Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vdiq legjenda e muzikës së lehtë bullgare – Boris Guxhunov

Foto: BTA

Në moshë 74 vjeç ndërroi jetën këngëtari i madh i muzikës së lehtë bullgare Boris Guxhunov. “Tom Jonesi bullgar”, siç ishte njohur ai lindi në qytetin Pazardhik (Bullgari Jugore). Mbaroi Institutin e Lart të Artit Teatral “Krëstju Sarafov” dhe njëkohësisht Shkollën për interpretues të muzikës së lehtë pranë Radios Kombëtare Bullgare. Për një periudhë të shkurtër punoi me një nga grupet e para të muzikës rok tek ne – “Byzylykët e argjendtë”. Më vonë u bë solisti i orkestrës “Sofja”. Bëri shumë turne në Evropë, Azi, Amerikën Jugore, Afrikën Veriore. Ai ishte autor i disa prej teksteve të këngëve të veta.

Momenti i kthesës i jetës së Boris Guxhunovit ishte 21dhjetor 1971, kur këngëtari ishte ndër pak të mbijetuarit e një aksidenti me avion në aeroportin e Sofjes. Atëherë vdiqën shumë kolegë të tij. Për një periudhë të gjatë pas kësaj ai evitonte shfaqjet skenike. Në vitet e 90 të shekullit të kaluar ai, bashkë me Borisllav Grënçarovin dhe Bojan Iavnovin krijuan trion “BoBoBo”, e cila kishte një sukses të madh. Në vitin 1998 interpretuesi mori dekoratën e madhe të festivalit ndërkombëtar për muzikë zbavitëse “Orfeu i artë” për kreativitetin e tij të përgjithshëm. Në vitin 2003 doli CD me këngët më të mira të Boris Guxhunovit, në vitin 2009 kolegët e tij organizuan për të një koncert të madh.

U preftë në paqe!

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Orkestra Popullore e BNR mbyll sezonin me një produksion të ri dhe solistë të ndritur

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Dimitër Hristov mbyll sezonin sonte /20 qershor/ me një koncert në të cilin do të tingëllojnë vetëm titujt premierë. Programi përfshin 17 pjesë të reja dhe aranzhime..

botuar më 24-06-20 6.15.PD

Ljubo Kirov fillon verën me një këngë dhe album të ri - "Zemra e re"

Ljubo Kirov është ndër yjet e muzikës bullgare që kanë mbushur sallat më të mëdha gjatë viteve të fundit. Çdo këngë e tij e re emocionon publikun, i cili ka një arsye të re gëzimi – tashmë është gati albumi i ri i këngëtarit, “Zemra e re”. Në..

botuar më 24-06-19 1.25.MD
Foto: Shkolla Korale Shpirtërore pranë tempullit

Në Sofje nis Festivali i parë i Muzikës Shpirtërore Korale

Në ditët para festës së madhe të krishterë të Rrëshajave, tempulli "Shën Sofja - Urtësia e Zotit" pret edicionin e parë të Festivalit të Muzikës Shpirtërore Korale "Trisvjatuju pesn" ("Трисвятую песнь") nga 19 deri më 23 qershor. Organizatorë janë..

botuar më 24-06-19 6.10.PD