Sipas traditës edhe sivjet Festivali ndërkombëtar “Javët muzikore të Sofjes” fillon më 24 maj – Ditën e shkrimit sllav, arsimit dhe kulturës. Programi i edicionit të 46-të përfshin koncerte dhome dhe simfonike, disa vepra muzikore skenike. Do të shënohen përvjetorë të rëndësishëm – 75 vjet nga lindja e kompozitorit bullgar Aleksandër Josifov, 100 vjet nga vdekja e Aleksandër Skrjabininit, 130 vjet nga lindja e Moris Ravelit etj. Ndër aksentët e sivjetshëm janë prezantimet e Valentin Radutiut – violonçel, dhe Evgeni Bozhanovit – piano (më 27 maj), të kuartetit me tela “Harington” nga ShBA (më 10 qershor), të ansamblit të dhomës “Solistët e Sofjes” (më 18 qershor), recitali i pianistes Pllamena Mangova (më 23 qershor) etj. Si zakonisht ngjarjet shoqëruese nuk janë më pak interesante. “Xhazi në fokus” është titulli i ekspozitës së Zafer Galibovit, i cili prezanton fotografi të virtuozit të muzikës xhaz Millço Leviev. Do të zhvillohen konferenca shkencore, seminare. Ndër pjesëmarrësit është kuarteti i telave “Frosh” nga Bullgaria – një nga formacionet më të suksesshme të muzikës dhome.
Nderin të hapë festivalin sivjet e ka filarmonia “Pioner” – një nga formacionet më të vjetra të “Pallatit Kombëtar të Fëmijëve”. Ajo është krijuar në vitin 1946 dhe ka një histori të pasur. Faqet e arta të kësaj historie janë lidhur me udhëheqjen shumëvjeçare të profesorit Vlladi Simeonov. Me këtë dirigjent filarmonia e fëmijëve dhe e të rinjve ka interpretuar në tërë Evropën, Meksikë, ShBA. Në një provë para koncertit të orkestrës në OKB më 1979 vetë Lenard Bërnstejni dirigjoi “Pionerin”, e pas kësaj lëri një autograf me tekst: “Kjo nuk është një orkestër e pionierëve (në kuptim – të adoleshentëve). Kjo është maja e qytetërimit!”
Sot në “Pioner” marrin pjesë nxënës nga Shkolla Muzikore Kombëtare, studentë të Akademisë Muzikore Kombëtare dhe fëmijë nga shkolla të tjera. Me më shumë hollësi për koncertin solemn në sallën “Bullgaria” mësojmë nga dirigjenti i ri Ljubomir Denev – bir, udhëheqësi i orkestrës prej disa vitesh.
„Do të interpretojmë veprat “Improvizacioni dhe Tokata” të Panço Vlladigerovit, “Valle pollovecki” të operës “Princi Igor” të Aleksandër Borodinit, “Nata e majës së lakuriq” të Modest Musorgskit dhe akoma disa vepra të tjera. Aksenti është mbi muzikën sllave – për shkak të datës speciale. Do të bëjmë një premierë botërore të Suitës për piano dhe orkestër simfonike “Atina”. Kompozitori i saj është bullgari Zhan Panajotov, i cili jeton në Gjermani. Flautistja Amanda Nikollova nga filarmonia “Pioner” dhe klarinetisti Rosen Ideallov do të interpretojnë “Tarantela” të Sen-Sansit. Pas këtij koncerti kemi pjesëmarrje dhe në një program të ri, kushtuar përvjetorit të 65-të nga krijimi i Pllatit Kombëtar të Fëmijëve. Gjatë korrikut përsëri do të mbledhin më se 90 muzikantë në Orkestrën Ballkanike të të Rinjve. Koncerti do të zhvillohet në kuadrin e festivalit “Vera e Varnës. Në sajë të kontakteve me shkollat muzikore të qyteteve Nish dhe Selanik vitin e kaluar për herë të parë interpretuam së bashku – përfaqësuesit e tyre, filarmonia “Pioner” dhe nxënësit nga shkolla muzikore e qytetit Plovdiv.
Për mua është një nder i madh dhe një përgjegjësi e posaçme të dirigjojë këtë orkestër, e cila tashmë ka emër të madh që dihet edhe jashtë kufijve të Bullgarisë. Në sajë të fondacionit “Profesori Vlladi Simeonov” dhe të Pallatit Kombëtar të Fëmijëve ne mund të realizojmë projektet tona, të udhëtojmë. Filarmonia “Pioner” është vendi, ku instrumentistët e rinj grumbullojnë përvojë dhe përgatiten për pjesëmarrjen aktive në jetën muzikore të Bullgarisë. ”
„Në koncertin e 24 majit do të marrin pjesë kori “Bodra Smjana”, i cili do të interpretojë “Kimnin e vëllezërve Kirill dhe Metodij”. Ngjarja fillon në orën 12 . Ftojmë të gjithët, që dëshirojnë të festojmë së bashku festën më të ndritshme bullgare. Hyrja është falas – tha Ljubomir Denev – bir.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të..