Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 1986 – Si kalon koha e hareshme e fëmijërisë

Viti ishte 1986. Pas një periudhe trevjeçare të xhirimit dhe pas shumë peripecive Televizioni Kombëtar Bullgar filloi të shfaqë filmin me seri “Vasko da Gama nga fshati Rupça. Regjisori Dimitrë Petrov lavdërohej si një mjeshtër i madh në punën me fëmijët, që nuk janë artist profesional. Më parë ai arriti të realizoi filmin “Kapitani” dhe pas kësaj filmat emblematikë për kinemanë bullgare të fëmijëve “Iriqët linden pa gjemba”, “Me fëmijë në det”, “Qen në sirtar”. Në realizimin e këtyre veprave më shpesh ai punonte në partneritet me vëllezërit Mormarevi. Prapa këtij pseudonimi artistik qëndruan Moric Jomtov dhe Marko Stojçev, të cilët rastisi të takohen në vitin 1953 në Radion Kombëtare Bullgare. Atëherë të dy ata punuan në Redaksinë “Transmetime për jashtë”. Pasi formuan tandemin krijues ata nuk kishin ndërmend të shkruajnë për fëmijë. “Kishim interes ndaj problemeve të ditës dhe si humoristë kërkuam fenomenet qesharake në jetë. Mirëpo, një ditë zbuluan, se këndvështrimi i fëmijëve është tepër i përshtatshëm”, kujtojnë më vonë të dy ata. Ishte interesante, që në mënyrë alegorike përmes tematikës fëmijërore të thuhen disa të vërteta për anët e errëta të jetës socialiste të lavdëruar aq shumë nga propaganda. Për shembull inkurajimi i lajkave që nga shkolla nën formën e sjelljes së mirë; lidhjet partiake të prindërve për garantimin e privilegjeve të fëmijëve të mësojnë në gjimnazet elite të mësimdhënies së gjuhëve të huaja e kështu me radhë.

Heronjtë e filmit janë Vasko, Zhenja, Fori dhe bashkënxënësit e tyre të klasës së 7-të të një shkolle në qytetin Varnë. Filmi “Vasko de Gama nga fshati Rupça” përshkruan një verë e paharrueshme plotë hare, argëtime, baste të parealizueshme, konkurrim që rrjedh nga mosha dhe përjetimet e para dashurie. Vasko është një djalë i zgjuar, i ati i të cilit është marinar, ndërsa nëna e tij është me barë me foshnjën e tretë. Ai është tepër i urtë dhe ngandonjëherë shfaq dhelpëri, doemos në se është e vojëshme. Ai bredh andej këndej nëpër rrugët e qytetit Varnë me mikun Zhenja dhe konkurrohet me Forin për dashurinë e vajzës me emrin Tinçeto. Zhenja është një djalë me trup pak të shëndoshur, i ati i të cilit është dirigjent. I ati është fatkeqësia më e madhe e Zhenjës, sepse shpesh e rrah birin me shkopin dirigjues. Përveçse i pëlqen të ha, Zhenja do shëtitjet me Vaskon. Historia e filmit lidhet me një varkë e dëmtuar, të cilën Vasko dhe Zhenja zbulojnë dhe vendosin të meremetojnë. Mirëpo, për këtë nevojiten për para, të cilat i disponon vetëm rivali i Vaskos – Fori. Pajtimi midis djemve zgjatet aq sa të lëshojnë varkën në det. Mirëpo, ajo zhytet për shkak të vrimave të shumta që kishte... Pas kësaj grindjet rilinden.

Që të ngatërrohet edhe më historia, Zhenja vendos të ikë nga i ati tiranik. Që të mos jetë vet në protestën kundër të atit, ai kërkon ndihmën e Vaskos që së bashku të lundrojnë me ndonjë anije. Në anijen “Elena” punojnë i ati i njërit, dhe vëllai i tjetrit. Në çastin vendimtar frika te Zhenja dominon dhe Vasko, me një valixhe në njërën dorë dhe me një kitarë në tjetrën hyri fshehtazi në anijen. Dhe në të vërtetë ai nisi për lundrim. Aventura e djalin përfundon fatbardhë...

Ky film ishte edhe roli i parë i madh i artistit Ivan Llaskin, i cili në atë kohë mësonte në Gjimnazin e Shtatë të kryeqytetit. Për shkak të xhirimit të filmit dy vjet e gjysmë ai nuk e frekuentonte shkollën. Ai është heroi i vetëm nga shumë fëmijët e tjerë që luajtën në këtë film, i cili jo vetëm që vazhdoi karrierën në kinema dhe teatër, por u afirmua si njeri prej artistëve më të kërkuar dhe të preferuar. Rolin e heroit tjetër Fori e rikrijoi Georgi Markovi, i cili mbaroi mjeshtërinë prej operatori në Akademinë Kombëtare të Artit Teatror. Aktualisht ai është një regjisor i njohur, operator dhe fotograf.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vitet 1995-1997: “Dimrat e pakënaqësisë sonë” – 2

Ky artikull i është kushtuar një prej shkaqeve, të cilat çuan te dorëheqja e qeverisë së kryeministrit Zhan Videnov – falimentimet e bankave. Krahas krizës së bukës, e cila shpërtheu në vitin 1995, vitin tjetër filloi zhvlerësimi i levit dhe..

botuar më 15-08-15 12.30.MD

Viti 1996 – Vrasja e Andrej Llukanovit

Data 2 tetor 1996 do të mbahet mend me vrasjen e parë të një kryeministri bullgar, pavarësisht dhe ish, në historinë tonë më të re. Përpara tij të njëjtin fat, por pas një procesi gjyqësor të dirizhuar dhe një dënim me vdekje të paracaktuar, të..

botuar më 15-08-08 11.50.PD

Vitet 1995-1997 – Dimrat e pakënaqësisë sonë – pjesa e parë

Për herë të parë në rubrikën “80 vjet në 80 javë” do t’u bëjmë pasqyrë ngjarjeve të tri viteve 1995-1997. Kjo pasi qeveria e kryeministrit Zhan Videnov është simptomatike për periudhën e pasuksesshme, në të cilën vazhdojmë të jetojmë edhe më sot. Pasi..

botuar më 15-08-01 10.35.PD