Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Teatri folklorik “Najden Kirov” shënon përvjetorin e vet të 55-të me një varg koncertesh

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Teatrit folklorik i vallëzimit “Najden Kirov” është krijuar gjatë vitit 1960 nga koreografi i njohur bullgar Ivan Donev, i cili mbeti udhëheqësi kryesor artistik deri në fund të jetës së tij. Trashëgimtar i tij në drejtimin e grupit është djali i tij Kamen Donev – një aktor i njohur, nxënës i shkollës së vallëzimit të ansamblit. Teatri folklorik bashkon disa formacione – një grup vallëzimi të koncerteve, një kor popullor të grave, një grup të fëmijëve dhe orkestër profesional popullor.

СнимкаTeatri folklorik është i njohur jo vetëm në Bullgari. Ai ka qenë për vizita në të gjithë Evropën – në Francë, Zvicër, Itali, Gjermani e vende të tjera. Merr pjesë aktive dhe në jetën kulturore të qytetit dhe në qytezat e tjera të afërta.

Najden Kirov, emrin e të cilit e mban grupi, ka qenë një avokat i njohur, intelektual, patriot, i cili ka qenë i vrarë në luftën çlirimtare Ruso-turke gjatë vitit 1878. Përpara viteve, në emër të tij emërojnë dhe një uzinë në qytetin Ruse, i cili nga ana e vet i ofron mundësi Ivan Donevit të formojë ansamblin folklorik. Sot koreografë të “Najden Kirovit” janë Moniella Dobreva dhe Radko Prokopiev. Koreografi i përgjithshëm është Bogdan Donev, nga i cili mësojmë për shfaqjet e grupit, kushtuar 55 vjetorit të tij.

“E filluam vitin me shfaqje të cilën e bëmë bashkërisht me teatrin Dramatik “Sava Ognjanov” në qytetin Ruse. Ajo është me motive nga romani i Jordan Jovkovit “Shibill” dhe përbën një simbiozë midis valles dhe teatrit. Regjisor është Orlin Djakov, drejtor i teatrit, unë jam koreograf. U munduam të bashkojmë të dyja grupet. Valltarët kanë replika, aktorët vallëzojnë. Për mua kjo qe një detyrë shumë serioze. Në shfaqje vallëzimet janë përgjithësisht rreth 40 minuta dhe i janë të nënshtruar zhvillimit të temës bazë. Në mesin e muajit qershor kishim dhe 3 koncerte, në të cilat zyrtarisht shënuam përvjetorin tonë. Krahas me shembujt nga repertori klasik prezantuam 3 vallëzime të reja dhe 1 pjesë vokale-instrumentale. Në qoftë se duhet të kthehemi mbrapa, mbase nuk do të mund të përcaktojë momentet më të rëndësishme nga historia e teatrit Folklorik të vallëzimit. Por patjetër duhet të nënvizojë kontributin e madh të Ivan Donevit, i cili jo vetëm që ka themeluar dhe formuar ansamblin, por dhe e ka ngritur në një nivel të tillë, të cilin ne mundohemi ta mbajmë dhe deri më sot. Unë jam në ansambël që nga viti 1991. Kam punuar dhe si ndihmës i zotit Donev që nga viti 2001 deri në vitin 2011. Mësova shumë prej tij. Ai është një nga krijuesit më të qartë të kohës së vet. Qe njeri me një përmbushje të pashtershme krijuese. Krahas me shfaqjet e tij, në programet e koncerteve përfshijmë dhe krijime të reja. Në vargun, kushtuar jubileut prezantuam 3 vallëzime të reja dhe një pijes vokale-instrumentale.”

СнимкаGjatë ditëve të afërta Teatri Folklorik i vallëzimit “Najden  Kirov” do të marrë pjesë në disa ngjarje nga kalendari kulturor i qytetit Ruse. Pas kësaj po fillon një përgatitje për turne në Belgjikë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kënga më e re e muzikantit Todor Gaxhallov

I riu Todor Gaxhallov merret me muzikë që në moshën 5 vjeçare, kur filloi të luante piano dhe të këndonte. Shkollimin e vazhdoi në shkollën e muzikës në Plovdiv dhe pas kësaj edhe në akademinë e muzikës në Sofje. Që në moshë të re merrte pjesë..

botuar më 24-09-19 7.25.PD

"E gjalle"

Një nga grupet më të njohura në vendin tonë me një nga vokalistet më interesante dhe magnetike – “Kerana dhe kozmonautët” - i shton një yjësi të re kozmosit të tij muzikor. Më 19 shtator, në Sofje, muzikantët do të prezantojnë me një koncert..

botuar më 24-09-18 6.10.PD
Bogdana Karadoçeva

Në Ditën e Sofjes – me dashuri ndaj saj

Më 17 shtator Kisha Ortodokse Bullgare kremton dëshmoret e shenjta Sofia, Vjara, Nadezhda dhe Ljubov . Në këtë ditë shënojmë edhe festën e kryeqytetit tonë Sofje – një qytet i lashtë me histori mijëvjeçare. Kryeqyteti i Bullgarisë - Sofja..

botuar më 24-09-17 6.10.PD