Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sy më sy me mësuesin bullgar

БНР Новини
Foto: BGNES

Shumë shpesh flasim për reformën e vonuar në arsimin bullgar, për problemet e sistemit, të cilat duhet të zgjidhen, që të arrijë arsimi bullgar nivelin e vendeve të përparuara në Evropë. Vendimet për zhvillimin e reformës merren nga pushtetarët, por hapat e vërtetë drejt ndryshimit bëhen nga mësuesit bullgarë. Ata janë njerëz me mundësi modeste materiale, por përgjegjësitë e tyre janë shumë. Shoqëria jonë kërkon nga mësuesit për t’i edukuar fëmijët e saj dhe me sjelljen e tyre të jenë shembull. Ata duhet t’i japin mësimet në mënyrë të tillë që të tërheqin vëmendjen e fëmijëve, kurse jashtë orëve të mësimit mësuesit duhet të jenë psikologë dhe këshilltarë, administratorë dhe në të njëjtën kohë konsulentë në marrëdhëniet e nxënësve.

Madje pas përfundimit të ditës së punës, mësuesit mbeten të angazhuar me çështjet e klasës dhe të shkollës. Shumë shpesh prindërit i marrin në telefon, që të kërkojnë informacion dhe të sqarojnë kazuse të ndryshme, të shkaktuara në shkollë. Më shumë janë pyetjet për karakterin subjektiv të notës së vendosur nga mësuesi. Gjithmonë ka të pakënaqur dhe shumë shpesh prindërit mendojnë se fajtori për këtë është mësuesi. “Në fillim të shekullit të XXI-të shkolla bullgare po aplikon shumë prej risive të fundit në ndihmë të nxënësve, por nuk është sqaruar se pse në sfondin e modernizimit teknik rritet agresioni drejtuar mësuesve bullgarë” – thonë nga sindikata e mësuesve. Mësuesit jo një herë e kanë ngritur çështjen e përpunimit të një ligji preciz në mbrojtje të mësuesit. Sipas statistikës afro gjysma prej tyre janë dëmtuar në zbatimin e detyrimeve të tyre të punës. Është shqetësues fakti se ndër sulmuesit ka prindër, të cilët përdorin forcën e ashpër që ta detyrojnë mësuesin për t’i vlerësuar lart dituritë e fëmijëve të tyre.

“Puna jonë shumë shpesh nënvlerësohet”, shënojnë mësuesit. Sipas tyre mendimi i përhapur se kanë pushime të gjata verore është i gabuar. Atëherë mësuesi viziton kurse kualifikimi, kurse pushimet nuk janë të mjaftueshme, që të çlirohet njeriu nga stresi i punës.

“Sigurisht që është shumë lehtë të jesh mësues në klasat e para. Fëmijët e vegjël janë shumë të mirë dhe të dëgjueshëm” – ky mendim i njerëzve jashtë profesionit gjithashtu është shumë larg së vërtetës. E përgënjeshtrojnë fjalët e Bojana Jovçevës, mësuese në klasat e para me praktikë shumëvjeçare në Shkollën e Parë të Kryeqytetit.

“Në shkollë ka shumë dinamikë, gjithçka ndryshon. Mjetet e reja të komunikacionit i ndihmojnë nxënësit në procesin e mësimit, por vetëm në qoftë se ruhet masa. Teknologjitë nuk mund ta zëvendësojnë komunikimin midis njerëzve dhe praninë e mësuesit në arsim. Teknologjitë e ndryshuan edhe komunikimin në familje. Fëmijët e vegjël ulen para kompjuterit dhe harrojnë se rreth tyre janë moshatarët dhe prindërit. Çështja është a do të lejojmë ne që ata të kalojnë kohën e tyre në internet. Shumë shpesh flitet për ligjin për mbrojtjen e mësuesit nga agresioni në shkollë. Sipas meje ai është vonuar, sepse puna e mësuesit është e ngarkuar për shkak të reaksioneve nga ana e prindërve. Po jetojmë në një shoqëri, ku në plan të parë është problemi i mbijetesës fizike të familjes. Këto shqetësime e forcojnë agresionin ndër prindërit dhe ai ndikon mbi fëmijët e tyre. Shumë shpesh fëmijët e kopjojnë sjelljen e prindërve dhe sillen si të moshuar të vrenjtur. Bën përshtypje se prindërit e sotëm nuk janë përgatitur për rolin e tyre të ri, domethënë të jenë edukues të fëmijëve të tyre. Që shumë të vegjël fëmijët dërgohen në kopshtin e fëmijëve, pastaj – në shkollë, por institucionet nuk mund të zëvendësojnë vëmendjen dhe edukimin në familje. Po vëzhgoj dhe gabime të tjera. Shumë shpesh prindërit, duke u përpjekur për ta mbrojtur fëmijën e vet, janë të gatshëm të kritikojnë dhe të akuzojnë të tjerët, kur të ketë konflikt në komunikimin midis fëmijëve. Mungon toleranca në marrëdhënie, gjë që automatikisht transferohet edhe në klasë dhe e vështirëson punën e mësuesit.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD