Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Cvetelina Romantika” – simbol dhe kauzë

БНР Новини
Foto: BTA

Për herë të parë që prej katër vjetëve e këtej statistika tmerruese tregon një shtim të menjëhershëm të numrin të të vrarëve nëpër rrugët e Bullgarisë, ku pjesa dërmuese janë në moshë midis 16 dhe 30 vjeç. Gjatë vitit të kaluar gjatë 7003 incidenteve të rënda kanë vdekur 655 veta, derisa gjatë vitit 2013 numri i tyre është 510, kurse gjatë vitit 2012 ata janë 599. Të plagosurit janë mijëra. Studentët Vlladi, Niki dhe Cveti janë mes këtyre viktimave... Katastrofa vdekjeprurëse ishte shkaktuar nga një djalë 30 vjeçar, pa patentë, pa një arsim tetëvjeçar, me 90 çështje të papërfunduara, me 12 dënime.

Vlladi dhe Niki vdesin në vend, Ivani është i plagosur, por shpëton, kurse Cveti 82 ditë lufton për jetën e vet në reanimimin e spitalit të qytetit Pleven. Spitali shërben 1 400 000 mijë veta – në Bullgarinë Qendrore dhe Veriore, si dhe trafikun midis Rumanisë, Sofjes dhe Greqisë.

Përpara një viti, shokët e fëmijëve të vdekur organizojnë në Facebook fushatë për mbledhjen e mjeteve... Valja Tasllakova, nënë e Cvetit gjeti forca që të na tregojë për disa momente:

“Njerëzit filluan të dhurojnë para dhe për 2 muaj mblodhën mbi 130 mijë leva, dhurime prej njerëzve , fëmijë, organizata, mjete tona...Dhe kështu ne retrofittinguam repartin e reanimimit. Shtretërit me të cilat dispononin nuk qenë të përshtatura për fotografi të rëntgenit, blemë të tilla të cilët ekzistojnë vetëm në Pirogov, pas meremetimit të cilin e bëri shteti. U blenë monitorë për ndjekjen e funksioneve jetike dhe aparatura të tjera specifike. Mjekët na bindën se, vdekjet nga 10 deri më 4 veta, tani janë pakësuar në 2 nga 10 veta në sajë të aparaturës me të cilën punojnë. Por e gjithë kjo u bë e mundshme në sajë të njerëzve, të cilët nuk janë indiferent ndaj asaj që ka ngjarë. Kjo qe beteja me pasojat.”

Nëna e Vlladit, Galja Goranova si dhe Valja Taskallova janë juriste. Me ndihmën e kolegëve të vet nga Gjykata e Qarkut të qytetit Pleven përgatisin ndryshime ligjore në Kodin Penal në tekstet për aksidentet rrugore. Mjerisht dorëheqja e kabinetit Oresharski e shtyu pranimin e projektligjit, i cili tani është futur përsëri. Votimi i tij është akoma në pritje. Të dyja nënat iniciojnë “Bashkimin Drejtësi”, me të cilën t’u ndihmojnë të rinjve të aksidentuar gjatë katastrofave dhe aksidenteve rrugore. Ja se që ku vijnë një pjesë nga mjetet... “Merrem me rritjen e trëndafilave dhe vendosa të shkruar letër njërit prej prodhuesve botëror të trëndafilave me një histori 200 vjeçare, firma “Meilland”. Ju tregova për incidentin, për dashurinë midis Cvetit dhe Vlladit... Pas një muaji mora përgjigje se një lloj trëndafili do të emërohet Cvetelina. Aji është në formë shkurre, hibrid çaji, e përshtatur posaçërisht për klimën tonë, me shumë lule, të cilat janë të kuqe të errëta me mbi 85 fletëve. Deri tani janë shitur mijëra gonxhe , kemi të drejtë sipas marrëveshjes ta shpërndajmë 5 vjet dhe 1 euro nga çmimi i saj kthehet për bamirësi dhe ndihmë të aksidentuarve rrugore.”

Kryeparlamentarja Cecka Caçeva, Valja Tasllakova, Galja Goranova dhe Kryetari i qytetit të Pllevenit Dimitër Stojkov gjatë ceremonisëMë 13 qershor në qytetin Pleven u zhvillua ceremonia mbi emërimin zyrtar të trëndafilit. Për herë të parë një prodhues botëror emëron një varietet lulesh me emrin e bullgares së re, por mjerisht pas vdekjes. Morën pjesë Kryetari i Kuvendit Popullor, kryetari i bashkisë së qytetit dhe njerëz të zakonshëm të ardhur nga i gjithë vendi, të cilët janë të ndjeshëm ndaj kësaj tragjedie.

Familja DeviarMori pjesë dhe zoti Gi Deviar, drejtor i përgjithshëm i firmës “Meilland” – Francë: “Erdhëm në Bullgari, sepse një nga trëndafilat tona ishte zgjedhur të emërohet “Cvetelina Romantika” në kujtesë të këtyre njerëzve të rinj, të vrarë në mënyrë tragjike gjatë një katastrofe me automobil. Për ne qe nder ti japim emër këtij varieteti trëndafili, dhe shpresojmë me këtë gjest të mund të paktën për pak të pakësojmë brengën dhe vuajtjen e prindërve. Shpresojmë që ky trëndafil të jetë një simbol për luftë kundër aksidenteve rrugore. Pasioni ynë është të krijojmë varietete gjithnjë e më interesante dhe të bukura dhe jemi krenar se, trëndafili do të shërbejë për një kauzë bamirësie. Kurse kjo na motivon të punojmë gjithnjë e më mirë e me këmbëngulje më të madhe.”

Më 15 qershor Gjykata e Qarkut e qytetit Lloveç shpalli dënimin kundër Hjuriet Sjulejmanovit. Ai është dënuar me afatin maksimal mbi akuzën e ngritur – 15 vjet. Por ai prej kohe ka ikur nga Bullgaria...

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cilat janë kushtet që të huajt të përfitojnë kujdes shëndetësor në Bullgari?

Në rreshtat e mëposhtëm, Radio Bullgaria do t'ju tregojë shkurtimisht kushtet të cilat shtetasit e huaj duhet të plotësojnë, që të përdorin ndihmën mjekësore në Bullgari nëse është e nevojshme. Cilët të huaj kanë të drejtë të përfitojnë nga..

botuar më 24-07-06 10.30.PD

Java e kinologjisë në Burgas

Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga Unioni Republikan Bullgar i Kinologjisë, së bashku me Bashkinë. Forumi ndërkombëtar përfshin..

botuar më 24-07-06 9.10.PD

"Trabant Fest" në Tetevenin Ballkanik

Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..

botuar më 24-07-06 8.05.PD