Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Teodosij Spasov - për ndryshimet në të menduarit, për kufijtë dhe masën artistike

БНР Новини
Foto: Boris Bishkov

E njohin në të gjithë botën, pa një zmadhim. Ka ekzekutuar në kaq projekte prej autori dhe në projekte të tjera të përbashkëta, saqë përmendja e tyre do të kërkojë orë të tëra. Jeta e tij është një gjerdan i përhershëm prej koncerteve, udhëtimeve, miqësive të reja dhe të vjetra muzikore. E gjatë është dhe lista me vendet, në të cilat ka qenë si mik shumë herë me radhë. Thotë se, dhe aty ndihet si në shtëpinë e tij, ka miq, kolegë, adhurues. Për disa dhjetëvjeçarë në skenë Teodosij ka grumbulluar një përvojë të madhe. Përfshi dhe mjeshtërinë të “lëvrojë” shumë shpejt. Ekzekuton folklor, xhaz, uërlld, flamengo, ka koncerte dhe me orkestra simfonike dhe të dhomës. Në prag të 24 majit-festa më e dashur bullgare, bisedojmë për ndryshime në të menduarit të muzikantëve dhe të publikut, për konservatizmin dhe çapkënërinë në art. Fillojmë me pjesën nga albumi “Nëna e tretë” të kitaristëve Vllatko Stefanovski dhe Mirosllav Tadiç, kurse Teodosij është mik-solist.




Gjatë viteve të fundit trioja Stefanovski-Tadiç-Spasov ka një projekt të përbashkët me dirigjentin Kristijan Jarvi, i cili përfshin një orkestër të madhe simfonike. E kanë prezantuar në Londër,Monte Karlo, Lajpcig e të tjera.

“Kjo muzikë gjithmonë ka sukses-tregon Teodosij . Pas çdo një pijes publiku “shpërthen” si në një ndeshje futbolli. Kristijani është një dirigjent shumë atraktiv, një figurë shumë tërheqëse. Ai është eston për nga prejardhja, ka jetuar dhe në Shtetet e Bashkuara. E gjithë familja e tij është e përbërë prej muzikantëve të njohur, por mbase ka frymën më aventureske. Ka bërë prodhime të përbashkëta me Xho Zavinull, me muzikantë arabë. Jam i bindur se duhet të iket nga konservatizmi, nga statikja, që bazohet mbi ndonjë farë dogmash estetike. Bota ndryshon, dhe publiku ndryshon. Bijtbokserët marrin pjesë në programet e orkestrave simfonike, u paraqitën shumë gjëra të reja, lidhur me zhvillimin e teknologjive.

Ka njerëz, të cilët nuk i njohin notat, por krijojnë një muzikë origjinale. Nga ana tjetër janë njerëzit, të cilët i kanë përkushtuar dekada të tëra arsimit të vet profesional. Formohet një ndeshje midis brezave dhe pozitave. Por kjo është interesantja e jetës-e papritura, e cila është në të ardhme.

“Kur qesh në kursin e dytë në shkollën në qytetin Kotell /16 vjeç/, mora vendimin të bëhem një muzikant profesional-vazhdon Teodosij. Atëherë i urova vetes të mund të ekzekutoj me të gjithë muzikantët në botë me këtë instrument të cilin e kisha zgjedhur/ fyelli/. Dhe kjo rastisi gjatë viteve. Aktualisht përzierja e stileve të ndryshme është një tendencë botërore. Unë, kam pasur shansin ta ndiej shumë më herët-akoma në fillim të viteve 80, tani kjo është një valë serioze. Por që të mund të bëhet diçka me vlerë janë të domosdoshme njohuri të thelluara dhe një përvojë shumë të madhe. Kërkohet që me saktësi “të mund të kapësh pikën dhe momentin”, në të cilin përzihen ndikimet, por ti vesh në “dozën” e duhur. Për ndryshe formohet e ashtuquajtura çapkënëri. Për mua nuk ka asgjë më të rrezikshme se kjo. Ajo zhvillohet në të gjitha drejtimet e veprimtarisë njerëzore. Kuptohet se, disa bëjnë biznes nga kjo. Shpesh përfaqësuesit e artit të vërtetë janë të varfër. Por ata krijojnë “shtylla” të vërteta në zhvillimin shpirtëror të njerëzimit. Nganjëherë këto shtylla mbeten të pa ngjitura.”




Mes projekteve ndërkombëtare , të cilat gjatë viteve marrin mishërime të reja është dhe përfshirja e Teodosit në flamengo formacionin e David Penja Dorantes, i cili është mes pianistëve më të njohur në këtë stil. Ka dhe projekt të quajtur, “Vëllazërim”, bashkë me Arkhangjell- një nga zërat drejtuese të flamengos në Spanjë. Rrënjët ballkanase mbledhin bashkërisht muzikantët në “Hemus kolektivin”. Përveç Teodosit në kolektiv janë Bojan Zullfikarpaçish /piano/, Martin Gakonovski /kontrabas/, Kostas Anastasiadis /bateri/.

“Interesantja është se, çdo një prej nesh është “përfshirë” në projekte të ndryshme nëpër botë. Bojani është serb, por është një nga xhaz muzikantët më të njohur në Francë. Martini është nga Shkupi, ka mësuar në Gjermani, jeton në Këln. Kostas/nga Greqia/ vite me radhë ka jetuar në Kaliforni, pas kësaj është kthyer në atdhe. Patëm fatin të ekzekutojmë me të bashkërisht dhe në Sofje, botuam një album me incizim nga koncerti. Quhet “Ikje nga realiteti”. Ky grup e pëlqen folklorin e vet ballkanik dhe e integron me stile moderne, mes të cilave aksenti është mbi xhauin dhe uërlld”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"U përmbys mali" – “Deep Zone Project” u përcjell brezave muzikën e mirë bullgare

Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..

botuar më 24-11-13 8.45.PD

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD