Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Dhoma e mençur” – pika ndarëse midis lojës dhe biznesit

БНР Новини
Viktor Vutov dhe Valeri Vankov
Foto: BGNES

Homo ludens ose njeriu i cili luan është kujtimi për fëmijërinë, i cili jeton në brendësinë e secilit prej nesh deri në fund të jetës. Njeriu i cili luan mban në vetvete frymën sipërmarrëse dhe të guximshme dhe pa luhatje eksperimenton dhe zbulon territore të panjohura. Që të gjithë ne jemi lojtarë, të cilët kalojnë përmes sprovave të ndryshme, siç këndohet në këngën e njohur bullgare. Përfshihemi në lojën e fatit, kur lidhemi me partnerin në jetën tonë, kurse rreziku është edhe më i paparashikueshëm, kur përfshihemi në një biznes të ri.

Lojë dhe biznes njëkohësisht janë në themel të idesë të organizohet një provokim intelektual, i njohur nëpër botë dhe tek ne si “Dhoma e mençur” ose “mindroom”. Kështu mundësitë për dëfrime inteligjente tanimë janë me një më shumë në kryeqytet. Modeli është i përpunuar përpara viteve në Japoni dhe që aty niset nëpër botë. Tek ne “Dhoma e mençur” ndërmerret si një mënyrë moderne dhe dëfryese për ndryshim të ditëve të përditshme të rëndomta, përmes ikjes në botën komode të lojërave dhe gjëegjëzave nga fëmijëria. I rënë në lojën, njeriu zbulon shumë lehtë pikëtakimin midis reales dhe virtuales. Dhoma bullgare e enigmave është e krijuar në ngjashmëri të një vendi të tillë për lojëra në Nju Jork.

Me detyrën e rrezikshme të organizojë një dëfrim krejtësisht të panjohur në Sofje, është marrë Valeri Vankov, një sipërmarrës i ri me ide novatore në biznes. Në fillim që të gjithë kanë qenë skeptik ndaj idesë, por pikërisht kjo e ka shtyrë ta realizojë. Njerëzit e kanë pyetur veten se kush do të jetë dakord të jetë i mbyllur në një dhomë, e cila i përngjan një labirinti prej detyrave logjike dhe rebuse të ndërlikuara. Afro një vit është dashur për përgatitjen dhe pajisjen e “Dhomës së mençur”. Kurse rezultati i tejkaluar pritjet. Loja është pëlqyer nga të gjithë vizitorët. Në final ata kanë ndarë përshtypjet e veta të shkëlqyera, kurse shumë prej tyre kanë shfaqur dëshirë të marrin foto për kujtim nga qëndrimi në dhomë.

“Më shpesh na vizitojnë njerëz të cilët punojnë në sferën e teknologjive informative, shërbimet, të rinj të cilët e kalojnë pjesën më të madhe të kohës në ofis dhe kanë dëshirë të përjetojnë diçka të ndryshme në kohën e vet të lirë – sqaron Valeri Vankov. – Pothuajse që të gjithë janë me ndjenja shumë pozitive, pasi të dalin nga loja. Thonë se, nuk e kanë ndier sesi ka kaluar kjo një orë, në të cilën sipas rregullit zgjatë koha e qëndrimit në dhomë. Në të dalë kemi vërejtur çdo lloj reagimesh: qeshje, hedhje përpjetë, duartrokitje. Secili ka nevojë të ndryshojë për pak ditët e zakonshme rutine dhe të përfshihet në një aventurë emocionuese. Miqtë tregojnë se, përmes lojës zbulojnë emocione dhe mjeshtëri të panjohura deri në këtë moment. Jemi munduar ta bëjmë kështu “dhomën tonë të mençur”, saqë në të, të mos të ketë asgjë e cila të të shtyjë dhe e cila të mos të sjellë emocione të këndshme. Mobiliet dhe orenditë e vjetra, bile dhe muzika, e cila tingëllon, krijojnë një atmosferë të qetë dhe të këndshme. Duam që secili këtu të mund të zhvillojë mendimin e vet logjik. Tani po kërkojmë tema të ndryshme, të cilat t’i shtojmë në një dhomë tjetër të re. Ajo do t’u kushtohet legjendave dhe përrallave nga Mesjeta. Lojtarët kanë sukses në sajë të komunikimit të mirë midis tyre, ai është i rëndësishëm, dhe jo numri i anëtarëve në grup. Ne nga ekipi i “Dhomës së mençur” ndihmi të përgjegjshëm të justifikojmë pritjet e miqve. Suksesi ynë i dedikohet përvojës, të cilën e kemi në fusha të tjera, kurse në këtë rast kemi mundur të gërshetojmë të dobishmen me të këndshmen.”

Si çdo një lojë dhe “Dhoma e mençur” ka rregullat e veta, me të cilat njihen pjesëmarrësit. Prej tyre nuk kërkohet një forcë ose qëndrueshmëri fizike. Është i nevojshëm vetëm një mendim logjik dhe pak shpejtësi në lëvizjen e duarve. Në dhomë skuadra mëson vargun e parë të pyetjeve, të cilat duhet t’i përballojë dhe të gjejë rrugëdaljen nga dhoma.

Viktor Vutovi cili përgjigjet për rekuizitën në produktet bullgare të filmave, po kështu është pjesë nga ekipi i lojës: “Përmes algoritmeve logjistik kërkohen sende të caktuara në dhomë – thotë ai. – Çdo gjë fillon me një letër, e cila i drejton pjesëmarrësit sesi të kërkojnë hap pas hapi kyçin drejt pyetjeve enigmatike. E vetmja të cilën e rekomandoj, është që lojtarët të vijnë tek ne në një gjendje të mirë shpirtërore, por dhe të mos të përdorin telefona dhe kamera, sepse me këtë vetëm mund të shkatërrojnë magjinë e lojës. Kufiri i moshës zyrtarisht është që nga 14 vjeç e sipër, por kanë hyrë edhe fëmijë më të vegjël. Bile na bën përshtypje se ata e përballojnë shumë mirë lojën. Shumë shpesh i venë re gjërat e fshehta, e kapin logjikën dhe zbulojnë sekretet më lehtë nga të moshuarit. Si tërësi jam i befasuar këndshëm nga të gjithë lojtarët në “Dhomën e mençur” deri tani. Pavarësisht se kemi përfshirë në “dhomë” dilemat dhe çështjet më të vështira të cilat i lejon loja, bullgari tregon një mjeshtëri të madhe për të dalë nga situatat e ndërlikuara. Jam i mahnitur nga këto cilësi të bashkatdhetarëve të mi.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD
Mitropoliti i Vidinit Daniill

Daniill është emri i patrikut të ri bullgar

Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..

rinovuar më 24-06-30 1.45.MD

Kisha Ortodokse Bullgare do të zgjedhë patriark të ri

Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i Dioqezës Shpirtërore të Sofjes. Froni mbeti bosh më 13 mars, kur patriarku i ndjerë bullgar dhe mitropolit..

botuar më 24-06-30 6.05.PD