Më 10 qershor nga ora 20:00 në sallën e kryeqytetit “Bëllgaria” publiku do të marrë pjesë në një koncert, i cili shënon disa ngjarje të rëndësishme. Dy prej tyre janë të lidhura me xhaz muzikantin e madh bullgar Millço Leviev, i cili feston 60 vjet veprimtari artistike. Kjo është paraqitja e tij e fundit në skenën e madhe. Për partnerë të vet në këtë benefist maestroja ka zgjedhur trion “Version Akustik” – Antoni Donçev – piano, Hristo Jocov – bateri dhe Gjeorgji Donçev – kontrabas.
Albumi i mëparshëm i “Versionit Akustik” doli gjatë vitit 1998. I riu do të prezantohet më 10 qershor. Si shënohet ai në biografinë krijuese të formacionit?
“Albumi nga viti 98 dhe projekti i ri tregojnë se çfarë është “Versioni Akustik” në kohë. Më kënaqësia për mua është se, “shpirti për bërjen e muzikës” nuk ka ndryshuar që nga themelimi i grupit gjatë vitit 1984. Sot ne jemi pjekur më tepër, jemi pasuruar. Ai i cili vendos të krahasojë katër albumet e “Versionit Akustik”, menjëherë do të kuptojë se, këta janë muzikantë të njëjtë. Fakti se mbetëm me Antonin bashkë gjatë viteve, për mua po kështu është një arritje e madhe. Pavarësisht nga projektet e shumta dhe të ndryshme, në të cilat merr pjesë secili, drejtimet dhe orbitat muzikore, në të cilat lëvizim, në skenë ne jemi si In dhe Jan. Për ne “Versioni Akustik” mbetet një territor i ruajtur.”
Për miqtë e Radio Bullgarisë Hristo Jocovi ofroi një nga piesat e veta prej autori, të përfshirë në albumin e ri “Apolonia” – interpreton “Versioni Akustik”.
Miqtë dhe adhuruesit do të nderojnë kujtimin e këngëtarit dhe kompozitor të njohur të pop-rokut Georgi Minçev , i cili u largua nga bota jonë 23 vjet më parë. Festivali i muzikës rok dhe blues "Lule për Gosho" zhvillohet më 7 dhe 8 shtator në..
“Mbrëmjet ballkanike” është një nismë që mbahet nga 5 deri më 8 shtator në Pitsbërg të Pensilvanisë, SHBA. Veprimtaria fillon sonte me punëtorinë muzikore "Vallet ballkanike" me udhëheqës Dimitër Hristov. Ditët në vijim - 6 dhe 7 shtator - do të..
Sonte mbyllet sezoni i nëntë i Operës Verore "Skena e Shekujve" 2024, një forum i madh muzikor i Komunës së Veliko Tërnovës. Dy muajt e fundit u ofruan banorëve dhe vizitorëve të kryeqytetit të vjetër bullgar koncerte, shfaqje opere dhe baleti,..
Fyelltari i njohur Teodosij Spasov sot në mbrëmje në Gjenevë të Zvicrës do të mbajë koncertin me titull “Emocionet ballkanike”. Pranë tij në skenë do..