Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për Jova Jordanovën dhe sistemin e saj origjinal të mësimdhënies

Foto: plovdivmusicschool.wordpress.com

Qindra, bile mijëra janë muzikantët bullgarë, që kanë gjetur realizim jashtë atdheut të tyre në Perëndim dhe në Lindje. Shumë prej tyre prej kohe kanë gjetur vendin e tyre në kulturën e Evropës, SHBA dhe Kanadas, të Japonisë dhe Kores së Jugut. Por sikur më rrallë dëgjojmë për bashkatdhetarë tanë që kanë matur me sukses forcat e tyre me kolegë në Rusi. Ndoshta për këtë është interesante t’ju tregojmë për Jova Jordanovën, e cila ka punuar më se dy dekada në Konservatorin e Moskës dhe në Shkollën qendrore muzikore pranë tij. Gjatë disa vjetëve të fundit ajo udhëton nëpër botë për të prezantuar sistemin e vet të mësimdhënies së violinës.

Gjithçka fillon me “Abetaren për violinë”, botuar në Bullgari. Por njohja dhe mbështetja e parë e fiton në Rusi, ku jeton dhe punon nga viti 1987. U nis bashkë me djalin e vet të talentuar Pavell Minev, të cilin Fondacioni bullgar “Kiril dhe Metodij” e dërgon për të mësuar në Rusi. Në fakt Pavell dhe dëshira e tij që të interpretojë si i rritur janë shkaku kryesor për përpunimin e metodikës së re.

Çfarë është sistemi i ri i përpunuar nga Jova? Të gjithë dinë sa e mërzitshme është të dëgjosh mësimet e para të violinës të ndonjë fëmije. Nevojitet shumë durim deri sa violinistët e vegjël dhe prindërit e tyre t’i afrohen ëndrrës së tyre për interpretime teknike dhe melodike. Metoda e mësimdhënies e përdorur nga Jova u lejon të vegjëlve që shumë shpejtë të përfitojnë aftësi:

Sistemi im për mësimin fillor të violinës daton nga viti 1982. Atëherë djaliimmoriftesë nga ESTA (Asociacioni evropian i pedagogëve të instrumenteve me tela) në Graztë Austrisë të interpretojë parapërfaqësuesve të asociacionit. Kryetar nderi i tij atëherë ishte Jehudi Menuhin. Pasi e dëgjuan, më lutën të bëjë një prezantim të shkurtër për sistemin që kam përdorur të mësimit të tij, qe lejon një fëmijë 8 vjeçare të interpretojë vepra serioze. Nuk i kisha me vete shënimet e mia dhe pedagogia nga Akademia Kombëtare Muzikore prof. Elena Geneva, e cila gjithashtu ishte me ne, tërë natën shkruante pentagrame që të mund të bëjë unë shembujt të notave. Tani, dekada më vonë, udhëtojë nëpër botë dhe prezantoj sistemin tim me klasa mjeshtërore, ligjërata. Tashmë kam qenë në Zvicër, Francë, Bjellorusi, Ukrainë, Maqedoni, Kroaci, Slloveni, Suedi. Shumë energji dhe frymëzim më dhanë klasat mjeshtërore në shumë qytete të Rusisë. Teksti i parë shkollor ishte botuar në Bullgari në vitin 1986. Pas kësaj ai ishte përkthyer në gjermanisht, rusisht, anglisht, kroatisht. Në Rusi kam botuar një seri të re tekstesh, mbi bazën e parimeve të njëjta. Në fillim i shpërndante shtëpia botuese “Muzika”. Pas kësaj ajo lidhi kontratë me shtëpinë botuese të autoritetshme “Peters” dhe tani këto tekste janë në shitje nëpër libraritë muzikore të mbarë Evropës, Amerikës Veriore dhe Jugore. Në Bullgari jam me ftesë të revistës “Art panorama”. Prezantoj një nxënëse time nga Rusia – 8 vjeçaren Katja, me të cilën punoj prej dy vjetësh. Ajo është shumë e talentuar. Prezantoj dhe dy fëmijë nga Shkolla Muzikore në Plovdiv, me të cilët punoj vetëm gjatë verës. Ata tashmë kanë dallime serioze, para pak kohe kanë fituar një konkurs ndërkombëtar në Nju Jork, i cili u jep mundësia të interpretojnë në Carnegie Hall. Gëzohem, se mund të ndihmojë kolegët e mi më të rinj në Bullgari. Kam eksperiencë të gjatë – e kam nisur karrierën time pedagogjike në vitin 1963. Shtëpia botuese bullgare “Lira” publikoi në bullgarisht variantin e ri të abetares.

Jova Jordanova pas Bullgarisë ka disa ftesa për klasa mjeshtërore në rajonin e Ballkanit dhe në Evropë. Vazhdon të krenohet me sukseset e Pavellit, djallit të saj, i cili udhëton në gjithë botën dhe jep koncerte.


Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD