Para 178 vjet më 18 korrik në familjen Ivan dhe Gina Kunçevi lindi foshnja e radhës – Vasill. Në trojet bullgare, të cilat në atë kohë ishin nën sundimin turk, lindi Apostulli i ardhshëm i Lirisë. Vite më vonë motra më e madhe e Vasilit – Jana, do t’u tregonte nipave histori nga fëmijëria, kur vëllai i tij ishte 3-4 vjeçar. Dhe përderisa djali luante në oborrin e shtëpisë amtare, ai i thoshte motrës: “Motër, a ti e di çfarë do të bëhem kur do të rritem?” Atëherë ajo fillonte të renditi: “Çfarë do të bëhesh, Vasile? Prift?” – “Jo!” –përgjigjej ai. “Mësues?” – “Jo!”. “Tregtar?” – “Jo!”. Më në fund Jana e pyeti: “Mirëpo, atëherë çfarë do të bëhesh?” “Vetëm Zoti di dhe unë!” – ishin fjalët e vëllait. Në vitin 1858 ai u bë murg dhe mori emrin Ignatij. Mirëpo në vitin 1864 pak para Pashkës së Madhe e hoqi rasën. Dhe kjo, jo që të heqë dorë nga Zoti, por që t’i kushtohet luftës për çlirimin e popullit nga sundimi pesëshekullor. Ai ishte i bindur, se pa zgjimin e popullit liria e ëndërruar nuk mund të arrihet. Ai e bridhte trojet bullgare rreth e tërthortë dhe pothuajse para syve të administratorëve turq krijonte një rrjet të komiteteve revolucionare. “Me një revolucion të përbashkët të bëhet një ristrukturim rrënjësor i sistemit të tanishëm tiranik dhe despotik dhe të zëvendësohet me një republikë demokratike. Në vendin, në të cilin mbizotëron e drejta e forcës, të ngrihet një tempull i së vërtetës dhe lirisë” – kështu Apostulli i shikonte themelet e shtetit të ardhshëm. Në vitin 1873 pas një tradhëtie Levski gjeti vdekjen, por vepra e tij gjeti një vazhdim në Kryengritjen e muajit Prill të vitit 1876 kundër robëruesve osmanë. Organizimi i kësaj kryengritjeje iu bazua pikërisht rrjetit revolucionar të krijuar prej tij. Rebelimi i bullgarëve u përmbyt në gjak, por tërhoqi vëmendjen e opinionit shoqëror botëror te trojet e robëruara bullgare. Kështu u provokua Lufta Ruso Turke e viteve 1877 – 1878, e cila ishte Çlirimtare për Bullgarinë.
Sot Levski është një ikonë për të gjithë bullgarët. Dëshira, që të zbulojmë të paktën një pjesë prej karakterit të Vasill Kunçevit, bëri shkak të takohemi me stërmbesën e motrës së tij Jana – Hristina Bogdanova. Prej saj deshëm të dëgjojmë, a mund të themi se sot i kemi realizuar idetë demokratike, në emër të të cilave aq shumë bullgarë të njohur dhe të panjohur sakrifikuan jetën?
“Për fat të keq, në kohën, në të cilën jetojmë, nuk mund të zbuloj të gjitha ato ide, në të cilat ai besonte dhe për të cilat luftonte. Personalisht unë respektoj te ai më tepër lirinë, sepse ajo është një gjendje e shpirtit. Liria nuk mund të jepet. Levski vepronte me përgjegjësi të madhe, me mendimin, si veprat dhe idetë e tij do të reflektojnë mbi bashkatdhetarët e tjerë. Sipas tij kishte dy grupe njerëzish – njerëz të ndershëm dhe të sinqertë, dhe njerëz të tjerë, që nuk posedonin ato virtyte morale. Ai ishte një njeri tolerant, zemërgjerë dhe bujar.”
“Atdheu ynë i respektuar ka nevojë për njerëz të denjë, të cilët të na çojnë në rrugën e mirëqenies, kështu që t’u jemi baras popujve të tjerë evropianë”, proklamonte Apostulli. Ai na mësonte të jemi tolerantë. “Për të kriteri ishte të respektohen parimet e shtetit të ëndërruar. A është njeriu turk, bullgar, cigan ose i përkiste ndonjë etnosi të tjerë, kjo nuk kishte rëndësi, në se jetonte me dinjitet dhe sinqerisht” – thekson zonja Bogdanova. Ajo rikujton edhe fjalët e Apostullit Levski, të cilat sipas saj kanë rëndësi të madhe:
“Me vdekjen time nuk përfundon rruga, e cila duhet të kalohet” – thoshte ai. Dhe më duket, se në ato fjalë përmbahet tërë mesazhi për brezat e ardhshëm. Liria jo vetëm duhet të luftohet, por duhet të mbrohet çdo ditë, tekstualisht përderisa do të ekzistojë Bullgaria dhe do të ketë bullgarë. Personalisht unë besoj, se çdo njeri sipas mundësive, mund të jetë një vazhdues i denjë i këtyre ideve. Mjafton vetëm të sillemi me mirësi ndaj njeri tjetrit, të jemi buzëqeshur, tolerantë dhe sinqertë. Atëherë me siguri bota do të bëhet më e mirë. Dhe kur ne fillojmë të sillemi ashtu me njeri tjetrin, të bëjmë punën tonë, të kujdesemi më mirë për fëmijët, me siguri do të krijojmë premisa për ndërrimin e të ashtuquajturës elita të tanishme. Në fakt rruga fillon nga ne.”
Shumë janë urtësitë, të cilat zbulojmë në amanetet e Apostullit. Cila nga porositë e tij është tepër aktuale sot?
“Personalisht unë e formuloj ashtu: Jeta është e shenjtë dhe e vetme – përgjigjet Hristina Bogdanova. – Me rëndësi është zgjedhja. Dhe kjo sepse gjithnjë mund të zgjedhim dhe pikërisht zgjedhja na bënë njerëz. Liria – personale ose kombëtare, caktohet nga aftësia jonë të bëjmë zgjedhje dhe të mbrojmë pozitat tona, pavarësisht nga çmimi. Sepse Levski besonte, se është më mirë të vdesësh krenarë, se sa të jetosh në gjunjë. Dhe për mua kjo është me rëndësi të madhe.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..