Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Referendumi lokal? Misioni i mundshëm

БНР Новини
Monumenti i Demokracisë së Drejtpërdrejtë në fshatin Negushevo
Foto: Joan Kolev

Në historinë e Bashkisë Gorna Malina të Bullgarisë Perëndimore ka një datë, e cila tregon emancipimin e shoqërisë bullgare. Më 25 qershor 2011 aty u zhvillua referendumi lokal “pro” apo “kundër” gërmimit të shkëmbinjve dhe deponimit të mbeturinave të rrezikshme. Atëherë 89.6% e popullatës së bashkisë ka votuar “kundër”.

“Referendumi ishte rezultat i vendimit të Ministrisë së Ekonomisë, Energjetikës dhe Turizmit, e cila i kishte lejuar gërmimin dhe deponimin – rrëfen zëvendës kryetari i Gorna Malinës, z. Angell Zhillanov. – Po të ishte zbatuar vendimi i ministrisë, do të shkatërrohej një vendbanim i tërë. Ky rajon është shumë i favorshëm për shtigje ekologjike. Bile në atë kohë kishim fituar një projekt për pyllëzimin e një hapësire të zhveshur prej 500 dynymësh. Por vendimi na i prishi planet. Prandaj e zhvilluam referendumin, i cili ishte mënyra e vetëm për t’u dëgjuar interesat e banorëve të bashkisë. Votimi “kundër” ishte si një lloj mësimi për kompanitë të cilat synojnë përfitime personale në kurriz të banorëve, nga njëra anë, dhe nga tjetra – mësim për institucionet të cilat nën ndikim ose për qëllime të papastra lëshojnë leje të tilla.”

Referendumi flet për rëndësinë e ndërgjegjes publike. Po të mos ishte i suksesshëm ai referendum, fshati Negushevo do të shpopullohej dhe asgjësohej, sepse 600 metra larg tij do të gërmoheshin shkëmbinjtë. Pikërisht në këtë fshat u ngrit Monumenti i Demokracisë së Drejtpërdrejtë si simbol mirënjohjeje ndaj banorëve, të cilët e shpëtuan bashkinë.

Ideja e monumentit është e piktorit Mihail Tanev.

“Si referendumi, ashtu dhe monumenti do të mbeten për jetë në historinë e bashkisë, duke na kujtuar për veprën tonë, thotë piktori Tanev. – Të gjithë, ne jemi grumbulluar në sheshin “Edinstvo” (që do të thotë unitet). Uniteti është ajo gjë e cila në rastin tonë e bën forcën.”

СнимкаSi rezultat i fitores dërrmuese, Bashkia Gorna Malina u bë bashkia e parë e gjelbër, e mbrojtur në Bullgari. Investimet në sektorin e turizmit atje shtohen gradualisht. Sot ka më shumë mundësi për shtigje ekologjike, korsi biçikletash dhe hotele familjare. Para 4-5 viteve nuk ka pasur asnjë hotel familjar në rajon, ndërsa sot ato numërojnë rreth 120. Në ditën e hapjes së monumentit në fshatin Negushevo u hap po ashtu dhe një hotel i ri familjar, i cili mirëpret mysafirë.

Referendume të tilla mund të iniciohen në çdo bashki dhe vendbanim. Megjithëse numri i referendumeve në Bullgari është i vogël, ka disa shembuj për sukses. Ja p.sh., më 2009 fshati Konstantinovo iu bashkua qytetit Varna. Vitin e kaluar banorët e qytetit Kaspiçan votuan kundër ndërtimit të instalimit për djegien e mbeturinave në territorin e vendbanimit. Referendumi sigurisht është një ide e mirë për zgjidhjen e problemeve lidhur me shkeljen e ligjeve në bashki.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Patriku Daniill: Me besim të gjallë, le t'i bëjmë zemrat tona grazhde, që në to të lindë Zoti i Mitur

Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse.  “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..

botuar më 24-12-24 6.05.MD

Nisma “Krishtlindjet Bullgare” mbledh fonde për pajisje të teknologjisë së lartë për trajtimin e fëmijëve

Mbrëmjen e 25 dhjetorit në Teatrin Kombëtar “Ivan Vazov” nën patronazhin e kreut të shtetit do të zhvillohet edicioni i njëzet e dytë i shfaqjes bamirëse “Krishtlindjet Bullgare”. Nisma është nën moton “Të japim shpresë një fëmije në vështirësi”, dhe..

botuar më 24-12-24 2.48.MD

Në prag të Krishtlindjeve, i shohim me shpresë ditët në vijim

Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...

botuar më 24-12-24 5.55.PD