Vjara Ivanova është këngëtare, autore e këngëve, pedagoge e muzikës në Gllazgou të Britanisë së Madhe. Tani Vjara është në turne me basistin e grupit “Xhango Ze” – Ivo Nikollov dhe me perkusionistin e grupit “Oratnica” – Bëni. Turneu filloi në Sofje në fund të majit. Tashmë tre muzikantët dhanë koncerte në qytetet më të mëdha të vendit. Gjatë qershorit “Vjara Ivanova trio” do të ketë shfaqje në qytetet Veliko Tërnovo dhe Ruse. Publiku do të dëgjojë nga albumi i dytë i këngëtares. Në të si dhe në albumin e parë u përfshinë vetëm këngë bullgare. Për fillimin e karrierës Vjara Ivanova tregon:
“Që në moshën e adoleshencës fillova të interesohem për kitarën dhe për lidhjet midis muzikës dhe mundësive vokale të njeriut. Kështu fillova të shkruaj tekste, të cilët i shoqërova me akompanjimin e kitarës. Kur mësova në kolegjin në Edinburg u formua grupi “Who’s your mama now”, në të cilin hyra edhe unë. Ishim një formacion internacional. Unë e kompozova muzikën, të cilën e interpretuam. Pasi mësova për një kohë në Edinburg, u transferova në Gllazgou, që të vazhdoj arsimin muzikor. Me grupin mbajmë marrëdhënie të mrekullueshme dhe ndoshta do të punojmë bashkë edhe në të ardhmen.”
“Më pëlqen shumë të punoj me fëmijë, megjithëqë merrem kryesisht me studentë. Kam nxënës edhe nga Bullgaria. Dëshiroj të bëj lidhje midis teorisë dhe praktikës, sepse kjo ndihmon për zotërimin më të mirë të aparatit vokal. Mësojmë të krijojmë muzikë, sepse sipas meje është me rëndësi që njeriu të sillet ndaj zërit si ndaj një instrumenti, domethënë të ketë një qëndrim krijues. Me fëmijët është shumë interesante, sepse ata janë kureshtar dhe sillen me vëmendje të madhe. Mendoj, se mbajmë përgjegjësi për të gjithë fëmijët, jo vetëm për fëmijët tanë. Duhet të kujdesemi për kulturën e tyre dhe për zhvillimin e talenteve të tyre.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ndonëse prej më shumë se 20 vitesh Magdalena Todorova Karamitevajeton me familjen jashtë vendit, kënga popullore bullgare e shoqëron kudo. Ajo është autore e dhjetëra teksteve, të cilat i shndërron në këngë, së bashku me bashkëshortin e saj -..
Një vajzë e re e njohur nga sezoni i fundit i "Zërit të Bullgarisë" - Dani Ilieva - prezantoi këngën e saj të re me titull "A do të puth". Në vitin 2022, vetëm 16 vjeçe, Dani u bë interpretuesja më e re që fitoi "Burgas dhe Deti". Ky nuk ishte çmimi..
Me këngën e tyre “Liruar” Trioja Innerglow ishte ndër finalistët në edicionin e 55-të të sivjetshëm të Konkursit “Pranvera” të BNR-së. Ideja për të lindi më herët dhe duke kuptuar se tingëllon e këndshme, Todor Kovaçev, Petër Zhelev dhe Matej..