Tubimi kombëtar i folklorit bullgar në qytetin Koprivshica mbahet në çdo të pestin vit. Në datat 7, 8 e 9 gusht është edicioni i 11-të. Sivjet mbushen 50 vjet nga çelja e parë e festivalit. Ky i fundit është forumi më i madh i folklorit autentik në Bullgari. Që nga fillimi në të marrin pjesë këngëtarë dhe valltarë jo profesionalistë. Ndër iniciatorët e tubimit janë folkloristja Rajna Kacarova-Kukudova, kompozitori Petko Stajnov etj. Vendbanimi i Koprivshticës nuk është zgjedhur rastësisht. Ky qytet-muze mban kujtime për ngjaje të rëndësishme historike qysh nga Rilindja Bullgare. Aty ruhen shtëpitë, kishat dhe shkollat karakteristike për atë periudhë të historisë bullgare. Koprivshticën e kanë vendlindje shumë intelektualë bullgarë, ndër të cilët poetë, shkrimtarë, revolucionarë. Koprivshtica gjendet 110 km larg kryeqytetit Sofje. Skenat kryesore të festivalit janë ngritur në lokalitetin “Vojvodenec”, i cili shtrihet afër qytetit. Tradicionalisht Radioja Kombëtare Bullgare e përkrahë këtë tubim. Në fonotekën e medias ruhen incizime që nga edicioni i parë i aktivitetit më 1965.
Tubimi folklorik në qytetin e Koprivshticës ka një karakter gare. Përzgjedhja e interpretuesve bëhet në audicione paraprake. Fituesit e etapës së parë paraqiten në skenat e “Vojvodenec”-it. Organizatorë të aktivitetit janë Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Koprivshticës. Znj. Iskra Shipeva, përfaqësuese e zyrës operative e festivalit, thotë se prej muajsh punohet me zell për organizimin e tubimit.
Organizatorët e festivalit janë marrë dhe me logjistikën. Për lehtësimin e mysafirëve janë hapur zyra të reja këmbimi, janë vendosur ekipe mjekësore dhe është siguruar transporti për në lokalitetin “Vojvodinec”. Janë parashikuar po ashtu disa stacione të përkohshme autobusi dhe vende suplementare parkimi. Sivjet pjesëmarrësit numërojnë rreth 16 mijë. Ata do të vendosen në një kamp çadrash. Vendet e strehimit në qytet dhe përreth tij janë rezervuara qysh para një vit e gjysmë.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..
Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..
Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..