sozopoll. Atëherë ai e lë si amanet, që krijuesit ta ruajnë këtë veprimtari kulturore.
Në vazhdim të tri dekadave festivali jo vetëm që u ruajt, por ndihmoi për zhvillimin e qytetit Sozopoll. Kështu gjatë viteve ky vendbanim piktoresk bregdetar u shndërrua në një vatër kulturore, në të cilën çdo vit takohen teatri, muzika, letërsia, kinemaja, baleti, artet plastike, arkitektura. Më shumë hollësi sjell drejtoresha artistike e festivalit Margarita Dimitrova:
“Dhe në se para 30 vitesh banorët vendas nuk na pranuan aq mirë, tani mund të them na presin me padurim. Gjatë viteve Sozopolli u kthye në një qendër kulturore dhe turistike dhe mendoj, se “Apollonija” ka një kontribut jo të vogël për këtë. Çdo vit ne përpiqemi të prezantojmë më të mirën.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ky artikull i është kushtuar një prej shkaqeve, të cilat çuan te dorëheqja e qeverisë së kryeministrit Zhan Videnov – falimentimet e bankave. Krahas krizës së bukës, e cila shpërtheu në vitin 1995, vitin tjetër filloi zhvlerësimi i levit dhe..
Data 2 tetor 1996 do të mbahet mend me vrasjen e parë të një kryeministri bullgar, pavarësisht dhe ish, në historinë tonë më të re. Përpara tij të njëjtin fat, por pas një procesi gjyqësor të dirizhuar dhe një dënim me vdekje të paracaktuar, të..
Për herë të parë në rubrikën “80 vjet në 80 javë” do t’u bëjmë pasqyrë ngjarjeve të tri viteve 1995-1997. Kjo pasi qeveria e kryeministrit Zhan Videnov është simptomatike për periudhën e pasuksesshme, në të cilën vazhdojmë të jetojmë edhe më sot. Pasi..