Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vjara Ivanova tregon histori të vërteta me humor dhe me pak nostalgji

Foto: arkiv personal

Vjara Ivanova është këngëtare, autore e këngëve, pedagoge e muzikës në Gllazgou të Britanisë së Madhe. Tani Vjara është në turne me basistin e grupit “Xhango Ze” – Ivo Nikollov dhe me perkusionistin e grupit “Oratnica” – Bëni. Turneu filloi në Sofje në fund të majit. Tashmë tre muzikantët dhanë koncerte në qytetet më të mëdha të vendit. Gjatë qershorit “Vjara Ivanova trio” do të ketë shfaqje në qytetet Veliko Tërnovo dhe Ruse. Publiku do të dëgjojë nga albumi i dytë i këngëtares. Në të si dhe në albumin e parë u përfshinë vetëm këngë bullgare. Për fillimin e karrierës Vjara Ivanova tregon:

“Që në moshën e adoleshencës fillova të interesohem për kitarën dhe për lidhjet midis muzikës dhe mundësive vokale të njeriut. Kështu fillova të shkruaj tekste, të cilët i shoqërova me akompanjimin e kitarës. Kur mësova në kolegjin në Edinburg u formua grupi “Who’s your mama now”, në të cilin hyra edhe unë. Ishim një formacion internacional. Unë e kompozova muzikën, të cilën e interpretuam. Pasi mësova për një kohë në Edinburg, u transferova në Gllazgou, që të vazhdoj arsimin muzikor. Me grupin mbajmë marrëdhënie të mrekullueshme dhe ndoshta do të punojmë bashkë edhe në të ardhmen.”

Gjatë vitit 2013 Vjara Ivanova prezantoi albumin “Mjekues”. Versioni i këngës “Gjyshja” u kthye në një hit në platformën muzikore “Soundcloud” dhe u bë kartëvizita e autores. Ja historinë e krijimit të kësaj kënge: “Kisha një fotografi të gjyshes sime, e cila ishte në kuzhinën e shtëpisë sime në Edingburg. Kështu duke parë çdo ditë pamjen e saj kujtova këshilla të ndryshme prej saj. Ajo shfrytëzonte dhe fjalë të ndryshme, të cilat nuk përdoren aq shpesh në të folurin e zakonshëm bullgar. Vendosa, se do të jetë tepër argëtuese, të përfshij një pjesë prej fjalorit të saj në një këngë. Gjysha ime ishte e ndjerë dhe desha, që kënga të jetë një kujtim të bukur për të. Incizova një demo version për afro dy orë dhe pas kësaj e botova në platformën “Soundcloud”. Shumë njerëz në këtë këngë zbuluan gjyshet e tyre dhe kështu u kthyen te fëmijëria.”

Që nga viti 2009 Vjara Ivanova është pedagoge e këndimit, të krijimit të teksteve dhe të teorisë së muzikës në Britaninë e Madhe.

“Më pëlqen shumë të punoj me fëmijë, megjithëqë merrem kryesisht me studentë. Kam nxënës edhe nga Bullgaria. Dëshiroj të bëj lidhje midis teorisë dhe praktikës, sepse kjo ndihmon për zotërimin më të mirë të aparatit vokal. Mësojmë të krijojmë muzikë, sepse sipas meje është me rëndësi që njeriu të sillet ndaj zërit si ndaj një instrumenti, domethënë të ketë një qëndrim krijues. Me fëmijët është shumë interesante, sepse ata janë kureshtar dhe sillen me vëmendje të madhe. Mendoj, se mbajmë përgjegjësi për të gjithë fëmijët, jo vetëm për fëmijët tanë. Duhet të kujdesemi për kulturën e tyre dhe për zhvillimin e talenteve të tyre.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ti më premtove" – një këngë nga Konkursi "Burgas dhe Deti" 2024

Një nga këngët pjesëmarrëse në Konkursin "Burgas dhe Deti" 2024 është "Ti më premtove" në interpretim të Ansamblit Vokal “HighLight”. Në të u mblodhën 20 këngëtarë të rinj të talentuar nga HighLight Singing Academy. Disa prej tyre tashmë janë fitues..

botuar më 24-07-26 2.45.MD

"Nëse telefonon" – një duet i dy interpretuesve të rinj

Dy autorë dhe interpretues të talentuar u bashkuan në një duet. Robi dhe Dara Ekimova krijuan bashkë muzikën dhe tekstin e këngës "Nëse telefonon". Aranzhimin e bënë Robi dhe Martin Nikollov. Robi tregon për krijimin e këngës: "Një mbrëmje i..

botuar më 24-07-25 8.15.PD

Muzikantët e Grupit “Jupiter 7” prezantojnë këngën e tyre më të re

Shtëpia e Kulturës "Sredec" në Sofje shënon 50 vjetorin e saj me një sërë ngjarjesh muzikore nën titullin "Ishulli i Muzikës". Në këtë mënyrë, Shtëpia e Kulturës "Sredec" u jep një skenë profesionistëve të dëshmuar dhe të rinj - këngëtarë dhe..

botuar më 24-07-24 7.35.PD