Në historinë e Bashkisë Gorna Malina të Bullgarisë Perëndimore ka një datë, e cila tregon emancipimin e shoqërisë bullgare. Më 25 qershor 2011 aty u zhvillua referendumi lokal “pro” apo “kundër” gërmimit të shkëmbinjve dhe deponimit të mbeturinave të rrezikshme. Atëherë 89.6% e popullatës së bashkisë ka votuar “kundër”.
“Referendumi ishte rezultat i vendimit të Ministrisë së Ekonomisë, Energjetikës dhe Turizmit, e cila i kishte lejuar gërmimin dhe deponimin – rrëfen zëvendës kryetari i Gorna Malinës, z. Angell Zhillanov. – Po të ishte zbatuar vendimi i ministrisë, do të shkatërrohej një vendbanim i tërë. Ky rajon është shumë i favorshëm për shtigje ekologjike. Bile në atë kohë kishim fituar një projekt për pyllëzimin e një hapësire të zhveshur prej 500 dynymësh. Por vendimi na i prishi planet. Prandaj e zhvilluam referendumin, i cili ishte mënyra e vetëm për t’u dëgjuar interesat e banorëve të bashkisë. Votimi “kundër” ishte si një lloj mësimi për kompanitë të cilat synojnë përfitime personale në kurriz të banorëve, nga njëra anë, dhe nga tjetra – mësim për institucionet të cilat nën ndikim ose për qëllime të papastra lëshojnë leje të tilla.”
Referendumi flet për rëndësinë e ndërgjegjes publike. Po të mos ishte i suksesshëm ai referendum, fshati Negushevo do të shpopullohej dhe asgjësohej, sepse 600 metra larg tij do të gërmoheshin shkëmbinjtë. Pikërisht në këtë fshat u ngrit Monumenti i Demokracisë së Drejtpërdrejtë si simbol mirënjohjeje ndaj banorëve, të cilët e shpëtuan bashkinë.
Ideja e monumentit është e piktorit Mihail Tanev.
“Si referendumi, ashtu dhe monumenti do të mbeten për jetë në historinë e bashkisë, duke na kujtuar për veprën tonë, thotë piktori Tanev. – Të gjithë, ne jemi grumbulluar në sheshin “Edinstvo” (që do të thotë unitet). Uniteti është ajo gjë e cila në rastin tonë e bën forcën.”
Si rezultat i fitores dërrmuese, Bashkia Gorna Malina u bë bashkia e parë e gjelbër, e mbrojtur në Bullgari. Investimet në sektorin e turizmit atje shtohen gradualisht. Sot ka më shumë mundësi për shtigje ekologjike, korsi biçikletash dhe hotele familjare. Para 4-5 viteve nuk ka pasur asnjë hotel familjar në rajon, ndërsa sot ato numërojnë rreth 120. Në ditën e hapjes së monumentit në fshatin Negushevo u hap po ashtu dhe një hotel i ri familjar, i cili mirëpret mysafirë.
Referendume të tilla mund të iniciohen në çdo bashki dhe vendbanim. Megjithëse numri i referendumeve në Bullgari është i vogël, ka disa shembuj për sukses. Ja p.sh., më 2009 fshati Konstantinovo iu bashkua qytetit Varna. Vitin e kaluar banorët e qytetit Kaspiçan votuan kundër ndërtimit të instalimit për djegien e mbeturinave në territorin e vendbanimit. Referendumi sigurisht është një ide e mirë për zgjidhjen e problemeve lidhur me shkeljen e ligjeve në bashki.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve..