Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me shpresë për shpëtim

Në Ditën Botërore Kundër Drogës, që e shënuam më 26 qershor, Qendra Ditore Bashkiake për Fëmijët dhe të Rinjtë me Sjellje Problematike hapi dyer në Sofje, që të mund të rikujtojë për shkaqet, të cilat i shtyjnë të rinjtë të zgjasin dorë drejt drogës dhe alkoolit. Si dhe të tregojë, se pas çdo një përpjekje qëllimore qëndron shpresa për shpëtimin e tyre. Ja dhe një pjesë nga statistika: çdo një fëmijë i tretë tek ne ka provuar narkotikë, më shpesh të rinjtë zgjasin dorë drejt marihuanas, shumë lehtë mund të gjesh dhe një lëndë psikoaktive në tregun e zi.

“Lëndët psikoaktive çojnë deri në një sjellje të varur, por ato shkaktojnë dhe efekte, të cilat janë të kërkuara nga adoleshentët – thotë psikologjia Evelina Pejçeva, drejtuese e programit më të ri në qendër. – Pjesa më e madhe kanë përdorur kanabisin, kurse ai nuk është për t’u nënvlerësuar, si dhe simulantë si kokainë ose amfetamina. Kur ndonjë fëmijë fillon të përdorë kanabisin dhe ka një trashëgimi gjenetike për sëmundje psikike në fisin e tij, ato zbërthehen me një shpejtësi më të madhe.”

Mjerisht, të rinjtë nuk i kuptojnë pasojat nga përdorimi i simulantëve.

“As në këtë moshë, as dhe në moshë më të vonë ata e kuptojnë se, kanë problem – vazhdon Evelina Pejçeva. – Kurse për një përdorim problematik flasim, kur ka njëfarë pasojash, qofshi ato sociale ose shëndetësore. Por për një të ri është krejtësisht e pazakonshme të flitet për shëndetin – kjo është tipike për më të moshuarit. Të rinjtë nuk kanë frikë, se mund të sëmuren. Kur ka probleme në familje dhe lidhja me prindërit është e shkelur, fëmijët kërkojnë alternativë. Prandaj është shumë e rëndësishme të punohet me të gjithë familjen. Pjesëmarrësi më i vogël në program është vetëm 12 vjeç – fillimisht me shokë ka provuar alkoolin, kurse më tej ka vazhduar dhe me kanabisin. Dhe ai si fëmijët e tjerë në qendër është i sjellë nga prindërit e tij. Një kusht i detyrueshëm është me ardhjen e vet në program, adoleshentët të jenë “të pastër”. Pas kësaj testohen periodikisht për përdorim të lëndëve të ndaluara. Përpara 10 vjetëve, kur fillova punë në këtë fushë, njerëzit në masë përdornin heroinën, kurse sot lënda e përdorur në masë është simulanti. Simulantët janë lëndë “ngritëse”, heroina është lëndë “zbritëse”. Dinamika e ditëve tona të përditshme është kaq intensive, saqë i detyron të rinjtë të drejtohen më shpesh deri tek lëndët stimuluese, që të përfshihen në të.”

Ivo dhe Ani e vizitojnë qendrën prej disa vjetëve. Që të dy refuzojnë të flasin për problemin, i cili i ka sjellë në program.

Fillova të vij këtu me shokët – thotë Ivoja. – Më përpara isha shumë asocial dhe i mbyllur dhe nuk dilja me njerëzit.” Sot Ivoja merr pjesë në mënyrë të lirë në punën e grupeve dhe komunikon me më shumë njerëz. Ja dhe tregimi i Anit:

“Këtu gjeta shumë miqësia të reja – ka njerëz, të cilët i vlerësoj, dhe njerëz, të cilët më mësojnë me gjëra të reja. Qendra më jep këshilla për jetën, si t’i përballoj problemet. Prindërit e mi janë të kënaqur, se bëj përpjekje ta kuptoj jetën. Kurse jeta ime ndryshoi me miqësitë e reja, përveç kësaj u mësova sesi të kuptoj veten time dhe si të kuptohem me ndonjë, i cili e shikon botën në një mënyrë më të ndryshme. Për veten time mësova se, duhet të jem më këmbëngulëse dhe të besoj më shumë në vetvete. Më përpara e konsideroja veten si më pak e rëndësishme dhe nuk shikoja kaq shumë gjëra në vetvete, sa i shikoj tani.”

Janë të nevojshme 5 vjet të tëra, që të mundet të rinjtë e varur të kapërcejnë problemin e vet. Qendra nuk ka detyrimin të ndjekë fatin e tyre, pas përfundimit të programit. Por, nga koha në kohë rastis që ndonjë të ngrejë zë dhe thjesht të thotë “Unë jam mirë!”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD