Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Evdokija Popadinova – bullgarja e parë në Kampionatin e Lartë Kryesor Anglez

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Për herë të parë një bullgare arriti sukses në Kampionatin e Lartë Anglez. Emri i saj është Evdokija Popadinova, ose shkurt Eva. Kjo bullgare e bukur dhe e talentuar lindi në vitin 1996 në qytetit Haxhidimovo, rrethi i qytetit Bllagoevgrad. Është njëra nga mjeshtret e golave në ekipin e qytetit Bllagoevgrad “Sportika”. Ka shënuar gola edhe për skuadrën përfaqësive dhe për të të Akademisë Kombëtare Sportive. Tashmë është fakt kontrata e nënshkruar prej saj me skuadrën angleze “Bristoll Akademi”. “Nuk do të shkoj në Britaninë e Madhe, që të qëndroj në stolin e rezervave. Po nis që të tregoj çfarë kam mundësi të bëj. Qëllimet e mia janë shumë të larta, kështu që kam shumë punë për t’u kryer”, është kategorike bashkëbiseduesja.

Sa e gjatë është rruga nga Haxhidimovo deri te Bristolli do të na përgjigj vet ajo: “Rruga është mjaftë e gjatë. Që nga e vogla trajnoj, por suksesi vjen që tani. Gjithnjë kam ëndërruar, që e gjithë kjo të ndodhë me mua më herët, para se të mbushë 18 vjeç. Por gëzohem, se u bë kështu, sepse tani jam e rritur dhe kuptoj më shumë gjëra.”

Shpesh i drejtojnë pyetjen, pse e zgjodhi futbollin pasi kjo është një sport i meshkujve. Është fakt se gjithçka u bë në mënyrë spontane. I ati i saj ishte trajner. Kështu që kur ishte fëmijë Evdokija preferonte të kalonte kohën e lirë me djemtë, me të cilët luante futboll. Kur u bë 12 vjeçare u regjistrua të trajnonte futbollin. Në fillim i ati nuk ishte i entuziazmuar, sepse në ato vite asnjeri në Bullgari nuk flitej për futbollin e femrave. Në fund të fundit ai pranoi, sepse e kishte të qartë, se vajza kishte talent. Pikërisht ai u bë mbështetja e saj më e fuqishme në momentin më të rëndë në jetë. Ajo përjetoi një traumë dhe u detyrua që për 7 muaj të mos trajnonte. Kjo ishte një periudhë i lëkundjeve të pafundme. Evdokia ishte pothuajse gati të hiqte dorë nga futbolli. Mirëpo, i ati ishte ai, i cili e siguronte se duhet të vazhdonte, sepse kishte shans që të vërtetonte mundësitë e veta. Sot futbollistja është e bindur, se trauma e bëri më të fortë, si fizikisht, ashtu edhe psihikisht.

Vallë, a do të thotë se orientimi i Evdokijas te futbolli vjen të sugjerojë se në jetë tregon më shumë virtyte prej mashkulli?

“Nuk mund të them, se në jetë tregoj shumë cilësi prej buri. Po, e mbaj fjalën e dhënë, por më pëlqen të posedoj edhe joshen prej femre. Mirëpo, kur jam në terren atëherë situata është krejt e ndryshme. Aty duhet të tregoj virtyte prej burri dhe të mos heq dorë nga përpjekjet. Futbolli është lidhur me shumë dhembje dhe trauma. Dhe në se do të kam sjellje prej vajze, atëherë nuk do të arrijë asgjë.”

Çdo futbollist ëndërron për karrierë botërore. Vallë, a është lehtë, që një vajzë e huaj të bëjë çarje në Kampionatin Anglez?

“Doemos nuk është e lehtë, sidomos kur bëhet fjalë për Bullgarinë – rrëfen Evdokija. – Tek ne futbolli i femrave nuk është mjaftë i zhvilluar, prandaj është tepër e vështirë të bëhet transferim. Që para një viti ish trajneri im Emill Kërcellski, i cili tashmë punon në Angli, bëri provë të më prezantonte në këtë vend. Mirëpo, ishte tepër vështirë. Dhe kjo për shkak, se duhet të pohonte se në të vërtetë prezantonte një futbolliste e talentuar. Kur shkova në Angli, nuk mendova se do të më pëlqejnë. Mirëpo, pas trajnimit të dytë trajneri më ftojë që të mbetem.”

Bukuroshja, e cila tashmë kishte kohë të njihet me vendin e ri dhe me futbollistet e tjera të skuadrës, është e mahnitur nga mirëpritja e tyre të përzemërt. “Ato më ndihmojnë, dhe asnjë herë deri tashti nuk kanë lejuar që të ndjej veten se nuk jam në vendin e duhur” – tregon Eva. Ajo është e mahnitur nga niveli i lartë i futbollisteve angleze, nga baza e mirë dhe nga kushtet për rimëkëmbje, që u sigurohen sportistëve. Në Bullgari për fat të keq situata është krejt e ndryshme.

“Në Bullgari trajnerët përpiqen të përmirësojnë nivelin, por mjetet nuk mjaftojnë. Kur kemi ndeshje në ndonjë qytet tjetër, vet trajnerët kërkojnë donatorë, që të sigurojnë pjesëmarrjen tonë – tregon Eva. – Vetëm mund të respektoj trajnerët për këtë që bëjnë. Sepse secili përpiqet të ndihmojë me çfarë ka mundësi. Jam me shpresë, se futbolli i femrave në Bullgari do të zhvillohet, sepse kemi shumë vajza të talentuara.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magdalena Hristova

Magdalena Hristova me titullin e tretë botëror në kërcim së gjati

Magdalena Hristova fitoi titullin e tretë botëror në atletikë për veteranë. Bullgarja triumfoi në kërcimin së gjati në grupmoshën +45 në kampionatin e planetit në Goteborg (Suedi), duke arritur 5.63 m (me erë të kundërt 1.4 m).

botuar më 24-08-21 7.12.MD
Petër Stojçev

Petër Stojçev notoi 7 ngushtica oqeanike, tani dëshiron të vendosë një rekord kohor

Një orë përpara se Petër Stojçev të mbërrinte në Japoni për maratonën përfundimtare të notit në ngushticën Cugaru të serisë Oceans Seven, pati një tërmet me magnitudë 7.1 dhe një tajfun. Pritej gjithashtu një cunami. “Japonia ishte një udhëtim shumë..

botuar më 24-08-19 3.31.MD

Volejbollistet tanë nën 20 vjeç triumfuan në Ballkaniadën në Serbi

Kombëtarja bullgare fitoi titullin e Kampionatit Ballkanik të Volejbollit për meshkuj nën 20 vjeç, i cili u mbajt në Varniaçka Banja të Serbisë. Në finale volejbollistët bullgarë mundën vendasit me rezultat 3:1 (25:17, 22:25, 25:23, 25:21). Të..

botuar më 24-08-19 9.44.PD