Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dhoma hiperbarike në luftën kundër autizmit

БНР Новини

Autizmi prek një fëmijë në çdo 150 në botë. Ose 2 për qind e popullatës në glob vuan nga kjo sëmundje. Në Bullgari ende nuk ka një regjistër të autistëve. Numri i tyre supozohet të jetë rreth 140 mijë. Autizmi është ajo gjendje e çrregullimit e cila veçohet me vështirësi në komunikimin social.

Çifti Petër e Lilia Kondevi nga qyteti Pazarxhik i Bullgarisë Jugore kanë katër fëmijë. Njërin prej djemve e kanë autist. Që kanë kuptuar për sëmundjen e fëmijës, çifti vazhdimisht kërkon metoda të ndryshme mjekimi.

“Kuptuam për Terapinë Hiperbarikeme Oksigjen (HBOT), ndryshe kjo është dhoma hiperbarike, shpjegon babai Petër. – Në Bullgari kjo terapi nuk është e përhapur, sepse po thuaj se nuk ka dhoma të tilla. Në atë moment kur kuptuam për mjekësinë hiperbarike, kjo e fundit ofrohej vetëm në dy qytete të mëdha – Sofje dhe Varna. Dhe neve na duhej të udhëtonim kohë të gjatë. Shoku im më solli një dhomë hiperbarike për përdorim në kushte shtëpiake. Por pas 40-50 seancave djali nuk pati përmirësim të dukshëm. Dallimi midis mjekimit shtëpiak dhe atij spitalor, në rastin tonë, është te presionet që ia durohet pacienti. Pra, dhoma hiperbarike shtëpiake punon me më pak presion dhe nuk ka oksigjenit suplementar. Ndërsa dhoma hiperbarike spitalore mundëson përdorimin e oksigjenit në një presion më të lartë ku pacienti mund të thithë 100% oksigjen.”

СнимкаPasi që nuk ka parë përmirësim në gjendjen shëndetësore të fëmijës së tij çifti ka vendosur të shkonte në Varna. Pas 45 procedurave radhazi, Emili ka dhënë rezultate të dukshme. I vogli autist e ka ndierë trupin e vet më të shëndoshë, ka filluar të kërcejë dhe të vizatojë. Disa muaj pas terapisë në spitalin e Varnës, fëmija ka bërë terapi dhe në spitalin e Sofjes. Prindërit e tij besojnë se dhoma hiperbarike e ndihmon Emilin. Për këtë arsye babai i tij ka ndërmend të krijojë një dhomë të tillë në shtëpi për djalin e vet.

“Unë jam pasionuar pas gjërave teknike dhe mendoj se kjo më ka shtyrë të bëj një dhomë hiperbarike për djalin tim autist, thotë Petër. – Jam i bindur se mjekësia hiperbarike do të jetë e dobishme për Emilin. Konstruksioni nuk është i komplikuar. Po të gjesh kohë të lirë, po të disponosh mjete teknike dhe po të kesh dëshirë, do ta sjellësh dhe atë dhomë hiperbarike në kushte shtëpiake. Unë i kam të tretë.”

Dhoma hiperbarike përbëhet nga shumë elementë teknikë. Me rëndësi të madhe është që komponentët të jenë të besueshëm dhe t’u përgjigjen kërkesave teknike. Çdo komponent është i licencuar dhe është testuar.

Снимка  Bullgari nuk ekziston rregullorja për dhomat hiperbarike. Në një moment të dhënë kjo gjë mund të jetë problem, por Petër është i gatshëm të mbrojë shpikjen e vet. Siç pohon ai: “për këtë aparaturë kam lexuar më shumë se sa për arsimin që kam kryer”. Ka dy muaj që djali i tij e përdor dhomën hiperbarike. Emili është i lumtur, i qetë dhe komunikues. Veçoritë e autizmit po thuaj se janë zhdukur, me përjashtim të të folurit. Emili u bashkohet lojërave me fëmijët e tjerë, është bërë fëmijë normal. Prindërit e tij janë tepër të kënaqur, megjithëse terapia duhet vazhduar dhe më tej.

Mjekësia hiperbarike nuk i ndihmon vetëm autistët, por dhe pacientët me çrregullime të tjera, me probleme në sjellje dha ata me hiperaktivitet etj. Dhoma hiperbarike ka efekt pozitiv në shërimin e indeve, te helmimi me gaz, ushqime e pije. Kjo terapi ekziston prej dhjetarësh vite në vende si Angli dhe Itali, është falas dhe përdoret në masë në rastet e sklerozës së shumëfishtë dhe të paralizëscerebrale te fëmijët.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografi: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD