Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fryma e muzikës së Londrës në Sofje

БНР Новини
Drew Levi
Foto: beefeaterbg.com

Nga fundi i qershorit deri në fillim të korrikut kryeqyteti i Sofjes priti “rrugët e Londrës”. Projekti muzikor “Sofia welcomes the streets of London” solli në vend 11 muzikantë rrugorë. Mendohet dendur se pikërisht Londra është qendra e artistëve rrugorë. Në nëntë vende të njohura të Sofjes brenda nëntë ditëve publiku bullgar u fut në atmosferën e muzikës rrugore londoneze.

Ky projekt staroi falë një marke alkooli që prodhohet në Londër dhe po ashtu falë tre skautëve bullgarë Naso Ruskov, Ivan Haxhivelikov dhe Ilian Ruzhin. I pari ka bërë studime në degën e gjuhës angleze në Britaninë e Madhe dhe gjatë asaj kohe ka interpretuar në klubet aty, përfshi në sallën legjendare Academy Brixton. Ndërsa dy të tjerët janë prezantues të shous “Falshimento” të programit “Binar” të Radios Kombëtare Bullgare, ku transmetojnë muzikë indie që nuk mund të dëgjohet në radio tjetër.

“Quhem Drew Levi dhe merrem me muzikë gati 10 vjet, rrëfen njëri nga të ftuarit muzikantë rrugorë. – Kur isha në moshën 15 vjeçare fillova të shkruaja këngë autoriale. U bashkohem festivaleve dhe spektakleve të ndryshme, njërit prej të cilëve është i mirënjohuri “”Billy Elliot”. Krahas Londrës jap koncerte dhe në shumë vende të huaja.”

Drew Levi e ka mësuar vetë pianon. Është fans i madh i Elton John-it.

“Sofja më pëlqeu jashtëzakonisht shumë. Gëzohem se mbërrita në kryeqytetin bullgar, thotë Drew. – Të gjithë janë shumë të dashur dhe mikpritës. Megjithë paragjykimeve paraprake që pata, më vjen mirë se njerëzit këtu arritën të ndiejnë ritmin e muzikës sime.”

Sophie DeBattista është muzikantja tjetër rrugore, e cila ishte ftuar në Sofje. Ajo e ka filluar karrierën e saj pasi që ka fituar konkursin e muzikantëve rrugorë, të organizuar nga kryebashkiaku i Londrës. Sophie interpreton këngë autoriale nëpër rrugët prej dy vjetësh.

Sophie DeBattista“I bie kitarës, kompozoj muzikë dhe e interpretojë atë nëpër rrugët e Londrës, dhe në festivale të ndryshme, shpjegon Sophie. – Kam mbaruar universitet dhe u kam bjerë instrumenteve të ndryshme. Mirëpo, konstatova se tingulli i kitarës më së miri kombinohet me zërin tim. Ndonjëherë luajë në piano dhe bateri. Por jam pasionuar pas kitarës.”

Dhe Sophie ka mbetur me përshtypje të mira nga kryeqyteti bullgar. Është e kënaqur se si u prit nga publiku bullgar. Për mendimin e saj interpretimi nëpër rrugët e Londrës ndryshon ndjeshëm nga ai në Sofje.

“Njerëzit në Londër sikur nuk na kushtojnë aq shumë vëmendje sa bullgarët. Ky është dallimi më i madh, thotë Sophie. – Në rrugë mund të ndodhë e paparashikueshmja. Kjo gjë më pëlqen shumë. Nëpër rrugët, duke interpretuar, e ndiej dashurinë e njerëzve”.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Radio Bullgaria" e Radios Kombëtare Bullgare fillon një podkast për komunat tona ortodokse jashtë vendit

Më 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio Bullgarisë" – programi për jashtë vendit i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) dhe po zbatohet në bashkëpunim me..

botuar më 25-01-31 3.08.MD

Studentët nga Universiteti i Sofjes ishin mysafirë të Radio Bullgarisë

Studentët e Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" vizituan Radio Bullgarinë në kuadër të studimeve të tyre në degën e "Ballkanistikës". Të ftuarve u la mbresa procesi i punës në studiot e Radios Kombëtare Bullgare, si dhe puna e shumanshme dhe..

botuar më 25-01-30 9.45.MD

Patriku bullgar Daniill ndodhet në Tiranë për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasi

Patriku bullgar Daniill ndodhet në Tiranë, Shqipëri, për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasi në Katedralen “Ngjallje e Krishtit” në kryeqytetin shqiptar. Së bashku me Shenjtërinë e Tij është edhe Mitropoliti i Vracës Grigori. Me..

botuar më 25-01-30 4.11.MD