E bukur, e mençur, e talentuar dhe disi ekzotike, Elisaveta Bagriana (1893-1991) është ylli i hapësirës kulturore bullgare, ku dominojnë burrat. Megjithë dhembshurinë dhe natyrën e saj delikate, poetesha është treguar papritur e fortë dhe mbijetuese në luftën e vështirë të vetënjohjes dhe emancipimit. Shpeshherë figura e saj ka provokuar mendime kontradiktore në shoqëri. “Fluturimi” i Elisaveta Bagrianës ka hedhur poshtë barrierat e parashikueshmërisë dhe paragjykimeve, duke e tërhequr drejt brigjeve të panjohura.
Elisaveta Bagriana ka përjetuar disa periudha të stuhishme historike dhe ka bërë për vete miliona lexues jo vetëm në Bullgari, por dhe në Slloveni, Poloni, Çeki, Rusi, Serbi, Francë, Rumani, Itali dhe Suedi. Tri herë është nominuar për Çmimin Nobel për Letërsi. Poetesha bullgare është si kometa Halley, e cila shfaqet një herë në jetën e njeriut. Elisaveta Bagriana ka lënë gjurmë të thella në letërsinë bullgare. Në vëllimin “Antologjia e Poezisë Ballkanike” janë botuar tri vjersha të saj – “Stuhitë”, “Amazona”, “Klithmë”.
Klithmë
Në këtë dhomë – të ngushtë, të errët, të ulët
po vdes prej një plage të pashëruar,
se nuk jam e dashur, e dëshiruar,
prej askujt e pritur, as e kërkuar.
Unë dua vetëm një gjë, të dashuroj,
e etur jam për verë rrezëllitëse, të ndritur;
të hedhë poshtë mendimet e errëta kërkoj
e pa urrejtje të kaloj pranë armikut.
Dhe dua bujarisht e me dëshirë të jap
atë që brenda meje djeg, këndon, fërgëllon,
dhe në gosti të shtruara të hap
shandanë kumbues mbi miq të nderuar.
Sepse rinia ime, flakë e zjarr,
dhe shpirti im prej laureshe,
e zemra ime që rreh me mall-
si stuhi mbi botë po më ngrenë peshë.
Shekullorja dhe e shenjta, 1927
Përktheu: Olimbi Velaj
Elisaveta Bagriana nuk e ka kërkuar kuptimin e jetës jashtë gjërave aktuale, te sekretet dhe botët e tjera. Ajo ka lindur më 1893 në kryeqytetin e Sofjes. Pasi e ka mbaruar gjimnazin, është regjistruar në Fakultetin e Gjuhëve Sllave në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment i Ohrit”. Atje poetesha është njohur me shkrimtarët e shquar bullgarë Dimço Debelianov, Dimitër Podvërzaçov, Hristo Jasenov dhe Jordan Jovkov. Në vitin 1915 në revistën “Sëvremenna misël” (Mendimi bashkëkohor) janë shtypur dhe vjershat e para të Elisaveta Bagrianës.
Kur ka lindur pasioni i saj për poezinë? Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare ruhet ky incizim i poeteshës:
“Flaka e parë poetike ndezi tek unë kur isha 14 vjeçare. – Atëherë isha nxënëse e klasës së 8-të në Gjimnazin e Veliko Tërnovos. Familja ime disa pjesëtarësh u zhvendos nga Sofja në Veliko Tërnovo për shkak të punës së babit. Atje qëndruam vetëm një vit. Ky qytet i ngritur në kodër, që mahnit për nga gjelbërimi, ku rrjedh lumi piktoresk Jantra dhe ku pranverën shpërndahet era e vjollcave dhe jargavanëve, ku këndojnë bilbilat, dhe shtëpitë janë renditur si dekor teatri. E gjithë kjo pamje e ka shtyrë fantazinë dhe dhembshurinë time të adoleshentes. Dhe e solla poezinë e parë. Mirëpo, unë mendoj se krijimtaria ime e vërtetë filloi pas vitit 1920.”
Rruga poetike e Elisaveta Bagrianës kalon në mes të performancave të ndryshme artistike. Për herë të parë në letërsinë bullgare një grua me guxim zbulon natyrën e vetë. Poetesha ka qenë pas udhëtimeve, lartësisë dhe shpejtësisë. Zemra e saj ka pulsuar me ritmin e kohës moderne. Megjithatë rrënjët e saj ishin ndërlidhur me ndërgjegjen kombëtare dhe harmoninë e ekzistencës. Elisaveta Bagriana ka pasur guximin të mbrojë qëndrimet dhe botëkuptimin e saj. Në vitin 1940 poetesha ka përkrahur nismën e shpëtimit të hebrenjve bullgarë. Dhe po ashtu së bashku me kolegen e saj Dora Gabe i është bashkuar nismës së çlirimit të Dobruxhës Jugore. Elisaveta Bagriana është ajo e cila u tregua mbrojtëse në procesin gjyqësor kundër poetit Nikola Vapcarov, por fat të keq poeti është dënuar me vdekje. Poetesha bullgare ka marrë pjesë në shpëtimin e publicistit liridashës Delço Vasilev, i cili pas datës 9 shtator 1944 është dërguar në kampin e përqendrimit “Kucian”.
Në mes të miteve dhe realitetit krijimtaria e Elisaveta Bagrianës përfshin gati një dekadë – nga fundi i shek. të XIX-të deri tek fundi i shek. XX-të. Shekullorja dhe unikja e poezisë bullgare ë është ndarë nga jeta më 1991.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Ky artikull i është kushtuar një prej shkaqeve, të cilat çuan te dorëheqja e qeverisë së kryeministrit Zhan Videnov – falimentimet e bankave. Krahas krizës së bukës, e cila shpërtheu në vitin 1995, vitin tjetër filloi zhvlerësimi i levit dhe..
Data 2 tetor 1996 do të mbahet mend me vrasjen e parë të një kryeministri bullgar, pavarësisht dhe ish, në historinë tonë më të re. Përpara tij të njëjtin fat, por pas një procesi gjyqësor të dirizhuar dhe një dënim me vdekje të paracaktuar, të..
Për herë të parë në rubrikën “80 vjet në 80 javë” do t’u bëjmë pasqyrë ngjarjeve të tri viteve 1995-1997. Kjo pasi qeveria e kryeministrit Zhan Videnov është simptomatike për periudhën e pasuksesshme, në të cilën vazhdojmë të jetojmë edhe më sot. Pasi..