Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dy premierat e artistëve të rinj nga qyteti i Shumenit

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Në qytetin ku për herë të parë në historinë e re bullgare është mbajtur koncert zyrtar, pra në Shumen të Bullgarisë Verilindore, u dhanë dy premiera. Këto janë “Klasa fluturuese” dhe “Apartamenti №7”. Znj. Diana Koleva, udhëheqëse e formacionit vokalo-teatral, rrëfen më hollësisht për ngjarjet kulturore në qytet.

“Klasa fluturuese” është një adaptim autorial bazuar në romanin për fëmijë me të njëjtin titull të Erich Kastner-it. Ngjarja në spektakël, si dhe në libër, ndodh në një konvikt ku fëmijët nuk mund të komunikojnë me prindërit e vetë. Origjinalja përshkruan periudhën e fillimit të 30-ës së shekullit të XX-të. Ndryshimet që sjell spektakli janë bërë ashtu që fëmijët bashkëkohorë të kuptojnë mesazhin e veprës. Zhanri është komedi. Spektakli tjetër “Apartamenti №7 ” është po ashtu komedi. Atë e kanë shfaqur në skenë nxënësit më të mëdhenj të trupës. Mesazhi i cili përcillet është se jo paraja është gjëja më e rëndësishme në jetë dhe se njerëzit duhet të realizojnë ëndrrat e veta. Në këtë spektakël po ashtu qëndron problemi për prindërit të cilët nuk i lenë fëmijët që të marrin vendime individuale. Muzika e spektaklit është i nxënësit Kamen Kolev, ndërsa koreografia – e nxënëses Katja Dobreva”.

Trupa është formuar para 20 vitesh në Gjimnazin e Gjuhëve të Huaja “Nikola Vapcarov” në qytetin e Shumenit. Nën udhëheqjen e znj. Diana Koleva ky formacion ka marrë pjesë në shumë konkurse kombëtare dhe jashtë vendit, ka merituar çmimet e para në Bullgari dhe Rumani. Me kalimin e kohës trupa artistike është kthyer në një formacion vokalo-teatral pranë Shkollës së Arteve “Atanas Stojanov”. Fëmijët korrin sukses pas suksesi në festivale të ndryshme. Në një festival ndërkombëtar të trupave-amatore në qytetin Pleven të Bullgarisë Veriore trupa u selektua ndër 100 pjesëmarrësit nga mbarë bota, pasi në skenë kishte dhënë një spektakël në gjuhën gjermane. Në Poloni formacioni vokalo-teatral është përzgjedhur mes më të mirëve pasi kishte dhënë një shfaqje autoriale në gjuhën angleze. Dy vitet e fundit numri i pjesëmarrësve është rritur ndjeshëm. Janë shtuar dhe po ashtu projektet. Nxënësit kryesisht punojnë mbi pjesë autoriale. Qëllimi i udhëheqëses është që fëmijët të bëhen krijues jo vetëm interpretues. Në këtë lidhje ata shkruajnë tekste, i selektojnë rrobat për shfaqjet, dhe i bëjnë dekoret dhe jo më pak kompozojnë muzikën e shfaqjeve të tyre.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zhivko Sedllarski

“Zonjat e çelikut” të skulptorit me famë botërore Zhivko Sedllarski parakalojnë edhe në Bullgari

Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..

botuar më 24-09-21 9.25.PD

Varna pret Festivalin e Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë"

Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..

botuar më 24-09-19 1.54.MD

Bullgaria është pjesë e bienales botërore për krijimtarinë dhe zejtarinë "Homo Faber" në Venecia

Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..

botuar më 24-09-18 7.30.PD