Për të njerëzit kanë paguar me shpirtin e vet. Por pak janë ata, të të cilëve Rrota e Fortunës u ka sjell lumturi mashtruese. Që nga kohët e lashta shkëlqimi i arit tërheq dhe magjeps – nuk është vetëm një copë metali që simbolizon pasuri, por është provë për qëndrueshmërinë e vullnetit dhe pastërtinë e zemrës.
Në trojet bullgare gjithmonë ka pasur arkërkues. Kohët e fundit gjithnjë e ë shumë njerëz përpiqen të gjejnë fatin e tyre në lumenjtë tona. Por çfarë fshihet në shtretërit e lumenjve bullgarë dhe pse tek ne nuk ka arkërkues të pasur, na tregon Lazar Vëllneev, i cili tashmë 5 vjet merret me këtë në kohën e tij lirë.
“Në Bullgari floriri nxirret tashmë më se 6 mijë vjetësh, deri sa në Amerikën Veriore – nga fundi i shekullit të XVIII-të. Kështu që nuk mund të krahasojmë sasitë e arit që ndodhen në lumenjtë përtej oqeanit me sasitë në Bullgari. Pavarësisht nga kjo lumenjtë tanë janë shumë të pasur. Është interesant fakti se trakët kanë nxjerrë flori në miniera me vegla bakri. Pastaj në trojet tona erdhën romakët – legjionet e tyre kanë gërmuar shumë në malin Vitosha dhe sasi të mëdha të arit kanë shkuar për pagat e tyre. Në fillimin e shekullit të kaluar shumë familje nga rajoni i Maqedonisë erdhën në lumenjtë tona dhe nxorën bukën e gojës pikërisht me kërkimin e floririt. Pas kësaj në kohën e Luftës së Dytë Botërore gjermanët bënë hartë të tërë Bullgarisë. Të njëjtën e bënë rusët dhe tani nuk ka terrene me ar, për të cilat nuk ka informacion të hollësishëm. Në të vërtet edhe sot ka flori në Bullgari, por sasitë janë shumë të vogla. Për këtë arsye është mirë që njerëzit të merren me nxjerrjen e arit vetëm në kohën e tyre të lirë, si hobi, sepse nuk mund të bëjnë mjaft para për të siguruar jetesën. Po të mendojnë se mund të bëjnë milionë, do të dëshpërohen shumë shpejtë.”
Një pikë romantike për shkak të librave të Xhek Llondonit dhe një pikë shprese për diçka më të madhe – kështu Llazari u bë arkërkues. Por si njeri i artit (ai tashmë 20 vjet këndon në korin e Teatrit Operistik të Sofjes) ai nuk interesohet vetëm për nxjerrjen mekanike të metalit të çmuar, interesat e tij janë lidhur me historinë e arit, me dashurinë e lashtë të njerëzimit ndaj floririt.
“Interesi i njerëzve ndaj arit daton që nga kohët shumë të lashta dhe nuk është i rastit. Ari më i vjetër i përpunuar në mënyrë teknologjike në trojet tona ndodhet në Nekropolin halkolitik të qytetit Varna. Mosha e tij është 6 500 vjeç. Të dhëna për arin ka edhe në fillimin e Biblës në përshkrimin e parajsës në Zanafillë. Nuk di a dikush e ka implementuar këtë interes në gjenet tona, por ai me siguri është fakt.”
Llazari pohon se kërkimi i arit mund të jetë një lakmus – në se njeriu është i fortë ai e poshton arin dhe e pushton të keqen në vetveten. Në se nuk është i fortë, atëherë të gjithë tiparet e tij negative dalin në pah. Nga ana tjetër në ar ka edhe shumë mashtrim – gjatë kohës së ethes së arit në Kllondajk pothuaj 140 mijë veta nga Amerika dhe Evropa harxhuan tërë pasurin e tyre për të shkuar atje të kërkonin metalen e çmuar. Dhe vetëm 300-400 prej tyre në të vërtetë u bënë të pasur.
Në Bullgari sot interesi ndaj kërkimit të arit bëhet gjithnjë e më i madh. Dhe kjo është për shkak të varfërisë. Arkërkuesit bullgarë janë 1500 – vetëm për një vit numri i tyre është rritur me 400 veta. Në Bullgari ka shumë lumenj, në të cilët ka ar, por sasia e arit është shumë e vogël.
Të jesh arkërkues nuk do të thotë të jesh kërkues të paligjshëm të thesareve. Ligji nuk lejon gërmimin e tokës dhe për këtë arsye për legjendat për thesare të mbuluara me tokë duhet të interesohet vetëm shteti. Por natyra është prona e të gjithëve. Ka njerëz që kalojnë shumë kohë pranë lumenjve, ka të tjerë, që kërkojnë meteoritë, ka edhe të tillë që preferojnë bukurinë e gurëve.
“Kohët e fundit më pëlqen gjithnjë e ë shumë të merrem me gurë gjysmë të çmuar – ata janë shumë të bukur dhe mbajnë ndonjë energji. Mund t’i gjejmë vetëm në disa vende, të cilat gjithashtu kanë ngarkesë të posaçme energjike – pjesën lindore të malit Rodopi, malin Sredna Gora, pllajën e qytetit Shumen. Në këto vende ka shumë shenjtërore. Dhe dihet se atje, ku ka shenjtërore trake, atje me siguri ka edhe ar. Kështu që gjërat nuk janë aq të thjeshta dhe me siguri janë interesante.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..