Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zoo-policia do të mbrojë kafshët

БНР Новини
Foto: arkiv

Qenushi Mima, që humbi katër shputat e tij nga dora e një mizori të panjohur, nuk mori hakmarrje për egërsinë e kryer ndaj tij para pesë vjetësh. Deri sa adoptuesit e tij në Gjermani kujdeseshin me shumë dashuri deri në ngordhjen e tij, Bullgaria më në fund bëri hapin e parë drejt zbulimit të egërsirave të ngjashme.

Zoo-policia – një departament i posaçëm pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të hetojë dhunën mbi kafshët. Kodi Penal edhe tani parashikon sanksione të rrepta për veprime të tilla – burgosje deri në 5 vjet dhe gjoba deri në 25 500 euro, por tani për tani dënime të tilla po thuaj se nuk jepen, sepse zbulimi i krimeve të tilla është në nivel të ulët.

“Në MPB mendojnë, se këto krime nuk janë serioze. Ky fakt imponoi krijimin e këtij departamenti – Zoo-policia – tregon Javor Geçev, udhëheqës i departamentit “Komunikacione” pranë Fondacionit “Katër shputat”. – Dhuna mbi kafshët (ndryshe nga krimet e tjera më pak të rëndësishme si dhuna në familje, vjedhjet, shfaqjet huligane) konsiderohet si një dukuri jashtëzakonisht e rrezikshme kudo në botë, sepse është lidhur me krim vijues mbi njerëz. Në 70 % prej rasteve të dhunës në familje viktima e parë është kafsha shtëpiake, pas kësaj është ndonjë prej pjesëtarëve të familjes. Në polin tjetër janë vrasësit serial – të gjitha ata kanë filluar me dhunë mbi kafshët, përpara qe të orientohen tek njerëzit. Kështu që dukuria është një indikator për zhvillimin e kriminelëve të ardhshëm dhe është me rëndësi që ata të ndalen përpara që të kryejnë krim mbi ndonjë qenie njerëzore.”

Krijimi i Zoo-policisë është një shenje e qartë, se sot e tutje krimet mbi kafshët do të vlerësohen në mënyre serioze. Duke pasur parasysh se kohën e fundit po rritet numri i rasteve të dhunës, gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 181 raste të tilla.

“Kjo u detyrohet ndërgjegjësimit të njerëzve se raste të tilla nuk dënohen, si edhe faktit, se shoqëria jonë jeton në tension të madh. Njëkohësisht kohën e fundit flitet shumë për dhunën mbi kafshët, që do të thotë se shoqëria jonë në tërësi nuk toleron sjellje të tillë” – tregon Javor Geçevi.

Shembulli i fundit është ndodhur para disa ditësh, kur disa njerëz mirëdashës kanë sjellë në klinikën “Katër shputat” një qen të rrugës, të qëlluar në shpinë. Siç ndodhet në raste të ngjashme, dëshmitarë të incidentit nuk ka, vrasësi i armatosur vazhdon të lëvizet i pandëshkuar anembanë Sofjes, ndërsa kafsha e lënduar e kanë ngordhur me një injeksion për shkak të plagëve të rënda. Ministria e Brendshme nuk është sinjalizuar për krimin. “Shumë njerëz nuk e bëjnë, sepse janë të ndërgjegjshëm, se zbulimi i rasteve të tilla është në nivelin e ulët – shpjegon Javor Geçevi. – Përveç kësaj vetë policët nga herë bëjnë krime të tilla.”

Njerëzit do të jenë më të motivuar të sinjalizojnë policinë, në qoftë se shohin rezultate. Por brenda katër vjetëve që kur janë aplikuar dënimet për dhunë mbi kafshët, vetëm dy persona janë dënuar efektivisht – me tre muaj, ndërsa sanksionet e zbatuara në të holla janë për rreth 500 euro.

“Gjykata sillet me zemërbutësi ndaj autorëve të krimeve të ngjashme – mendon Geçevi. – Prandaj ne do të insistojmë që ajo të kryejë seriozisht punën e vet. Sa e mirë të jetë veprimtaria e policisë, sa më shumë krime të zbulojë ajo kur gjykata nuk dënon autorët e krimeve, asgjë nuk do të arrijmë.”

Zoo-policia do të krijohet sipas modelit holandez. Nga dy veta në secilën drejtori të Ministrisë së Brendshme në qarqet do të hetojnë rastet e dhunës dhe egërsisë mbi kafshët dhe të trafikimit të kafshëve ekzotikë. Pritet që në fillim ministria të përzgjedhë njerëz me sjellje të mirë ndaj kafshëve, të cilët të jenë të motivuar dhe të zotërojnë gjuhë të huaj. Ata do të trajnohen nga lektorë holandezë. Dhe në qoftë se gjithçka zhvillohet sipas planit, pas rreth gjashtë muajve Zoo-policia do të fillojë punën e vet.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD