Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në pritje të tubimit jubilar “Koprivshtica 2015”

Foto: arkiv

Tubimi kombëtar i folklorit bullgar në qytetin Koprivshica mbahet në çdo të pestin vit. Në datat 7, 8 e 9 gusht është edicioni i 11-të. Sivjet mbushen 50 vjet nga çelja e parë e festivalit. Ky i fundit është forumi më i madh i folklorit autentik në Bullgari. Që nga fillimi në të marrin pjesë këngëtarë dhe valltarë jo profesionalistë. Ndër iniciatorët e tubimit janë folkloristja Rajna Kacarova-Kukudova, kompozitori Petko Stajnov etj. Vendbanimi i Koprivshticës nuk është zgjedhur rastësisht. Ky qytet-muze mban kujtime për ngjaje të rëndësishme historike qysh nga Rilindja Bullgare. Aty ruhen shtëpitë, kishat dhe shkollat karakteristike për atë periudhë të historisë bullgare. Koprivshticën e kanë vendlindje shumë intelektualë bullgarë, ndër të cilët poetë, shkrimtarë, revolucionarë. Koprivshtica gjendet 110 km larg kryeqytetit Sofje. Skenat kryesore të festivalit janë ngritur në lokalitetin “Vojvodenec”, i cili shtrihet afër qytetit. Tradicionalisht Radioja Kombëtare Bullgare e përkrahë këtë tubim. Në fonotekën e medias ruhen incizime që nga edicioni i parë i aktivitetit më 1965.

Tubimi folklorik në qytetin e Koprivshticës ka një karakter gare. Përzgjedhja e interpretuesve bëhet në audicione paraprake. Fituesit e etapës së parë paraqiten në skenat e “Vojvodenec”-it. Organizatorë të aktivitetit janë Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Koprivshticës. Znj. Iskra Shipeva, përfaqësuese e zyrës operative e festivalit, thotë se prej muajsh punohet me zell për organizimin e tubimit.

“Për të dytën herë me radhë, paralelisht paraqitjeve të zakonshme muzikore, hapim dhe po ashtu “Rrugën e zejeve”, shpjegon znj. Shipeva. – Zejtarë nga gjithë Bullgaria tregojnë punimin e artikujve të ndryshëm. Në pjesën kryesore të qytetit në mbrëmje organizojmë koncerte të grupeve të huaja, të cilat interpretojnë folklor bullgar. Sivjet marrin pjesë muzikantë nga Belgjika, Franca, Holanda, Sllovakia, Dubai e shumë të tjerë. Në program po ashtu janë parashikuar kërcime mbi prush, që është një lojë karakteristike bullgare. Një juri artistësh, folkloristësh e muzikantësh do të vlerësojë interpretuesit e përzgjedhur për skenat e festivalit. Do të ngrihen shtatë skena. Festivali mbahet nën kujdesin e drejtores së përgjithshme të UNESCO-s, bullgare Irina Bokova. Një program tjetër shoqërues do të hapet më 1 gusht. Jemi në pritje të mysafirëve, të cilët dëshirojnë të kënaqen me muzikën popullore bullgare.”

Organizatorët e festivalit janë marrë dhe me logjistikën. Për lehtësimin e mysafirëve janë hapur zyra të reja këmbimi, janë vendosur ekipe mjekësore dhe është siguruar transporti për në lokalitetin “Vojvodinec”. Janë parashikuar po ashtu disa stacione të përkohshme autobusi dhe vende suplementare parkimi. Sivjet pjesëmarrësit numërojnë rreth 16 mijë. Ata do të vendosen në një kamp çadrash. Vendet e strehimit në qytet dhe përreth tij janë rezervuara qysh para një vit e gjysmë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Etnografik Rajonal- Plovdiv

Muzeu Etnografik Rajonal në Plovdiv po ndihmon në ringjalljen e zanatit të lashtë të punimeve të paendura

Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..

botuar më 24-09-07 10.10.PD

Një Kampionat Botëror i Folklorit do të tronditë Detin tonë të Zi

Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..

botuar më 24-08-29 6.20.PD

Festivali i kostumeve popullore në Zheravna ringjall shpirtin bullgar të kohëve të vjetra

Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..

botuar më 24-08-23 6.10.PD