Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Illona – rok interpretuesja e parë bullgare e cila ka depërtuar në Mbretërinë e Bashkuar

Foto: arkiv personal

Përpara më shumë se 10 vjetëve Illona Toteva shkon të jetojë në Britaninë e Madhe bashkë me nënën e vet. Fati i buzëqesh pas një takimi fare të rastit me producentin muzikor dhe kompozitor Toni Mur, i njohur nga “Iron Maiden”.

“E ri zbulova pasionin tim ndaj muzikës kur erdha në Mbretërinë e Bashkuar, prandaj vendosa të mbetem – kujtohet Illona. – Çdo gjë ndryshoi totalisht pasi u njoha me Tonin përpara 4 vjetëve. Do të thosha se, jam e re në industrinë muzikore, sepse këtu ka shumë artistë, të cilët merren të paktën prej 10 vjetëve. Tek unë gjërat rastisën me pak vonesë, sepse mësoja gjermanisht dhe rusisht në universitetin e Londrës dhe pavarësisht se gjithmonë kam kërkuar të merrem me muzikë, kjo ishte ëndrra ime nga e ardhmja e largët. Kur Toni Mur dëgjoj zërin tim, ai zbuloi në të një blendë të pazakonshme. Po kështu i pëlqeu dhe fakti se, vij nga Bullgaria dhe kam rrënjë ruse. Nuk ka shumë interpretues bullgar me një sukses komercial në Angli dhe shpresoj, se kjo do të ndryshojë. Formuam një grup, filluam të shkruajmë këngë, të udhëtojmë dhe të zhvillojmë koncerte. Unë jem krejtësisht autore e teksteve, por krijoj të tilla dhe për interpretuesit e tij. Kryesisht jam shkrimtare e teksteve, dhe pas kësaj jam dhe këngëtare”.

Grupi i Illonës është i përbërë prej pesë vetave dhe mban emrin e saj. Një nga kompozicionet e para, të cilat i krijon me kolegët e vet është “Është viti 1966”. E frymëzuar nga turneu i tyre i parë në Amerikë, kënga bashkon elemente nga muzika, tipike për shtetin Teksas. Teksti përbën tituj nga të gjitha hitet, e krijuara aty gjatë vitit 1966. “Për fatin tonë, njerëz nga Teksasi dhe Florida e dëgjuan këngën dhe vendosën ta përfshijnë në konkurs. Fitoj vendin e parë” – tregon me krenari këngëtarja.

Shija elektrike e Illonës është e formuar nga preferencat e saj të larmishme muzikore. Ajo është fans e madhe e muzikës këntri dhe tregon Shanaja Tuejn për frymëzimin e vet më të fortë artistik. Bullgarja me një guxim të madh hyn dhe në stilet krejtësisht të ndryshme, siç duket nga kënga e saj “Duke lëvizur si një tërësi të tërë”, që fillon me elektro bijt.

“Kryesisht mundohem që muzika ime të jetë në stilin këntri, rok dhe pop – sqaron Illona. – Kështu ndiej se mesazhi im arrin deri tek dëgjuesit. Tingëllimi elektronik nuk është rrugë, në të cilën do të doja të nisem, por po kështu është me rëndësi të jesh i ndryshëm si artist dhe vazhdimisht të eksperimentosh me stilet e ndryshme.”

Pavarësisht se është shumë e re Illona tanimë ka dhe koleksionin e vet prej çasteve të paharrueshme. Gjatë vitit 2012 ajo zhvillon një koncert 45 minutash përpara atletëve nga Olimpiada. Një moment i paharrueshëm në karrierën e interpretueses është koncerti në Hajd Park. Aty zhvillohet një festival i madh i Londrës, i quajtur “Vera e Britanisë”, kurse Ilona dhe grupi i saj ekzekutojnë përpara legjendës Tom Xhouns. Senzacioni bullgar ka pas shpine dy minialbume dhe aktualisht po përgatit diskun e vet debutues. Numri i këngëve në të do të jetë 13, por kur do ta presim mësojmë nga vet këngëtarja:

“Shpresoj që ai të dalë deri në fund të vitit. Deri tani kemi disa këngë në rrjetet sociale. Tani po punojmë mbi incizimet në album, një pjesë nga të cilët do të bëhen në Amerikë. Kjo është numër i posaçëm për mua sepse mendoj se më sjell kësmet. Koncertin e parë e kisha më datë 13 maj, u njoha me producentin tim përsëri në 13. Prandaj vendosa se,kjo sjellë simbolikë për mua dhe ky të jetë numri i këngëve në album.”

Gjatë muajit prill u paraqit incizimi më i ri i Ilonës – “Vendi i bikur”. Fancat do të mund ta dëgjojnë në diskun e ardhshëm, por ja dhe hollësira të tjera:

“Doli në dy versione – të shkurtër dhe pak më të gjatë me instrumental në fund. Në këngë është e parashtruar ideja, se do të qe një gjë e shkëlqyer që ne që të gjithë të jetojmë në një vend të bukur, të quajtur dashuri. Aty nuk ka paragjykime, nuk ka ndarje dhe gjëra, të cilat të na largojnë njëri nga tjetri. Ky është mesazhi i muzikës tonë.”

Vjet Illona dhe grupi i saj kanë qenë miq të posaçëm në festivalin “Zbulimi”. Kjo është edhe një nga pjesëmarrjet të cilat ajo do t’i mbaj mend gjatë. “E ndieja veten shumë mirë, sepse ky ishte koncerti ynë i parë në Bullgari. Shpresoj se së shpejti do të vijmë përsëri, nuk kam durim përsëri të këndoj përpara publikut bullgar”, pohon Illona.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ti më premtove" – një këngë nga Konkursi "Burgas dhe Deti" 2024

Një nga këngët pjesëmarrëse në Konkursin "Burgas dhe Deti" 2024 është "Ti më premtove" në interpretim të Ansamblit Vokal “HighLight”. Në të u mblodhën 20 këngëtarë të rinj të talentuar nga HighLight Singing Academy. Disa prej tyre tashmë janë fitues..

botuar më 24-07-26 2.45.MD

"Nëse telefonon" – një duet i dy interpretuesve të rinj

Dy autorë dhe interpretues të talentuar u bashkuan në një duet. Robi dhe Dara Ekimova krijuan bashkë muzikën dhe tekstin e këngës "Nëse telefonon". Aranzhimin e bënë Robi dhe Martin Nikollov. Robi tregon për krijimin e këngës: "Një mbrëmje i..

botuar më 24-07-25 8.15.PD

Muzikantët e Grupit “Jupiter 7” prezantojnë këngën e tyre më të re

Shtëpia e Kulturës "Sredec" në Sofje shënon 50 vjetorin e saj me një sërë ngjarjesh muzikore nën titullin "Ishulli i Muzikës". Në këtë mënyrë, Shtëpia e Kulturës "Sredec" u jep një skenë profesionistëve të dëshmuar dhe të rinj - këngëtarë dhe..

botuar më 24-07-24 7.35.PD