Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Doktor Vladimir Nakov: Njerëzit, të cilët duan t’i vënë fund jetës së tyre, japin sinjale për këtë

БНР Новини
Foto: Stamatina Nikova

Këto ditë në Sofje u zhvillua Festivali i parë i Çokollatës, ku të gjithë vizituesit patën mundësinë për të shijuar aroma dhe shije magjike. Mirëpo, jeta nuk është vetëm ëmbëlsi. Nganjëherë ëmbëlsia sprapset para zemërimit, dëshpërimit dhe ndjenjës se nuk ka nevojë për ne dhe lind ideja për t’i vëmë fund jetës. Tashmë nuk na bëjnë përshtypje titujt në media se diku ndokush i ka vënë fund jetës tokësore. Më 13 maj u zgjuam me lajmin për vetëvrasjet e tri burrave në Sofje vetëm në kuadrin e një nate. Çfarë është dinamika reale e vetëvrasjeve? A ndikon kriza ekonomike mbi numrin e vetëvrasjeve?

Sipas librit “Vetëvrasjet në Bullgari 2009-2013” të Vlladimir Nakovit dhe Toni Donçevës, vendi ynë është me nivel mesatar të vetëvrasjeve në Evropë. Në periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2012 numri i provave për vetëvrasje lëviz nga 2 700 deri më 3 190. Në Bullgari vdekja si rezultat i vetëvrasjeve në periudhën e përmendur tejkalon numrin e viktimave të aksidenteve rrugore dhe zë vendin e tetë ndër shkaqet e vdekjes. “Tendenca në periudhën e shënuar është për rritje të numrit të provave dhe të vetëvrasjeve të realizuara. Motivi financiar zë vendin e pestë me 5-7 për qind prej numrit të përbashkët të motiveve të ndryshme. Zakonisht shkasi për provat për vetëvrasje janë konfliktet në mjedisin makrosocial, domethënë me njerëzit më të afërt”, konkretizon doktor Vlladimir Nakov nga sektori “Shëndeti Psikik” pranë Qendrës Kombëtare të Shëndetit Shoqëror dhe Analizave. Cilat grupe nga popullsia përvijohen si të rrezikshme?

“Në të gjitha rastet – njerëzit, të cilët vuajnë nga sëmundjet psikike. Ky është grupi kryesor i riskut – njerëzit që vuajnë nga depresioni – nënvizon doktor Nakov. – Duke pasur parasysh faktorët demografikë, mosha më e re nga 18 deri më 35 vjeç gjithashtu është e rrezikuar. Vetëvrasjet në këtë grup janë në vend të tretë dhe në vend të katërt si shkaku i vdekjes. Është e rrezikuar edhe mosha mbi 70 vjeç, kur provat përfundojnë me vdekje pothuaj 100 për qind.”

Cilët janë më të prekur, banorët e qyteteve, ose të fshatrave në Bullgari?

“Gjatë vitit 2012 dhe 2013 mbizotërojnë provat në fshatra dhe kjo është e logjikshme, sepse njerëzit atje janë më të vetmuar, infrastruktura është e keqe, si edhe shërbimi mjekësor. Sa i përket ndikimit të krizës ekonomike duhet të shënohet se në periudhën 2009-2013 rajoni i Bullgarisë Veriperëndimore, i cili është më i varfri në vend, nuk zë vendin e parë për nga numri i vrasjeve dhe vetëvrasjeve” – shtoi doktor Nakov. Ai saktësoi se gjatë muajit prill të vitit 2013 u miratua një Program Kombëtar për prevencën e vetëvrasjeve deri në vitin 2018. Veprimtaria e këtij programi filloi që gjatë muajit dhjetor të vitit 2014. Ja se çfarë na tregon doktor Nakov për këtë program:

“Një prej qëllimeve të mëdha sociale të projektit është trajnimi i mjekëve familjarë në diagnostikimin e depresioneve dhe gjendjes së shqetësimit. Pritet që të trajnohen 2000 mjekë, që të mund të fillojë mjekim me medikamente sa më shpejt, po të ketë nevojë për këtë, ose të sëmurët të dërgohen te specialistë të tjerë, të cilët të vendosin se çfarë të jetë mjekimi i tyre.”

Mirëpo, a disponon shteti mekanizma adekuate për prevencën e vetëvrasjeve tani, kur programi bën hapat e tij të parë? Çfarë do të ndodhet praktikisht pas një prove të parealizuar për vetëvrasje?

“Psikiatria në fakt nuk ekziston edhe si shtigje klinike, edhe si konsultime në shtigjet e tjera. Kishte një rast me një pacient, i cili pasi doli nga toksikologia pas një prove të parealizuar për vetëvrasje, kërceu nga një prej kateve të larta të spitalit. Është problem se në spitale nuk ka psikiatri. Mund të ekzistojë emri, por nuk ka lidhje me specialitetet e tjera” – konstatoi bashkëfolësi ynë. Cilat janë shenjat, nga të cilat mund të ndiejmë se njeriu pranë nesh ka vendosur të vetëvritet dhe se ka nevojë për ndihmën tonë?”

“Ka disa shenja, që bëjnë përshtypje – kur ai ndryshon shumë, kur do që të kufizojë kontaktet e veta. Në një moment të tillë ai u vë fund nismave të filluara nga ai. Një pjesë e madhe e njerëzve thonë se kanë probleme dhe se janë duke kërkuar zgjidhjen e tyre. Një pjesë e madhe prej tyre para se të bëjnë provë për vetëvrasje e kanë vizituar mjekun familjar, ose ndonjë specialist nga tërë rrjeti shëndetësor. Pra këta njerëz japin sinjale aktive se duan t’i vënë fund jetës së tyre.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me një “Festë e dinozaurëve për fëmijë ” mbledhin fonde për Qendrën e Shpëtimit të Breshkave

Një shfaqje argëtuese "shkencë" për fëmijët iu kushtohet dinozaurëve. Ajo do të mbahet për një qëllim bamirësie - në mbështetje të Qendrës së Shpëtimit të Breshkave në fshatin Banja pranë zonës së mbrojtur të Detit të Zi Irakli. Kodi i veshjes..

botuar më 24-10-20 9.10.PD

Një spektakël diellor mund të shihet në Observatorin Astronomik të qytetit Kërxhali

Observatori Astronomik me Planetar "Sllavej Zllatev" në qytetin Karxhali hapi "hyrjen e lirë" me rastin e festës së qytetit - 21 tetorit. Nëse moti e lejon, vizitorët mund të vëzhgojnë Diellin dhe njollat ​​e diellit - shpjegon drejtori i..

botuar më 24-10-20 6.15.PD
Në foto (nga e majta në të djathtë): Drejtoresha e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit Rajna Manxhukova, Zdravka Vlladova-Momçeva, Joana Znepollska, Radosllava Nedjallkova, gazetarja Cvetana Paskaleva dhe Nevenka Kostadinova

Radosllava Nedjallkova nga Milano është "Bullgarja e Vitit 2023", auditori nderoi Nevenka Kostadinova nga Serbia

Radosllava Nedjallkova nga Milano u zgjodh "Bullgarja e Vitit 2023" në mesin e 24 bashkatdhetarëve të nominuar nga 19 vende. Dallimi me emrin e Shenjtores Zllata Mëglenska u dorëzua sot në një ceremoni solemne në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare..

botuar më 24-10-18 4.14.MD